• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Post tërmet/ Kinse, hiqni maskat i lini në shtëpi!

by Ben Andoni
30/11/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Një masë e madhe opinion-bërësish nuk rreshtin me stigma; të tjerë, politikanë janë përshfaqur në foto të ndryshme teksa prisnin në sallën e nisjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit; kurse të tjerë me deklarata… por nga jashtë vendit. Një syresh, që ka shfrytëzuar sipas tij dhe kongresin e një partie greke, dërgoi mesazhe sesi struktura të PD-së, fare spontanisht ishin grumbulluar për të ndihur! Pa përfolur këto realitete dhe zgjidhjet individuale të bën përshtypje largimi i shumë njerëzve dhe sesi po e shfrytëzojnë frikën dhe pasigurinë e fatkeqëve. Të tjerë nuk e kanë ndërprerë edhe në ditët e fundit gjuhën e urrejtjes, teksa të paktën më i kthjellëti dhe me sa duket njeriu që po mendon realisht të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit ka treguar arsyen normale. Lulzim Basha i kanë vënë fre kinseve të shumta, që nuk janë vetëm te PD por edhe te formacionet e tjera, qoftë edhe te PS për realitetin ku ndodhet Shqipëria. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama në këtë logjikë, kur ka caktuar ministrin Çuçi si kokën e operacioneve, duke ditur qejfmbetjet e ndryshme të protagonizmit, është shprehur se: “Të gjithë që jeni ulur këtu në tavolinë jeni të detyruar të jenë në këmbë dhe në funksion të drejtuesit të operacionit. Mandati i Çuçit është fuqiplotë dhe për këtë temë ai është ministri fuqiplotë, të gjithë të tjerët janë në funksion. Çuçi është komisar fuqiplotë, duhet të ndiqen të gjitha ato që kërkohen, një për një”.

Në një sens tjetër por brenda kësaj logjike, lideri i Opozitës, duket se ka rikuperuar të gjithë atë periudhë apatike kur ka porositur: “Mos e përdorni politikisht fatkeqësinë e madhe”. Ky ka qenë urdhri i Lulzim Bashës për strukturat e PD, duke shtuar se:”Të gjithë pranë njerëzve, të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi”. Madje, pas ngritjes së grupeve të koordinimit për të 6 zonat e prekura më rëndë nga tërmeti, Basha ka kërkuar prej tyre “…të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi.

Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj, duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë”, thuhet qartë në udhëzim.

Problemi është sesa këto grupime partiake do të mund të rakordohen me strukturat kryesore të Emergjencës, një fakt që do ta shikojmë me kalimin e kohës.

Ndërkohë, një apel mbetet për njerëzit e panikut dhe dënglaxhinjtë e internetit, që kanë marrë sytë e këmbët dhe janë shpërndarë sa më larg. Nga ana tjetër, Tirana është fatmirësisht në normalitet, kërrusur nga shqetësimi për shqiptarët e dëmtuar; të ardhmen e vendit që do të ndikojë tek secili, për shtëpitë e veta dhe paniku normal post/tërmet, por brenda një situate krejt të kontrollueshme.

Kuptohet përveç disa personazheve që këto momente po u mjaftojnë të na tregojnë helmin që e mbajnë prej shumë kohësh.

Është e vërtetë se drejtimi i Edi Ramës pa një opozitë të vërtetë përballë vetes, lë shumë për të dëshiruar, por në këto momente mbi të qëndron një barrë që e kanë kaluar fare pak njerëz, të këtij tagri, para tij. Askush nuk mund të thotë në këto momente (për të mos thënë se është e tepërt) sesa i zoti do të jetë ai ta përdorë këtë situatë për zgjedhjet e tjera, por një gjë është e kuptueshme: Askush nuk i merr për kapital politik gjërat që bëhen në këto momente. Këto momente kanë brenda konfirmimin e stadit sesa Shqipëria është në gjendje të ringrihet me resurset dhe strukturat institucionale që ka ngritur dhe një lider bën diferencën nëse është burë shteti apo jo. Ka qenë pak herë përballë këtyre situatave, por ringritja ka shënuar epoka, kurse ata që duan të bëjnë të kundërtën dhe zhurmuesin është thjesht për t’u dhënë keqardhje.

Ndaj, ju zhurmues partiakë, kthehuni në Shqipëri dhe nëse keni mundësi ndihni sa të mundeni! I lini justifikimet me kongreset dhe aktivitetet sepse atje bëhet edhe pa Ju. Po ashtu njerëz të PS-së, qoftë dhe hatërmbeturve që fshihen gjithnjë pas buzëqeshjeve shtirake kur flet kryeministri, është koha të tregoni sesa bashkëpunues jeni. Dhe, lini protagonizmin fals! Nuk është e vështirë, thjesht, hiqni maskat dhe i lini ca kohë në shtëpi. Rikthejuni ndoshta kur do t‘ju duhet të bëni sërish politikën e sharjeve. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Nuk bëre keq me ftesën, por mos u çudit me përgjigjen

Nuk bëre keq me ftesën, por mos u çudit me përgjigjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In