• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Poshtë duhanxhiu Enver Hoxha”, njihuni me trakte anti-komuniste

by Java News
12/02/2019 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përshtypjen tonë, trakti është një produkt propagandistik komunist, me logon e famshme V.F.L.P – vdekje fashizmit, liri popullit!

Por ka dhe trakte anti-komuniste dhe një i tillë është dhe ai ku ndërsa Mehmet Shehu quhet satrap, Enveri, eprori tij quhet… thjesht duhanxhi, një xanxë e padëgjuar më parë, pasi në fjalorin e përditshëm shqiptar nuk rezulton fjalë me konotacion negativ, si fjala vjen pijanec. E nuk ka qenë vetëm por një por disa, ku në kokat e tyre, naivisht është cilësori “shokë”, pra me konotacion komunist.

“Thirrje

Shokë!

Luftoni për Liri për jetën e Lumtur

Mos kini frikë nga vdekja se pse kush e bën vehten për atdhe nuk ka vdekur por ka le.

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij, poshtë duhanxhiu Enver Hoxha, poshtë satrapi Mehmet Shehu.

Poshtë partia Pseudo Komuniste”

Po kush i ka sajuar atë? Nga e kanë burimin? Nga ç’mendje, nga ç’duar? Nga datojnë?

Bëhet fjalë për trakte të gjetur në fillim të viteve ‘50 në Vlorë. Eshtë një ngjarje gati e panjohur deri më sot, e që do shfaqet si dokumentar të martën në mbrëmje në A1 Report, përgatitur nga gazetarja e njohur e arkivave, Admirina Peçi.

Bëhet fjalë për tre adoleshentë gjimazistë, ku mes tyre veçohet Rreshat Kripa, sot 83 vjeç, që atë kohë vendos të ndërmarrë akte anti-komuniste pasi regjimi ia arreston të vëllanë, ndërkohë që dhe babanë e kishte një tregtar të njohur, jo dashamirës me regjimin.

Kështu, Reshatit së bashku me dy bashkëmoshatarë i ngrihet mendja që ta luftojë regjimin komunist që kishte më pak se një dekadë i instaluar në Shqipëri, duke përdorur një prej metodave të tij, atë me trakte.

Ka një zhvillim që i ka trazuar keqazi organet e Sigurimit të Shtetit në atë kohë, që as u shkonte mendja se pas atyre fletushkave armike gjendeshin ca “mistreca” – gjykuar nga mosha, por tejet të rrezikshëm – gjykuar nga veprat. Zbulimi i tyre ka qenë krejt rastësor, diçka e shumëçka që mund të mësohet duke ndjekur dokumentarin me personazhin kryesor, Reshat Kripën. /tesheshi/

Next Post
A është përfshirë Shqipëria nga epidemia e gripit? Reagon ISHP: Janë prekur 329 persona, rritet numri i…

A është përfshirë Shqipëria nga epidemia e gripit? Reagon ISHP: Janë prekur 329 persona, rritet numri i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com