• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Post-non grata” e Berishës/ Armina Mevlani: Endërr të jetoj në Nju Jork, Zeni ishte i pari për mua për… lidhje serioze!

by Java News
25/04/2022 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armina Mevlani është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga fansat kanë qenë të ndryshme.

Një ndjekës e pyeti moderatoren nëse e frikëson ndjenja e të qenit e vetmuar:

“Ndjehesh ndonjëherë e vetmuar, dhe të frikson kjo gjë?”- pyet ndjekësi.

Armina shkroi se i pëlqen edhe vetmia, duke shtuar se nuk e ka frikë pasi jep dhe merr shumë dashuri.

“Mua më pëlqen edhe vetmia! Frikë nuk kam sepse jap shumë dashuri dhe duke dhënë e gjej veten edhe duke marrë. Por siç thashë, disa momente vetmie na bëjnë të gjithëve mirë.”

“Ku do të zgjidhje të jetoje mes Parisit, Milanos, Londrës dhe New York-ut?”- shkruan një tjetër ndjekës.

“Milano është shtëpia ime e dytë duke qenë se po punoj me disa projekte atje. Por nëse do të zgjidhja, unë gjithmonë e kam dashuruar New York-un”- shkroi moderatorja në përgjigjen e saj, vetëm se ka një problem, se sa kohë të jetë e lidhur me Shkëlzen Berishën, s’do shkojë dot

Megjithatë nuk kanë munguar as pyetjet deri diku në lidhje me jetën private, pasi një ndjekës e pyeti blogeren se kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë prind.

“Kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë me fëmijë?”- thuhet në pyetjen e ndjekësit.

Armina nuk dha detaje në lidhje me jetën e saj personale, por shprehu se është diçka që ndihet përbrenda.

“Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore.”- shkroi blogerja.

Një tjetër ndjekëse e ka pyetur Arminën në lidhje me problemet shëndetësore duke i kërkuar edhe këshilla.

“Si i ke trajtuar? Kam dëgjuar nga ty që ke pasur probleme me PCOS…”- pyet ndjekësja.

Armina nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ta pranojë problemin që ka kaluar duke këshilluar ndjekëset e saj për hapat që duhet të ndjekin për të pasur rezultat.

“Po dhe nuk e kam fare problem ta pranoj. Pikë së pari duhet të bëni një analizë hormonale për të kuptuar problemin. Pastaj e kam trajtuar me kontraceptivë (të cilët nuk e këshilloj sepse sap oi lë kthehesh në pikën A). Fillova të bëj kërkime dhe këto gjëra funksionuan për mua për balancën hormonale. Pasi i bëra të gjitha këto kam një cikël të rregullt.”– shkruan Armina.

Më herët, Armina Mevlani ka folur rreth nisjes së lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo theksoi se kjo ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta e saj ka ndryshuar shumë kur kjo marrëdhënie u bë publike.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze.

Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksionin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt”, rrëfeu ajo.

Dhe deshirat e Armines jane te parealizuara per shkak te shpalljes “non grata” te familjes Berisha, duke nxjerre ne pah dhe pasojat e ketij vendimi te SHBA!/m.j

Next Post
Me super shpejtësi dhe e dehur në timon/ Nëna e papërgjegjshme u merr jetën tragjikisht fëmijëve të mitur

Me super shpejtësi dhe e dehur në timon/ Nëna e papërgjegjshme u merr jetën tragjikisht fëmijëve të mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In