• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërimi publik i shtetit amerikan nga Sali Berisha

by Mero Baze
29/09/2021 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka gjetur një mënyrë se si të poshtëroj SHBA. Në takimet ku ai sqaron njerëzit pse është dënuar nga SHBA si familje e korruptuar, si një lider që ka minuar demokracinë shqiptare dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë, sot kishte futur dhe flamuj amerikanë. Edhe pse ky është një lloj përdhunimi i simboleve të një shteti për hallet e një njeriu, nuk është gjëja më e rënd që ka ndodhur.

Më e rënda erdhi më pas në takim.

Një emigrante shqiptare në SHBA, u shpjegoi njerëzve në sallë, se vendimi i SHBA për të ndëshkuar Berishën, erdhi nga Lulzim Basha, pasi ky i fundit rrezikonte të dënohej në SHBA dhe i bindi ata në SHBA, që në vend të tij ata të dënonin Sali Berishën dhe ky ta përjashtonte pastaj nga PD.

Pas këtij sqarimi salla shpërtheu në brohoritje duke valëvitur flamujt amerikanë.

Imazhi i SHBA që u vizatua para banorëve të kënetës në Durrës, është imazhi i gjyqësorit shqiptar të korruptuar, nga ata që shkëmbejnë vendime gjyqësore me miliona nën dorë ose ndere në natyrë.

Qetësia me të cilën një emigrante e frustruar thotë se sistemi politik dhe drejtësia në SHBA janë një dhe të pandara, dhe se drejtësia amerikane bën pazare me politikën amerikane, dhe shkëmben ndëshkime për favore politike është në të vërtet goditja më e madhe që mund ti japësh SHBA si armik i saj.

As talibanët , ISIS, rusë apo kinezë apo çdo kundërshtar tjetër i madh apo i egër i SHBA, nuk ka vënë në dyshim sistemin e saj të drejtësisë. Kanë vënë herë pas here në dyshim vendimet apo strategjitë politike, ndërhyrjet në botë apo dështimet e tyre, por kurrë drejtësinë amerikane.

I vetmi që po formulon një akuzë kaq të rënd kundër SHBA, është Sali Berisha në foltoren e tij, i cili po përdor një emigrante që ka nevojë për vëmendje, t’u tregoj disa trushpëlareve në sallë, se drejtësia amerikane është një drejtësi e korruptuar dhe e kapur nga politika, e cila shkëmben dosje, shkëmben fajtorë, dhe bën politikë me drejtësinë.

Ky vizatim i SHBA kaq poshtërues për të, nuk do të merrej seriozisht sikur kjo emigrantja t’ua tregonte shoqeve në kafe, por kur e thotë si përfaqësuese e Sali Berishës, në një sallë ku ai po përpiqet të mbrohet nga SHBA, është qartazi një dëshmi që Sali Berisha po përpiqet të poshtëroj tanimë jo më vetëm ndonjë ambasador amerikan apo ndonjë zyrtar të lart të saj, por vet sistemin amerikan të drejtësisë dhe sistemin politik të tyre, duke i paraqitur si të korruptuar, të kalbur dhe pa asnjë standard moral apo profesional.

Takimi i sotëm në Durrës, ishte përpjekja më kurajoze e Sali Berishës për të poshtëruar SHBA, duke u përpjekur t’u shpjegoj mbështetësve të tij, se i korruptuari apo armiku real i demokracisë dhe drejtësisë nuk është Sali Berisha por vet SHBA. Dhe pas kësaj flamujt amerikanë u valëvitën në sallë, si një leckë për të pastruar pështymën e turpit që SHBA i ka hedh në surrat Sali Berishës.

Next Post
Një i burgosur në takimin e Berishës: Jam me arrest shtëpie, jepi gaz Sali se jam i pari që marr kallashin

Një i burgosur në takimin e Berishës: Jam me arrest shtëpie, jepi gaz Sali se jam i pari që marr kallashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In