• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërsia e qeverive dhe qytetarët e padenjë që kanë ndërtuar pa leje

by Java News
01/12/2018 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Edhe një budalla e kupton se qeveritë shqiptare kanë bërë një gjë të poshtër, ndoshta më të poshtrën, duke mbyllur sytë, e në ndonjë rast duke inkurajuar ndërtimet pa leje mbi prona publike apo mbi prona të të tjerëve. Dhe po e them qysh në fillim: me këto ndërtime pa leje, dhe me legalizimin që ka ardhur më pas e që po vijon, është bërë plaçkitja më e madhe që është bërë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Dhe në këtë kuptim, dua ta theksoj këtu një gjë, që nuk para e thonë të tjerët: Kush ka ndërtuar pa leje gjatë këtyre kohëve, kush ka shfrytëzuar situata të caktuara për të zaptuar prona e troje që nuk kanë qenë të tyret, është një qytetar i padenjë i këtij vendi. Duhet të turpërohet për këtë që ka bërë. Atij mund t’i jetë legalizuar tanimë, por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që ai është i padenjë. Alibia se të njëjtën gjë e kanë bërë me mijëra vetë mund t’i shërbejë për çdo gjë, edhe për të bërë legalizimin ndoshta, por jo për të çbërë faktin se ai është i padenjë. Sikur ta kisha unë në dorë, bashkë me legalizimin, do t’u  bëja edhe ndonjë penalizim. Fjala vjen, do të ndaloja fëmijët e tyre që të punësoheshin në shtet për tridhjetë vitet e ardhshme. Do të ishte një mënyrë për t’i ndaluar ata që të përfitonin ende nga shteti e nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Por dhe këtu vijmë te një “por” i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm. Legalizimi duhet bërë, megjithatë. Kur ndërtimet pa leje janë me mijëra, zgjidhja nuk është prishja. Prishja e mijëra ndërtimeve pa leje nuk ndreq gjë. Veçse prish më shumë. Sikur të ishin disa dhjetëra e disa qindra, asnjë mëshirë nuk do duhej të kishim. Por në rastin tonë janë me dhjetra mijëra. Më kujtohet këtu një thënie e famshme holandeze: Kur një ligj të caktuar nuk e respektojnë me qindra mijra qytetarë, zgjidhja nuk është të futësh në burg qytetarët, por të abrogosh ligjin.

Nga ana tjetër, paradoksalisht, është në të mirën e të gjithëve që të bëhet ky legalizim, pasi vetëm kështu mund t’i jepet fund një situate kaotike, mund të kërkohet një moment i ri zero, pas të cilit mund të fillohet me një rregull të ri, me një disiplinë të re, e mund të fillojmë të shohim tek këto mijra ndërtime pa leje, jo veç llaç e tulla, por edhe një potencial ekonomik.

Pastaj, ka edhe një logjikë tjetër në favor të legalizimit. Nëse ti lejon dikë për dhjetë a njëzet vjet të rrijë në një ndërtim pa leje, ti e ke lejuar atë që të krijojë e të zhvillojë një marrëdhënie të fortë me pronën e tij. Ai fillimisht ka jetuar në atë shtëpi të ndërtuar pa leje gjithë frikë. Por ngadalë-ngadalë, ditë pas dite, duke parë se askush nuk e ka ngarë, ai ka fituar ndjesinë e pronësisë, ka zënë të investojë më shumë, ka menduar që në një pjesë të investimit të ngrejë një biznes, e kështu  me radhë. Në këto shtëpi jetojnë njerëz që kanë qenë 3, 4, 5 vjeç në krye të herës e që sot janë bërë 20 vjeç e më shumë dhe që ndihen të bërë njësh me atë pronë. Të gjitha ëndërrat e tyre janë të lidhura me atë shtëpi apo me atë biznes. Dhe ata nuk kanë ndonjë faj për këtë”.

Ky është problemi edhe me ata qytetarë të Unazës së Re. Ata janë lejuar për më shumë se një dekadë, ndoshta për dy dekada, që të jetojnë me idenë se ato shtëpi janë të tyre, dhe në këtë mes, përveç kohës që ka rrjedhur, ka ndikuar edhe premtimi i të gjithë politikanëve për t’ua legalizuar ato prona. Në këtë kuptim, unë i kuptoj ata njerëz të dëshpëruar. Por në të njëjtën masë kuptoj edhe qeverinë e vendit tim që kërkon të bëjë një investim publik në tokat që ata kanë zënë. Cila është zgjidhja? Unë nuk e di. Zgjidhjen duhet ta gjejnë ata që janë zgjedhur, e që paguhen, për këtë gjë. Unë thjesht kisha merak të nënvizoja këto dy gjëra që theksova, dy anë të së njëjtës medalje.

Nga monologu në emisionin “Provokacija”

Next Post
Tatimet kontroll në 2,928 subjekte, rreth 51.9 milionë lekë vlera e shkeljeve

Tatimet kontroll në 2,928 subjekte, rreth 51.9 milionë lekë vlera e shkeljeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

“E kam shlyer dënimin”, Agron Shehaj përplaset me Gardën, nuk lejohet të futet në Parlament

July 23, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

July 23, 2026
Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një tjetër polic

July 23, 2026
Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

July 23, 2026
BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

BE ndalon një cisternë të dyshuar të “flotës fantazmë” ruse në Mesdhe

July 23, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi i IRI-t: Vetëm 33% nuk shohin asnjë arritje të qeverisë

July 23, 2026
Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

Era e fortë rikthen flakët në zonën Lekas–Voskopojë në Korçë, shtohen forcat ndërhyrëse

July 23, 2026
Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…

Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit…

July 23, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

VIDEOLAJM / Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, plagoset në kokë një efektiv

July 23, 2026
Putin refuzon të ndryshojë kursin, SHBA-të përgatisin sanksione të reja ndaj Kinës dhe BE-së

Putin refuzon të ndryshojë kursin, SHBA-të përgatisin sanksione të reja ndaj Kinës dhe BE-së

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In