Ndërsa policia vazhdon të monitorojë qytetarë për respektimin e masës së mbajtjes së maskës, të shumta janë qytetarët që në fletën e gjobës kanë lënë deklaratat perlë.
Një qytetar i gjobitur para dy ditëve në Vlorë, ka shkruar në fletën e gjobës: Nuk dua të mbaj maskë! VKM e paligjshme, poshtë komunistat!
Ndërkohë Policia e Shtetit njofton se ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.