• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Portret/ David Cameron njeriu që polli Brexitin dhe që u dogj prej tij

by Aalison Pearse Stevens
25/06/2016 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konservatori David Cameron do të mbahet mend në histori si kryeministri britanik që shkaktoi daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, ndërsa dëshironte shumë ta mbante brenda saj. Cameron luajti një rol kontradiktor duke mos i vlerësuar mirë pasojat e veprimeve të tij në vitin 2013, në fillim të zgjedhjeve legjislative të vitit 2015, të këtij konsultimi me rrezik të lartë për një çështje që provokoi ndasi në mesin e partisë së tij.

Ai humbi bastin e së ardhmes, besueshmërinë dhe postin e kryeministrit. Duke nxjerrë konkluzionet nga fakti i imponuar, ai njoftoi dorëheqjen në vorbullën e rezultateve të referendumit, që do të vihet në zbatim menjëherë pas përzgjedhjes së kandidatit pasardhës nga partia e tij, që zhvilloi kongresin në muajin tetor.

Paradoksi i një kryeministri që propagandoi fuqishëm përgjatë disa muajve qëndrimin e vendit të tij në BE, David Cameron mbeti një euroskeptik. “Por, një euroskeptik pragmatik”, shënon Peter Snowdon, bashkautor i një libri mbi vitet e para në krye të partisë konservatore, me titull “Cameron dhe 10”.

“Ai nuk është as Edward Heath (eurofil) dhe as Margaret Thatcher (eurofobe). Është më shumë pragmatik, për shkak të vështirësisë për të bindur eurospektikët”, vlerëson ky biograf.

Me një prejardhje shumë të vjetër britanike I biri i një familjeje të pasur, i qetë dhe i sjellshëm, Cameron, 49 vjeç, baba i tre fëmijëve, nuk e ka fshehur kurrë veten para partisë së tij dhe para zgjedhësve.

“Ai është i arsimuar, por jo intelektual, i vendosur, por jo imponues, i sjellshëm, por jo snob. Ai është besimtar, por jo ekstremist. Njerëzit e sërës së tij nuk i konceptojnë mirë limitet, ka mungesë origjinaliteti, tërheqje nga vetëkënaqësia, por ato ndoshta nuk e dominojnë botën”, shkruan për të gazetari dhe biografi Charles Moore.

Për Moore, ai përfaqëson një prototip modern perfekt me një prejardhje shumë të vjetër të llojit britanik. Ai dëshiroi modernizimin e formacionit të vjetër dhe për të sjellë deri në ditët tona një konservatizëm të mëshirshëm. Ai shpreson gjithashtu për dhënien fund të konflikteve në Evropë, burim i rregullave të përgjakshme të vetëgjyqësisë që çuan kryesisht në rrëzimin e Zonjës së Hekurt.

Ideja e referendumit lindi në periudhën e rritjes së popullaritetit të partisë populiste dhe eurofobe, UKIP, në këndvështrimin e zgjedhjeve evropiane të 2014. Dhe me një vështrim mbi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015. Ndërprerja e vdekjes politike Cameron ia doli me sukses për të orientuar partinë e tij drejt fitores në 2015 duke fituar gjithashtu shumicën absolute dhe duke lënë mënjanë aleatin e tij liberal-demokrat. Kjo spirale e suksesit u ndal qartësisht këtë të enjte. Beteja për postin e tij mbetet e hapur, me rangun e parë ish-kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson, që mori drejtimin e kryqëzatës kundër-BE-së. David Cameron njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020. Tha se do t’i kushtohej familjes.

AFP

Next Post

Xhemaili në radarin e Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In