• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Post presidenti/ “E Keqja”, si na ka mposhtur

by Ben Andoni
06/06/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Presidenti i ri i vendit Bajram Begaj nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën e tij. Një burokrat i kujdesshëm, i cili ka ngjitur me kujdes shkallët e karrierës së tij deri në postin e Shefit të Shtabit, nuk është se krijoi ndonjë habi në ushtrimin e këtij posti. Ushtria jonë për peshën specifike në jetën e vendit dhe në angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, sërish nuk është se ka atë stad që i atribuojnë politikanët kur janë në fuqi dhe ia heqin kur janë në opozitë. Aman, bëri një gjë të mirë, në kushtet tona: nuk u përmend. Dhe, kjo quhet vërtetë vlerë, në një shoqëri që i falet vetëm të Keqes dhe banales. Ose edhe të dyjave bashkë. Vetëm se në druajtjen e tij të natyrshme dhe modestinë e detyrës por edhe të vetëkuptuarin se çfarë e pret tashmë, si presidenti i ri i vendit, do të duhet të përballet realisht me moralin e të Keqes, ose më saktë atë banalitet që e përfshin mllefin në çdo qelizë të vendit tonë. Koha do të tregojë se procesi i kanalizuar në interesat e socialistëve ishte me një rezultat që ia vlen apo e anasjella. Pesha e përgjegjësisë por mbi të gjitha fjalët e para dalë prej tij, lidhur me Nderin dhe Atdheun do të duken t’i gjykohen jo shumë larg, kur në tavolinë do t’i vendosen dekretet e para për t’u firmuar por edhe nga stafi që do të zgjedhë pranë vetes.
Po pse e Keqja ka këtë ngarkesë në të gjithë atë që përcolli zgjedhjen e tij? Pse e Keqja, që lidhet me paragjykimin e një personaliteti, ende i pa ulur de jure në postin e presidentit, ka rol kaq të madh në publik? Pse thjesht “e kundërta” nuk pranohet dhe të inkurajohet? Në rastin e politikës sonë e ka një përgjigje: Kryetarokracia e partive e ka bërë të qartë se cilido të zgjidhet, çfarëdo CV-je të përballë është thjesht e vetëm një zgjatim i mendimit të tyre, verdiktit dhe zgjidhjes së tyre. Është kaq e vërtetë kjo, saqë kryeministri Rama, kur e shpalli kandidaturën e presidentit, në përshkrimin e tij tregoi rezultatin e një procesi të zhvilluar në harkun e 2 orëve, por që tregonte realisht se mendimi i tij ishte i përcaktuar qartë qysh më parë. Nga ana tjetër, opozita nuk mëtoi t’i kujtonte pronat e ushtrisë dhe “rolin” e gjeneral Begajt, lidhur me to edhe pa pasur asnjë fakt konkret veç anatemës së zakonshme për këdo që përcillet apo propozohet nga ana e forcës kundërshtare. Në fakt, ajo që i duhet publikut nga Begaj mbetet thjesht normalitet, ose ajo që nga pozita përkthehet arsye kurse nga opozita largësi nga Rama….
Nga buron e Keqja për të kundërshtuar gjithçka?! Mbase këtu gjendet një fushë e tërë hulumtimi nga ana e studiuesve shqiptarë të filozofisë politike të së ardhmes: hulumtimi i
aspekteve më të thella më të thella të së Keqes që e ka kapluar çdo qelizë të vendit. A është kjo thjesht mënyra sesi ne e bëjmë politikën? Është kjo pasqyra e re e cila mbledh atributet e burokratit politik shqiptar dhe jo vetëm?!
Arendt, filozofia e njohur e totalitarizmit bënte dallime të së Keqes brenda një individi, duke nxjerrë forcën e të Keqes. Veçse, kur Arendt mori në shqyrtim Eichmann-in, në përshkrimin e saj te “Banaliteti i të Keqes” kuptohet se boshllëku i tërë burokratik i personazhit të saj nuk sugjeronte një thellësi të tillë djallëzore, por vetëm karrierizëm prozaik dhe “paaftësinë për të menduar”. Në atë pikë, mendimi i saj i mëparshëm imagjinativ për të keqen morale u shpërqendrua dhe lindi kategoria e “banalitetit të së Keqes”, referuar studiuesve. Shumë filozofë që erdhën pas saj ose bashkëkohës u treguan shumë kritikë, sidomos në rastin e Eichman, vetëm se nuk arritën ta kundërshtonin në mënyrë shteruese argumentin e saj do të shkruajnë bashkëkohësit. Viti 1975 i vuri kapak jo vetëm jetës së saj por edhe shtjellimeve të ndryshme të banalitetit të së Keqes, pasi më pas studiuesit do t’i kanalizonte ideja tek kuptueshmëria e gjërave që donte ajo të sqaronte në kohën e vet.
Nëse do të shqyrtohet pak më thellë dhe do të shkosh në hullitë e mendimit sfida është më e madhe, pasi shpjegimi i të Keqes është shumë i thjeshtë dhe cinik. “E Keqja vjen nga dështimi i qenies për të menduar. Ajo sfidon mendimin, sepse sapo mendimi përpiqet ta konsiderojë të keqen dhe të shqyrtojë premisat dhe parimet nga e kanë origjinën, do frustrohet sepse nuk gjen asgjë atje. Ky është banaliteti i së Keqes.” Shkoqur. Pastër. Hidhur.
