• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtë votimet! Sidomos ato që humbim

by Pëllumb Kulla
03/04/2018 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla/

Ideja që u ka lindur disave që t’i kthejmë kurrizin kësaj republike që u ngrit në Shqipëri pas viteve të komunizmit dhe të ngremë një Republikë të Re, mua më duket joshëse. Nuk duhet marrë përpara me yhaa(!) pa lindur akoma! Le të lindë një herë! Daç të lindë nëpër çadra, daç në kabinete, daç në biblioteka, një republikë e re duhet.

Nuk them që ajo të mos trashëgojë edhe ndonjë të mirë  nga kjo e tanishmja, si fjala vjen, lidhjet e forta me Uashingtonin dhe Brukselin, por në tërësi duhet të jetë krejt e re.

Duhet trashëguar me domosdo edhe rotacioni i pushtetit, se për pak e harrova! Bile ideja e republikës së re prandaj edhe ka lindur! Deri tani ai ndërrim pushtetesh është bërë nëpërmjet votës, por përvoja e këtyre viteve të tranzicionit na thotë që në Shqipëri votimi nuk ngjit, nuk durohet. Është i dështuar.

Votimet kurrë nuk kanë qënë të kënaqshme për mbarë popullin. Dhe koha tregoi se votimet sabotohen. Bile në duhet thënë e vërteta u bënë 30 vjet që votat e kësaj palo demokracie i kanë fituar ata që humbin. Dhe kjo vjen ngaqë me gjasa nga humbësit ato vidhen e vidhen, blihen e blihen dhe vetvetiu lihet të kuptohet, se pala më e ndershme, fituesja, ajo që nuk vjedh dhe nuk ka para t’i blerë votat, përfundon me barrën e humbjes mbi shpinë. Dhe sheh kundërshtarët që marrin bekimin e të huajve dhe marrin në duar frerët e shtetit.

E këtë skenar nuk ka zot që ta gëlltitë, se përnder humbja nuk durohet. Nuk durohet të dukesh i zhburrëruar, i përbuzur nga populli dhe të qëndrosh kokëunjur me sytë te majat e këpucëve.

A nuk ka ardhur koha ta braktisim këtë sistem të ndyrë të trashëguar nga e kaluara dhe nga demokracitë e shpifura europiane rreth e përqark?

Jam i mendimit që tani e tutje t’i braktisim fushatat e shtrenjta zgjedhore, të lemë rehat Parlamentet, KQZ-rat e komisionet! Le të djegim kutitë e urryera të votave dhe t’u bëjmë thirrje përkrahësve të dalin në rrugë dhe sheshe dhe t’i dalin zot vendit! Populli nuk ka nevojë për tërë ata parazitë zgjedhorë, bile nuk ka nevojë as për policira dhe gjykata. Populli e di vetë se cili kryetar bashkie është fajtor, cili ministër ka vjedhur, e cili kryeministër është krimbur në para. Masat popullore e dinë dhe se sa duhen dënuar këta biçimër. Kështu do të vemë re se shqiptarët e zhgënjyer, qendrat e votimit qëllonte që i braktisnin, por jo betejat e përgjakshme për pushtet. Kushtrimi i revoltës, i brohoritjes dhe i përplasjes me kundërshtarët, ata i tërheq deri në ekstazë.

Do të jetë fantastike! Çdo parti do të ketë simpatizantët e vet në shesh. Aty, udhëheqësit e shkathët do të lëvizin grup më grup duke ndërtuar aleanca grupesh e duke i bashkuar sheshet dhe grupet, derisa të formohen dy grupe të mëdhenj. Të dy palët do t’i mobilizojnë pasonjësit e bashkuar dhe në çdo katër vjet ata do të përplasen në një përballje popullore, para kryeministrisë. Dhe në atë ndërtesën e madhe të bulevardit, ballë Komitetit Qendror, le të futet pala më e fuqishme, ajo më e apasjonuara, më e përndezura, më e armatosura. Dikush këto përplasje mund t’i quajë edhe Luftë Civile, përplasje popullore, a mosbindje civile, si t’i vijë për mbarë! Dhe ashtu le të jetë, se kjo zgjidhje do të tregojë kush është pala më e fuqishme në numur luftëtarësh, më e etura , më e gatshmja për fitore.

Le të përpiqemi të hedhim bazat për një luftë civile, por për një luftë civile të bukur, të ndershme, njëherë në katër vjet! Dhe për ndershmërinë as mos dyshojë njeri, se ne kemi Kanunin e Maleve, që na detyron të jemi të ndershëm. Këto luftra  do të na prodhojnë heronj, lapidarë, data të shënuara. Bijtë e Arbërit i kanë në traditën e tyre luftërat. Ata, pa vrarë mendjen hiç u janë përgjigjur kushtrimeve dhe kanë zbritur sypatrembur në sheshet e betejave.

Meqë deri tani kush ka dalë humbës, ka demaskuar hilet, nuk i është zënë besë dhe ka dalë se ka dalë në shesh, përse këtë praktikë të mos e përfshijmë dhe ligjërojmë në kushtetutë?

Se, për nder, ka më lezet të humbësh me luftë, se sa në paqe, me ato palo monitorime (që blihen!), me vëzhgues hipokritë amerikanë dhe europianë, që përgëzojnë proceset. Phë! Humbja në luftë nuk është kurrë e turpshme. Ne e respektojmë forcën, bile kemi respektuar edhe diktaturën,  se ashtu ndiheshim të shfajësuar. Po kështu?!

Duke pritur republikën e re, le ta shtyjmë kështu, por për nder, votimet nuk durohen!

Sidomos humbjet!

Next Post
Dhuna në ‘Rrugën e Kombit’, Prokuroria e Kukësit lëshon 23 urdhër arreste, emrat

Dhuna është e vetmja gjuhë që pushteti kupton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

August 6, 2026
Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

August 6, 2026
6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

Provimi hyrës i Mjekësisë në datat 17-21 gusht, 50 pyetje do të zgjidhen në 60 minuta

August 6, 2026
Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

August 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, KLP: Sulm ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, Edmond Kaloshi shpallet fitues

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com