Historia e Armina Mevlanit është ndër më të komentuarat, për arsye që dihen tashmë.
Nëse duhet të bëjmë një përmbledhje le të mjaftohemi me faktin që Shkëlzeni është djali i Kryeministrit të mëparshëm, e ka nisur këtë marrëdhënie pas një martese të mbyllur, ndërsa Armina është disa vite më e re sesa ai dhe një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.
Megjithatë, çifti, pavarësisht asaj që thuhet dhe interesit që zgjon historia e tyre në publik, vazhdon i qetë marrëdhënien duke jetuar çdo ditë dashurinë që i bashkon.
Dje, Armina ka postuar një video ku thuhet “Dua të mbaj dorën tënde kur të jem 80 vjeç dhe të them ia dolëm” dhe ka bashkangjitur në të, Shkëlzen Berishën. /TO/b.d