• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portreti i Skënderbeut në 3D dhe historia

by Dorian Koçi
05/08/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorian Koçi*

Përparimi i shkencës dhe teknologjisë ka bërë të mundur që të riprodhohen në pamje trediemnsionale figura të ndryshme historike . Në këtë mënyrë, këto figura historike vijnë  shumë më afër publikut dhe bëhen më të prekshme për brezat e rinj. Para disa ditësh u shfaq në publik një imazh i tillë tredimensional i portretit të Skënderbeut nga piktori Fatmir Gjevukaj i cili që nga viti 2005 merret me formatin 3D. Sipas autorit  ky punim është fotografi dhe është punuar me 3DsMax dhe Zbrush. Kështu ai ka thënë për Infokult se “gjatë realizimit të kësaj vepre kam bërë hulumtime të shumta dhe kam përdorur referenca të ndryshme të kohës në të cilën ka jetuar Skënderbeu, realizimi i së cilës mi ka marrë rreth një muaj kohë për të përfunduar.

Kam tentuar që të inkorporojë në portretin e Skënderbeut virtytet sa më njerëzore të tij, si strateg ushtarak por edhe si mendimtar, gjithashtu edhe si një njeri i thjeshtë dhe real”. Mirëpo, nga një vëzhgim i kujdesshëm, mund të shikosh në këtë portret,  se dëshira e autorit për të nxjerrë një Skënderbe luftarak, e largon nga realiteti.  Kështu Skënderbeu paraqitet me një përkrenaren e tij të njohur, ku në supe i lëshohet një mbrojtëse prej rrjete hekuri, për të vazhduar sërish një këmishë hekuri, që përdorej në mesjetë për mbrojtje ndaj goditjeve me shpatë. Sipër krahëve i qëndron hedhur një pelerinë e kuqe. Në këtë portret, të realizuar mund të themi se busti, portreti i qëndron realitetit apo gravurave të vjetra, por detajet në veshje janë ngatërruar.

Është një fakt i njohur për historiografinë që Skënderbeu përkrenaren  e përdorte në raste ceremonie dhe jo gjatë luftimeve. Autori ka realizuar një portret të Heroit tonë Kombëtar, me këmishë hekuri, të gatshëm për luftim, por nëse përdor përkrenaren do të duhej të realizonte me veshje ceremoniale të një fisniku arbër, që ishin kryesisht veshje të ngjashme me ato të fisnikëve Venedikas. Cohat vinin nga Venediku dhe shpesh herë në marrëveshjet që nënshkruanin princat shqiptarë përveç marrjes së një pensioni të përvitshëm që shkonte nga 1200-1500 dukate në vit, ata përftonin dhe coha për rrobat e tyre.

Në një letër që i dërgon Gjergj Pelinit, sekretarit të vet, Skënderbeu ngarkon këtë të fundit me një mision diplomatik dhe, ndër të tjera, i kërkon tërheqjen e cohës së premtuar, është ky: «Fol edhe për cohën që më kanë premtuar […]. Mbasi thonë se mua më duhen 16 kut cohë për dy palë petka, ata zotërinj le ta shqyrtojnë vetë sa cohë duhet për ato dy palë petka dhe të më japin aq sa ta shohin të arsyeshme së unë mund të kem nevojë». Në përgjigje, Senati venedikas i dërgon 18 e jo 16 kut stof skarlat. (Kristo Frashëri. Skënderbeu: jeta dhe vepra (2002).

13940883_10210168384424756_2021776875_nPasqyrimi i Skënderbeut me tirqe apo me veshje popullore shqiptare është një tipar i pikturës së mëvonshme shqiptare, sidomos gjatë Realizmit Socialist, ku i mëshohej fort pasqyrimit të tij si hero popullor, por besoj edhe i mosleximit apo marrjes në konsideratë të mendimit të historianëve. Kështu p.sh qyteti i Krujës i realizuar në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, e paraqet Krujën e kohës së Skënderbeut, me stilin e shtëpive karakteristike të Beratit dhe Gjirokastrës që dihet që është një arkitekturë me ndikim otoman dhe të paktën e disa shekujve më vonë.

Përkrenarja “George Skanderbeg”. gjendet në sallën XXV Nr. 71 (127), të Muzeut të Arteve të Vjenës. Ajo është ngjyrë e bardhë, me rrafshe të arta dhe ka sipër saj një kokë dhie të artë me dy brirë. Kjo përbëhet prej dy pjesëve: një pjesë bakri dhe pjesa tjetër sipër, është me një copë metali, buzët e së cilës janë të zbukuruara në ar.

Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri me një gjatësi prej 65 cm dhe në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I. N. P. E. RA. TO. BE. BT. Ky shkrim, që është shumë i vështirë për ta kuptuar se çfarë thotë, deri tani e kanë deshifruar kështu: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae. Regi 13681868_10210168382864717_475351699_oAlbaniae. Terrori Osmanorum. Regi Epiri. Benedicat”. Poshtë buzës së përkrenares janë vënë 9 copa të mëdha dhe këto janë të lidhura me një rrip lëkure me bojë hiri. Pesha e të gjithë përkrenares është 3000 gr. Sado që kjo përkrenare ka elemente orientale, mendohet se është punuar prej një artisti venecian (Gazeta Besa. 3 mars 1932)

Më  vonë historiani dhe studiuesi Kristo Frashëri në librin e vet “Historia e Skënderbeut” kur shkruan se në pjesën e poshtme te saj, ka rreth e rrotull një rrip bakri me një mbishkrim prej gjashtë rrokjesh, të ndarë midis tyre me rozeta: IM*PE*RA*TO*RE*BT, që do të thotë: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae*Regi Albaniae*Terrori Osmanorum*Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit të bekon ty Skënderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, Tmerri i Osmanllinjëve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me këto gjashtë monograme duket se është vënë më vonë në përkrenare nga pasardhësit e Heroit, të cilët kanë menduar se me shtimin e titujve do t’ia rritnin atij vlerën, kurse, sicc u tha, ai nuk ka mbajtur asnjë nga këto tituj, por vetëm “Zot i Shqipërisë” (Dominus Albaniae)( Kristo Frashëri.  Katër relikat e rralla të Skënderbeut)

Nuk ka dyshim se objekti më interesant nga armët e Heroit tonë Kombëtar mbetet përkrenarja me simbolin e saj krejt të veçantë në krye,  kokën e dhisë. Sipas Frashërit se çfarë ajo simbolizon mbi përkrenaren e Skënderbeut, është vështirë të shpjegohet me saktësi. Mund të shpjegohet me kultin e dhisë së egër, simbolin e zanave shqiptare, të cilat jetojnë, sipas legjendës, edhe sot në bjeshkët e larta, përfshirë edhe në atë të Gjelagjoshit, mali që qëndron mbi krye të Qidhnes së Dibrës.(prej nga Frashëri argumenton në librin e vet se ka origjinën familja e Kastriotëve).

Mirëpo kulti i dhisë së egër sigurisht që ka një shtrirje më të gjerë në mitologjinë ballkanike duke datuar që në kultin e Zeusit, ku ai i hedhur nga Olimpi nga e ëma e vet, Gjëja për t’i shpëtuar frikës paranonjake të atit të vet Kronit që gëlltiste çdo qenie që lindte, bie në Kretë dhe ushqehet nga një dhi e quajtur Amaltia. Ka shenja që tregojnë se kulti i dhisë së egër është shumë i lashtë. Shkrimtari romak i shekullit të I-II të erës sonë S.Suetom Tanquilli (De Vita Caesarum, L.II, 12, 94) shkruan se perandori romak Augusti, gjatë luftës kundër Batos së ilireve, kur arriti në Apoloni, preu për nder të fitores së tij, një monedhë argjendi me kokën e dhisë së egër (.Kristo Frashëri. Katër relikat e rralla të Skënderbeut)

Po kështu është tashmë një dëshmi e njohur nëpërmjet Plutarkut se Pirro i Epirit mbante një kokë dhie të ngjashme në përkrenaren e vet çka mund të mendohet për një kult të mirë formuar në viset epiriote ilirike. Gjatë gjithë jetës së vet, qysh prej kthimit të tij në viset atërore, Skënderbeu ndihej shumë krenar ndaj trashëgimisë epiriote-maqedonase të territoreve të veta, fakt që dëshmohet dhe në letrën e vet dërguar Princit të Tarantit në 1461 ku nënvizon origjinën epiriotase të popullsisë arbëre. Një dëshmi tjetër është vepra e Barletit ku vazhdimisht përforcohet origjina epiriote e truajve dhe popullsisë arbëre . “Njerëzit kur vështronin atë rini luftarake dhe kur shikonin atë lule burrash rreth Skënderbeut, nuk u dukej aq çudi që fuqitë e Muratit ishin thyer prej shqiptarëvet. Me të vërtetë ishin kthyer atëherë përsëri shkëlqimi i lashtë i Maqedonisë dhe dukej se kishin ardhur prape tamam, sicc ishin dikur, kohët tanimë të harruara të Aleksandrit dhe të Pirros.

Kombinimi i teknologjisë me shkencat humane dhe marrja parasysh e mendimit të historianëve do të bëjë të mundur rindërtimin e portreteve të disa figurave tona të rëndësishme historike. “Historia është nëna e dijeve” thotë Herodoti dhe sigurisht, si e tillë do të mund të kontribuojë më shumë në zbulimin dhe përfaqësimin e drejtë të identitetit dhe portreteve të heronjve tanë.

*Studiues

Next Post

Foreign Policy: Spastrimet e Erdoganit janë luftë sektare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In