• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Post-Tërmet/Banorët apelojnë burgun për mashtruesin Arjan Meli

by Java News
30/11/2019 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lezhës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Arjan Meli të arrestuar për akuzën e “Mashtrimit”. Meli, nuk ka dhënë detaje në sallën e gjyqit, duke u mjaftuar vetëm me gjeneralitet e tij, ndërkohë avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës që të caktonte një masë të lehtë sigurimi, për shkak se klienti i tij, e ka kryer një veprim të tillë nga shpejtësia dhe padituria, mbi mënyrën e organizimit të mbledhjes së fondeve financiare.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes kërkoi në gjykatë që Meli të mbyllet në qeli, me masën e “arrestit në burg”, pasi nëpërmjet një skeme mashtrimi ka dashur të përvetësojë shuma parash dhe euro, duke shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore të tërmetit.

I kontaktuar në telefon prokurori tha për gazetën “Shqiptarja.com” se gjykata ka miratuar kërkesën e tij për lënien në burg të Arjan Melit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Meli ka kapur një llogari në euro pranë një banke të nivelit të dytë në Lezhë. Kjo llogari është hapur në emër të 30-veçarit Meli dhe në të janë depozituar vetëm 5 euro nga vetë i arrestuari.

Më pas ka rezultuar se Arjan Meli, ka hapur një profil në rrjetin social “Facebook” me emrin “Rilindje”, duke postuar thirrje sikur ishte Edi Rama, dhe u kërkonte ndihmë shqiptarëve që të kontribuonin financiarisht për banorët e dëmtuar në fatkeqësinë natyrore të Tërmetit që preku Durrësin, Krujën, Tiranës dhe Lezhën. Pikërisht në këto postime, ishte publikuar dhe llogaria bankare e hapur në emër të Arjan Meli, ku ftoheshin qytetarët që të depozitonin në këtë llogari bankare. “…Fatmirësisht rasti në fjalë është kapur shumë shpejt në kohë nga policia dhe asnjë kontribues nuk është mashtrues, pasi llogaria bankare është bllokuar dhe nuk ka pasur transaksione. I vetmi transaksion që është kryer është nga vetë Meli, i cili ka depozituar 5 euro, për të hapur llogarinë bankare…”-tha prokurori.(shqiptarja.com)

Next Post

Reforma e vitit 2007/Ja si u cenua institutet shqiptare mes tyre dhe Sizmika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com