• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portieri argjentinas bën tatuazh pikërisht në atë vend, ku e mori ‘bekimin’ Kupa e Botës pas 36 vitesh

by A R
27/12/2022 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Martinez realizoi pritjen më të madhe të jetës së tij në minutat e fundit shtesë të finales së Botërorit të Katarit, duke ndaluar sulmuesin francez Muani të shënonte golin e fitores, që do të ishte “vdekjeprurës” për të tijtë. Ai bllokim i goditjes së fortë dhe nga afër me këmbë në minutën e 123-të e bëri portierin argjentinas edhe më hero.

Image credit: Instagram/emi_martinez26

Ajo pritje e shkëlqyer u shoqërua me paraqitje po kaq mbresëlënëse te goditja e penalltive, kur ndali Aurelien Tchouameni dhe Kingsley Coman. 30-vjeçari vazhdoi të tallte Kylian Mbappe në dhomat e zhveshjes, pas finales, duke iu thënë shokëve të tij “të mbanin një minutë heshtje” për sulmuesin francez, përpara se të mbante një kukull me fytyrën e të njëjtit yll francez gjatë paradës së autobusit të hapur të “Albiceleste”.

Image credit: Instagram/emi_martinez26

Një javë pas finales së madhe, Martinez ka vendosur ta përjetësojë në trup triumfin e tij në Kupën e Botës 2022,duke bërë një tatuazh të trofeut në këmbën e majtë. Në fakt, trofeu i dizajnuar është vendosur në të njëjtin pozicion ku u ndal topi i goditur nga Muani, një pritje që do ta bëjë të kujtohet gjatë dhe i dha Argjentinës triumfin pas 36 vitesh.

Artisti argjentinas i tatuazheve Juan Pablo Skunca kaloi orë të tëra duke punuar, përpara se Martinez të postonte një foto të veprës së përfunduar në Instagram. Duke shfaqur tatuazhin (trofeun e Kupës së Botës) në këmbë, përditësuar me 3 yje të Argjentinës, Martinez shkruan: “Que la pasión te lleve a la gloria”, që përkthehet në “Pasioni mund t’ju çojë drejt lavdisë”.

Emiliano Martinez had some stern words for Kylian Mbappe. Credit: Alamy

Kujtojmë se presidenti i Federatës Franceze të Futbollit i ka shkruar një letër zyrtare ankese FIFA-s për sjelljen e Martinez. Në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Aston Villa në Premier League kundër Liverpool, trajneri i tij spanjoll tha se do të bisedojë me ish-portierin e Arsenalit për disa nga festimet e tij.

“Kur ke një emocion të madh, ndonjëherë është e vështirë ta kontrollosh atë, – tha Unai Emery. – Do të flas me të javën e ardhshme për disa nga festimet, por duhet të respektoj faktin se është me kombëtaren e tij tani. Kur të kthehet me ne, ne mund të flasim për këtë”.

/a.r

Next Post
Deputeti i PD që mori mandatin e Rrushajt, i vetëm në sallë! Dënon bojkotin e opozitës: Më vjen keq që…

Deputeti i ri i PD-së: Mbështes kandidatët e "Primareve", por jo Berishën dhe Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In