• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portugalia, Santos i sfidon të gjithë: Duam trofeun, jo lojën e bukur

by Aalison Pearse Stevens
10/07/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 1 ndeshje larg historisë. 12 vjet pas asaj finaleje të humbur në shtëpinë e saj ndaj Greqisë, Portugalia do të luajë një tjetër finale Europiani këtë herë me shpresën së në fund do të ngrejë lart trofeun e shumëdëshiruar. Ndaj Francës organizatore të turneut, luzitanët do të kenë një mision shumë të vështirë por Fernando Santos ka besim te skuadra e tij dhe ëndrron që përfaqësuesja që ai drejton, t’i bëjë Francës atë që i bëri Greqia, Portugalisë në 2004-ën.

“Jam tifoz portugez dhe dua të fitoj. Franca gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar mënyrën e lojës por edhe ne jemi rritur shumë dhe kemi futbollistë që dinë si fitohet. Ndaj Gjermanisë ata zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. Kanë në skuadër individë që bëjnë diferencën por gjithashtu luajnë shkëlqyer edhe në grup. Kam thënë gjithmonë që skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund Europianit ishin tre Gjermania, Spanja dhe Franca. Blutë luajnë në shtëpinë e tyre dhe normalisht janë favoritë por të fitosh është një tjetër gjë. Lexoj dhe dëgjoj që thonë se kjo nuk është finalja më e mirë e mundshme, por dëshirat nga e vërteta ndryshojnë shumë”.

Portugalia është kritikuar për stilin e lojës që ka zhvilluar në këtë kampionat Europian, por Fernando Santos e ka një përgjigje edhe për ata që mendojnë se skuadra e tij ka mbërritur pa meritë në finalen e madhe të St Denis.

“Jemi kritikuar shumë për lojën tonë, por nuk do të vinte keq nëse do të fitonim trofeun, dhe të gjithë do të thoshin që nuk e kemi merituar, kjo do të ishte dicka e mrekullueshme. Thonë që luajmë keq por jemi në finale dhe dua që të gjithë të besojnë te fitorja. Quaresma dhe Ronaldo? Flokët e Ricardos janë fantastikë, një vepër e vërtetë arti. Për Cristianon cfarë mund të them ai është futbollisti më i mirë në Botë”.

Me trajnerin Fernando Santos në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe qëndërmbrojtësi Pepe. Futbollisti i Realit të Madridit theksoi se kjo ndaj Francës është ndeshja më e rëndësishme për të në karrierë. “Duam të fitojmë për të shkruar historinë” deklaroi në fund të fjalës së tij Pepe.

SS/d.i.

 

Next Post

Turizmi në vendnumëro, nuk mëson nga gabimet e të tjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In