• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Postet e “Por-eve…” me tre pika

by Gentiana Minga
21/12/2024 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gentiana Minga

Jonila Godole, ka përcjellë ca ditë më parë, në faqen e saj, një postim kaq të cekët mbi ndodhinë e dhimbshme të këngëtares Simaku, sa kam dyshimin serioz ta kenë hakeruar. Godole, pasi ka shkruar: ” ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë.” është vënë të vërtetojë, nëse këngëtarja në fjalë, na ishte e denjë për këtë keqardhje. Ajo (apo hakeri i saj) na tregon si ka nisur të qëmtojë se mos o Zot, i ka shpëtuar ndonjë paudhësi e Parashqevisë. Ndaj edhe shton: “ ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin (…) Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja. “. Një bla-bla-bla e frikshme dhe, më ndjeni termin, totalitare!

Pastaj, Godole (apo hakeri i saj) pasi ka qëmtuar personazhin shumëplanësh të Simakut në dhjetëra faqe “fallso” që hapen si kërpudhat pas shiut, ka zbuluar se paskemi të bëjmë me një artiste “komuniste”. Sepse, e sigurt që ka të bëjë me faqen private te artistes, ajo konstaton: “pasi kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon,( !!!!) ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen(!!!)… Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.”

Faqja së cilës i referohet Jonila Godole, është një faqe qesharake, ku personazhi i fshehur pas këngëtares poston dhjetëra herë në ditë, me një gjuhë rudimentare, tematika nga më të ndërlikuarat. Dhe këtë e bën, gjithmonë nëse është vërtetë Simaku, duke u spostuar nga një kthinë e stacionit, në një tjetër, me një tufë rraqesh që i tërheq zvarrë duke u çapitur në mes të acarit të thukët të Amerikës.

Në fakt, më e shumta e postimeve të helmëta mbi Parashqevinë janë ato të “por-eve” e që mbarojnë me tre pika, të intelektualëve që nuk kanë kohë të merren më Simakun, por… Të artistëve, miq të saj, që u këputet xhani për të, por… Të shtëpiakeve më të rëndomta e besimtareve më të përflakta, që lusin Zotin për të, por…

Postimet, e “por-eve” me tre pika, të trazojnë të brendshmet, janë plumba burracakë, janë shigjetat në kohë armëpushimi. Sepse por-et, nuk i duhen askujt në një rastin njerëzor si Simaku. As qarja e hallit, si na i paska bërë ballë epsheve të meshkujve (çfarë tematikash të stisura në mediat tona!), apo si paska qenë e parapëlqyera e filanit apo e fistekut në Komitetin Qendror. As hatërmbetja e gazetareve shqiptare që nuk u paska dalë në intervistë, në Amerikë, apo hatërmbetja e atyre të tjerëve që na e paskan këshilluar, por ajo ka vazhduar jetën e saj pa ua vënë veshin.

Sot mua më duhet t’ju rrëfehem. Unë jam një nga ato që e kanë dashur shumë Parashqevinë. Parashevinë e kam pëlqyer, dhe e pëlqej ende. Prisja me gërshërë figura të Luis Miguelit, Lucio Battistit, Billy Idolit e të Parashqevi Simakut për t’i ngjitur në faqet e ditarëve të adoleshencës. Kurrë s’më ka shkuar mëndja që këngët e saj po i shërbenin Partisë e diktaturës së proletariatit! Këngët e saj më shërbenin mua, e sa e sa shqiptarëve të tjerë, që vetëm komunistë nuk u bënë prej refreneve të saj, sikundër nuk u bënë të tillë prej veprave të dhjetëra autorëve tanë nga më të shquarit. “Kavajsja”, epiteti përbuzës i autoktonëve të qyteteve sqimatare (vërtet cilat janë këta?), mua më dhuronte emocione, një lloj freskie prej gjethe mente, një lloj kënaqësie familjare e bukolike. Asokohe, për shumë si unë, Simaku ishte një profil i epur hëne, një buzëqeshje rrezore, si vijëzat ovale të liqenit pasi është goditur me guralecë. Asgjë nga gjithçka thuhet tani në mënyrën më të pisët për të nuk do të ma shuajë perceptimin e atëhershëm romantik. Në një panoramë të trishtuar, bardhë-e-zi, që kundërmonte myk e djersë, në skenat tona me meshkuj artistë me nofulla të egra, balle të shënuara nga ndoca leshterikë të errët, ajo sillte ujëra, mjegulla, një lloj gjurme jashtë kohe prej Marilyn Monroe-je. Është marrëzi, dhe keqdashje, të vihet figura e saj, sot, në këtë moment, në këtë situatë, në mëshirë të shfryrjeve nga më të harbuara, akuzave të pavërtetuara, mendimeve të lira nga më të babëziturat. Ajo, e ka kryer të mirën e saj të ëmbël, me aq sa dinte e mundte, në atë kohë atje, kur lumturia jonë u gëzohej tallonave, vajgurit, agrumeve të para në fillimet e dimrit të egër, kokrrave të para të shegës, dyshes së parë të qershive në qershor.

Next Post
Zjarr në Lazarat\ Policia shoqëron pronarin e parcelës ku ranë flakët

Merr flakë një banesë në Gjirokastër, bombola e gazit dyshohet se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In