• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërimi që i bën presidenti institucionit të referendumit

by Ardit Rada
05/02/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brizida Gjikondi

Presidenti aktual i Shqipërisë, disa herë për arsye personale dhe jo presidenciale shpërdoron dhe poshtëron Institucionin e Referendumit. Duke e larguar nga kuptimi real që ka ky Institucion. Referendumi nuk është partiak, as luftë partiake. Referendumi nuk është larje hesapesh as zëvëndësim pushtetesh. Referendumi është shkurt dhe qartë një Institucion juridik i lashtë sa njerëzimi ku populli ushtron pushtetin e tij jo nëpërmjët klasës politike, Parlament, Deputetë etj., por shprehet me një votë direkte mbi propozime të vecanta, që kanë të bëjnë me qytetin, vendin, probleme sensitive etj, por kurrësesi me zgjedhjet rutinë parlamentare.

Kur u zgjodh President, zoti Meta u betua me dorën mbi Kushtetutë duke u shprehur tekstualisht kështu “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar” por me vepra jo me fjalë, aktualisht Presidenti i Republikës po bën diametralisht të kundërtën e asaj që është betuar.

Ai ka zbritur në fushë me kostumin e presidentit për të fshehur nën atë mantel armët dhe intrigat e një kundërshtari partiak. Pavarësisht se Kushtetuta në nenin 86 e detyron të jetë simbol i unitetit kombëtar, ai ka arritur të jetë vetëm simbol i unitetit të interesave të tij meskine dhe vdektare. Ai përpiqet që në këto lojra makiaveliste të përfshijë fjalë elitare të demokracisë si kushtetuta dhe referendum, por të dyja ato i ka me një konotacion mashtrues dhe tërësisht pa lidhje me institucionet që këto dy terma përfaqësojnë.

Shqipëria prej 2003 nuk ka një ligj për Referendumet, edhe pse Kushtetuta ka kapitull më vete për këtë të drejtë të domosdoshme për popujt e përparuar dhe sovranë. Shqipëria demokratike në 30 vjet ka bërë vetëm dy referendume, ku i fundit daton në 1998. Pavarësisht se Referendumet historikisht shikohen me sy jo të mirë nga pushtetet pasi kurrësesi nuk do donin të ndanin ose të humbnin kontroll dhe pushtet, është jo normale kjo situatë në shtetin shqiptar që minimalisht as edhe një ligj bazë për referendumet nuk e kemi.

Ndaj dëmi që i sjell Presidenti, zhvlerësimit të institucionit të referendumit është shumë i madh, dhe në disa kuptime. Edhe sikur të kishim një ligj efikas institucioni i referendumit smund të përdorej me konotacion mashtrues. Për më tepër nga dikush si ky President që kurrë nuk ka bërë asgjë që kjo e drejtë elementare të aplikohet, ti hartohet një ligj dhe të njihet nga shqiptarët si e drejtë e mohuar.

Ai është bashkautor i kësaj shkelje flagrante, dhe pozita e tij është më e cilësuar se të tjerët që së paku heshtin, jo vetëm si një nga politikanët më të vjetër por edhe si President i cili po me Kushtetutë ka detyra të qarta ku merren inisiativa referendare nga shqiptarët. Presidenti aktual i shqiptarve po vërteton që nuk është për atë kostum, por as për atë të një intelektuali modest, pasi edhe një intelektual modest e di shumë mirë që Referendumi kurrësesi nuk mund të ngatërrohet me zgjedhjet parlamentare, pasi në rast se do ngatërroheshin e molepseshin me njëra tjetrën, nuk do kishim asgjë vecse një revolucion qilizëm kundër politikës imorale shqiptare, ku Presidenti do ish i pari kurban institucional.

Next Post
​Tensione për votat e diasporës, ‘shpërthen’ kryetarja e KQZ-së: Jam bërë personi më i urryer i këtij shteti

​Tensione për votat e diasporës, ‘shpërthen’ kryetarja e KQZ-së: Jam bërë personi më i urryer i këtij shteti

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Sakte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In