Do të ishte shumë e vështirë për politikën shqiptare që në vend të malit me akuza që hodhi, me një proces qesëndisës nga kryetarët nga ana tjetër, nga anatema për presidentin aktual (që në jo pak momente përshfaqi problematika sjellje) të shikonte ngërthimin e të Keqes dhe mbi të gjitha mënyrën sesi e ka promovuar të Keqen (kuptohet me leksik tjetër), tashmë gati si vlerë për të gjithë shoqërinë. Këtë paragjykim, përfolje, kundërshti pa bazë ti e gjen ngado në shoqërinë tonë, deri në media, pasi vetëm kategoria e të Keqes (mllefit pa arsye, kundërshtimit pa logjikë, përdhosjes, paragjykimit të kalkuluar) të shtrihet ngado. Pse e Keqja ka kaq shumë pushtet? Dhe, pse cilido është i cenueshëm prej saj? Pse gjithçka është relativizuar nga e Keqja. Sërish duke u kthyer te Arendt, paradokset e mizorisë nuk ia behën thjesht nga kategoria e saj që krijoi me “banalitetin e të Keqes”, se funksiononte jo thjesht si ndonjë pasojë e sëmundjes mendore, por me shkakun se mungonte i menduari. Dhe, shoqëria shqiptare e përshfaq hapur se e ka të vështirë të mendojë në mënyrë racionale dhe jashtë kuadrit politik. Kjo i bën militantët e frikshëm tek ne, apo eksponentë të shoqërisë që kanë mundësinë për të shprehur opinionet të hidhur, pasi sot është institucion që delegimi i procesit të të menduarit dhe vendimmarrjes të shkoj vetëm lart. Që do të thotë përbën mënyrën sesi njeriu i thjeshtë i politikës me një post të vogël por që ngjitet pak e nga pak në më të shumën e herës falë besnikërisë. Kjo e bën të gjithë edhe më të hidhur se nëse njerëzit e zakonshëm të jetës së përditshme, ata që konsiderohen si fare “normalë”, apo të arsyeshëm janë të aftë për të Keqen, atëherë e Keqja përsëritet ose si thoshin studiuesit që u morën me veprën e Arendt, se: nëse qeniet i bëjnë normalisht mizoritë e kryera gjatë Holokaustit dhe gjenocideve të tjera mund të përsëriten sot dhe në të ardhmen. Kosova dhe Ukraina, në rastet ekstreme janë të dukshme, kurse në sfera më lokale viti ynë 1997 mund të përsëritet normalisht po nuk e kuptuam.
Kjo duhet të na bëjë që kur i zgjedhim deputetët, kur këta vetë mbartin besimin e zgjedhësve të tyre: “Ne duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm ndaj atyre që nuk marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. Dhe ne vetë duhet të jemi tepër vigjilentë, veçanërisht në këtë ditë të fuqisë së përshpejtuar teknologjike, mbikëqyrjes së shtuar të shtetit dhe shtrirjes globale të korporatave, që të mos ua delegojmë mendimin tonë të tjerëve”, shprehej Arendt.
Po atëherë pse ka kapluar ngado e Keqja? Pse shqiptarët e zakonshëm ikin para saj? Pse nuk frymëzon më përditmëria? Kjo, pasi, njeriu i zakonshëm edhe kur dëgjon që një personalitet si presidenti i ri i vendit Begaj, do të jetë në poltronin kryesor e identifikon me këtë hapësirë që lë të paeksploruar e Keqja dhe ai duhet ta mbushë me mendimin e vet, që në masë mungon. E Keqja është aq banale por zë aq vend saqë mendimi i cili kërkon deridiku mundin e të abstraguarit nuk mund ta mbështesë, na vjen në ndihmë Arendt. “Pra, çfarë duhet të konkludojmë në lidhje me pretendimin e Arendt-it se Eichmann (si edhe gjermanët e tjerë) bëri të Keqen pa qenë i keq?” Në fakt është shoqëria jonë që e kërkon të Keqen, në formën duke e shmangur mendimin dhe në një proces përsiatje që e frenon qenien të arsyetojë për normalen ose atë që normal mund të quhet e mirë, në vend të “thjeshtës” që nuk ka mendim për shfrytëzim interesi, sipas studiuesve. A nuk ishte pak ditë më parë, ndjekja gati e frikshme e publiku të një personazhi në një ngjarje adulti që duhej të trandte shoqërinë me atë egërsi? Pse i nënshtrohemi kaq shumë? Dhe, pse në këtë gjendje Shqipëria është një laborator ku mund të hulumtohet lirisht e Keqja? Tek e fundit edhe Arendt e humbi plotësisht këtë anë rrënjësisht të së Keqes tek Eichmann-it kur shkroi 10 vjet pas gjyqit se nuk kishte “asnjë shenjë tek ai për bindje të forta ideologjike ose për motive specifike të liga”. Ne, vetë, nuk e shohim të Keqen dhe mënyrën banale të funksionimit të saj. E jo vetëm se kjo e gjitha e nënvizon banalitetin por na jep edhe falsitetin e tezës së Banalitetit të së Keqes, referuar hulumtimeve. Pse dështuam para të Keqes? Sepse kështu do ndodhi gjithnjë kur nuk mendojmë. Rasti i presidentit zgjodhi jo thjesht mllefin tonë por edhe papërcaktimin real se çfarë mendojmë. Shoqëria dhe politika jonë mendon pak, po vepron shumë pa menduar vetëm duke i kushtuar kujdes dukjes në rrjetet sociale. Pasojat duket se janë këto, që po jetojmë. E Keqja është ngado dhe tashmë na ka kapluar. (Homo Albanicus)

