• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

PORTRET/ John Bolton, njeriu që po investon ndarjen e Kosovës te Trump

by Java News
29/11/2018 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare John Bolton është rikthyer idesë së mbështetjes së ndryshimit të kufinjve pas takimit të tij në Uashington me Hashim Thaçin.

Ky ujk i vjetër i administrative republikane, cili ka punuar njëkohësisht për Reganin, bushët babë e bir dhe së fundi për presidentin aktual është idhtar atyre rrymave konservatore që e marrin si të mirqenë faktin se nuk përbën asnjë mëkat, që akset e politikës së jashtme amerikane të ndryshojnë.

Ai mbahet si një nga partizanët e ndryshimit të sotëm të administratës Trump për qëndrimet ndaj Iranit, marrëveshjes së Parisit për klimën, apo për konfiktin Izrael –Palestinë.

Ndoshta për këtë shefi diplomacisë serbe Ivica- Daçiç shkoi të takohet me të disa muaj më parë, pikërisht për të nxitur një ndryshim të ri në raportet shqiptaro –serbe.

Sipas një shkrimi të gazetës franceze “Le monde”, të përcjell nga Lapsi.al, që në gusht të këtij viti ia mvesh këtë meritë edhe dhëndrit të Trump, Jared Kushner, Daçiç mori një shkelje syri në kryeqytetin amerikan. Ai deklaroi gjatë vizitës në SHBA se gjërat kanë ndryshuar dhe Këshilltari për sigurinë kombëtare nuk do ta zhgënjente:

“Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Shumë njerëz kanë tentuar të ndërmjetësojnë.

Këto përpjekje kanë dështuar(…). Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja qeveritë mund të kenë vullnet për të negociuar këtë çështje në heshtje.

Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale.

Nuk na takon neve” tha ai në fund të gushtit që shkoi në një konferencë shtypi në Kiev.

 

Menjëherë, opinioni dhe diplomacia botërore u ndanë në dysh. Ndërsa Thaçi dhe Haradinaj e patën hedhur tezën e tyre për të cilën punonin prej një viti shumë njohës së Ballkanit e konsideruan këtë si një hapje të kutisë së Pandorës ndërsa kancelaria Gjermane Anxhela Merkel lëshoi ultimatumin: Kufinjtë e Ballkanit “janë të paprekshëm”.

Por nëse diplomacia Serbe e cila kishte marrë që më parë edhe konsensusin e Hashim Thaçit pati trokitur në dern e John Boltonit, ajo nuk kishte gjetur adresën e gabuar. Sepse përpos faktit se është një idhtar ndryshimit të qëndrimeve diplomatike tradicionale, ai ka dhe arkivë të pasur në konfliktin shqiptaro- serb. Lapsi.al i është rikthyer asaj:

Më 1999 ka qenë njohur qëndrimi tij kundër ndërhyrjes së NATO-s për bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës. Teza e tij askokohe, ndryshe nga idealet humanitare për të cilat fliste Klinton dhe Toni Bler ishte e thjeshtë: Pse duhet të prishemi me Rusinë për një vend të vogël që nuk na hyn në punë.

Edhe plot 9 vite më pas John Bolton nuk pati ndryshuar qëndrim. Ndërsa Prishtina përgatitej të shpallte pavarësinë ai shkruante: “njohja e pavarësisë së Kosovës pa pëlqimin e Serbisë do të vendoste një precedencë me pasoja afatgjata dhe të paparashikueshme për shumë regjione në botë”.

Në këtë artikull të “Washington Times” me titull “Warning light on Kosovo”, ku ai nëshkruan krahas me ish-sekretarin e Shtetit, Eagleburger dhe ndihmëssekretarin e Mbrojtjes Peter Rodman idenë se: “Ne besojmë se një zgjidhje e imponuar e çështjes së Kosovës dhe kërkesën për ta ndarë territorin sovran të Serbisë pa pëlqimin e saj nuk është në interes të SHBA-së”.

Pra nëse shihet me kujdes, Bolton ka qëndruar besnik ideve të tij dhe ai po përpiqet ti shtyjë përpara ato. Ai yn tek skifterët e kërkojnë një ndryshim radikal për politikën amerikane ndaj Kosovës, ndryshe nga ryma e përfaqësuar nga ish ambasadorja e SHBA në OKB, Niki Halley e cila në 21 shtator u tha gazetarëve: “Nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar.

Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë” deklaroi ajo në një reagim

Në fund të tetorit shtypi serb shkroi për një takim me dyer të mbyllura midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov ku është diskutuar ideja se SHBA dhe Rusia të bëheshin protektorët ndërkombëtarë për marrëveshjen e mundshme të ndryshimit të kufijve.

Në fakt sado konspirative të duken këto informacione, një gjë është e qartë si drita e diellit. Qëndrimet e Moskës dhe të Uashingtonit nuk kanë qenë kurrë më afër sesa sot.

Nga njëra anë diplomacia Ruse thotë se pranon çdo marrëveshje që e pranon edhe Serbia kurse krahu radikal Bolton pretendon se nëse problemi zgjidhet nga dy palët, askush nuk ka pre e kundërshton më pas ndërkombëtarisht.

Pikërisht tek ky njeri, që flet në vesh Trumpit për të ndarë Kosovën trokiti Hashim Thaçi. Pas takimit Bolton tha se momenti është tani për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje. A do të ndodhë ajo ashtu sikurse e kanë paraqitur Vuçiç dhe Thaçi dhe siç e ka përkrahur Boltoni. Zërat e atyre që kërkojnë ruajtjen e linjës tradicionale brenda Shtëpisë së bardhë po bëhen më të dobët. Ashtu siç rrëfen në librin e tij “Turp” gazetari i vjetër Bob Woodward, vetë Trumpi tall ata si “demokratë”.

Prandaj shancet që këmbëngulja e një njeriu që ka qenë kundër Kosovës edhe në 1999 dhe në 2008, ta shpjerë përpara idenë e ndarjes nuk janë të vogla.(Lapsi)

Next Post
Vlorë/Detajet e rrëmbimit të 24-vjeçarit, pak para fejesës

Vlorë/Detajet e rrëmbimit të 24-vjeçarit, pak para fejesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In