• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi

by Adriatik Doçi
03/01/2025 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ngriu sot entuziazmin e Sali Berishës dhe opozitës së drejtuar prej tij, duke rrëzuar vendimin e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila hoqi çdo masë sigurie për Sali Berishën, duke e çliruar pas 1 viti nga ballkoni. Gjyqtari Pëllimbi vendosi ndaj Berishës masën detyrim paraqitjeje dy herë në muaj para SPAK-ut me në krye Altin Dumanin, i shpallur armik nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ky vendim i formës së prerë detyron ish-kryeministrin Sali Berisha që të paraqitet para vartëses së Altin Dumanit, Adelajda Metaj, oficere e policisë gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00. Është një nga vendimet më poshtëruese të mundshme për Sali Berishën. Është një vendim më i rëndë se sa arresti me burg për disa arsye.

Së pari, duke pranuar një nga masat e sigurisë, atë të detyrimit për t’u paraqitur në SPAK, gjykata, në njëfarë mënyre, konfirmon akuzat e SPAK kundër Berishës, për korrupsion. Të paktën kështu u intepretua nga opozita vendimi i Flojera Davidhit, pra si rrëzim i dosjes së SPAK. Me këtë logjikë, gjyqtari i Engert Pëllumbi ka rikthyer dosjen me akuzat e SPAK ndaj Berishës.

Së dyti, vendimi i Gjykatës së Apelit rikthen Sali Berishën në gjendjen fillestare, i cili refuzoi të njihte vendimin e gjykatës për masën e sigurisë detyrime paraqitje, refuzim i cili detyroi SPAK për të kërkuar një masë më të ashpër sigurie, atë të arrestit shtëpiak, i pranuar për një vit nga gjykata deri kur u shua nga Flojera Davidhi. Nëse Berisha do të pranojë këtë masë sigurie që refuzoi në vitin 2023, kjo do të thotë se ish kryeministri është edukuar nga masa ndëshkuese e sigurisë arrest shtëpie për një vit dhe se tashmë i respekton vendimet e gjykatave, ashtu si qytetarët e tjerë.

Së treti, vendimi i Apelit për rikthimin e masës së parë të sigurisë për Berishën reflekton mesazhin se drejtësia nuk mund të sfidohet më si në rastin e ndalimit të prokurorëve me forcë për të marrë në pyetje Fazlliçin apo refuzimit të zbatimit të urdhër-arresteve për zinxhirin e gardës në 21 janar.

Së katërti, duke e detyruar të paraqitet dy herë në muaj në SPAK, vendimi i gjyaqtarit Engert Pëllumbi i heq Sali Berishës alibinë e humbjes së pritshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majt 2025. Një masë më e ashpër sigurie, arrest shtëpie apo arrest me burg, do të ishte një alibi e fortë e Berishës për humbjen e pritshme të zgjedhjeve parlamentare.

Së pesti, vendimi i Gjykatës së Apelit për një masë sigurie të tillë që nuk kërkohej nga SPAK, rrëzon retorikën se gjykata është noter i SPAK-ut dhe e kapur nga qeveria. Vendimet e gjyqtareve Flojera Davidhi dhe Iliriana Olldashi, të cilat rrëzuan SPAK-un duke hequr masën e sigurisë për Berishën dhe ndryshuar masën për dhëndrrin e tij, si dhe vendimi për vulën, hedhin poshtë pretendimet për njësim të SPAK, gjykatës dhe qeverisë, aq më tepër që SPAK ka mbushur qelitë me njerëz të pushtetit.

Së gjashti, për herë të parë, deputetët e PD-së, të cilët u shfaqën duke kërcyer nën ritmet e këngës për Berishën disa ditë më parë, nuk janë të sigur nëse duhet të gëzohen apo të qajnë nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Ata po presin një sinjal nga Berisha për të qeshur ose qarë.

Së shtati, Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para një vartësje të Altin Dumanit, të firmosë dhe të thotë para saj ‘Jam Sali Berisha unë…”, gjithnjë nëse nuk do të kemi një masë tjetër siguria për 21 Janarin.

Next Post
Rritje e ndjeshme e emetimit të bonove të thesarit

Rritje e ndjeshme e emetimit të bonove të thesarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur

February 10, 2026
Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

February 10, 2026
Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Demokracia nuk është dhuratë, por betejë

February 10, 2026
LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

February 10, 2026
VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

February 10, 2026
Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

February 10, 2026
VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

February 10, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

February 10, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In