Next Post
E rëndë/ Vajza 17-vjeçare e ministrit masakrohet me thikë nga i dashuri, i ati e gjeti…

E rëndë/ Vajza 17-vjeçare e ministrit masakrohet me thikë nga i dashuri, i ati e gjeti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

April 15, 2026
Edi Rama vizitë nesër në Itali, do të takohet me kryeministren Giorgia Meloni

Edi Rama vizitë nesër në Itali, do të takohet me kryeministren Giorgia Meloni

April 15, 2026
IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

April 15, 2026
Alarm global në transportin detar! Irani kërcënon të mbyllë Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Detin e Omanit pas bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane

Alarm global në transportin detar! Irani kërcënon të mbyllë Detin e Kuq, Gjirin Persik dhe Detin e Omanit pas bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane

April 15, 2026
Ai nuk është hero. Ai është i pambrojtur

Ai nuk është hero. Ai është i pambrojtur

April 15, 2026
Nga Savra në “America’s Best Doctor”, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi (VIDEO)

Nga Savra në “America’s Best Doctor”, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i neurokirurgut shqiptar Gentian Toshkezi (VIDEO)

April 15, 2026
Kosova drejt afatit final për zgjedhjen e presidentit, Kurti: Jemi në komunikim me opozitën

Kosova drejt afatit final për zgjedhjen e presidentit, Kurti: Jemi në komunikim me opozitën

April 15, 2026
Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

Trump sulmon Melonin për qëndrimin ndaj Iranit: Marrëdhënia jonë ka ndryshuar

April 15, 2026
Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

Mediat: SHBA dhe Irani shumë pranë marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës

April 15, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

EMRAT/ Kush janë 3 të arrestuarit nga SPAK që trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In