• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Porti i Tregtisë së Lirë i Hainan-it shënon një hapje të nivelit të lartë

by E S
24/07/2025 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 23 korrik u shënua një përparim i konsiderueshëm në ndërtimin e Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it të Kinës, me njoftimin që ky port do të fillojë zyrtarisht operacionin doganor në të gjithë ishullin e Hainan-it që nga 18 dhjetori i këtij viti. “Brenda gjithë ishullit do të zbatohet politika preferenciale e tarifave zero” dhe “Shkëmbimet e Hainan-it me bashkësinë ndërkombëtare do të jenë më të lirshme e më të lehta”… kështu komentuan mediat ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë si një veprim historik të Kinës për të zgjeruar më tej hapjen, gjë që jo vetëm do të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe do t’i sjellë mundësi të mëdha botës.

Më 18 dhjetor 1978, në plenumin e tretë të Komitetit të 11-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës u mor vendimi për nisjen e Reformës dhe të Hapjes, në rrugën drejt modernizimit socialist. Në të njëjtën ditë, 47 vjet më vonë, në sfondin e rritjes së proteksionizmit tregtar e kundërrymave me të cilat po haset globalizimi ekonomik, Kina do të nisë operacionet doganore në gjithë portin e tregtisë së lirë të provincës ishullore Hainan, gjë që ka një domethënie të jashtëzakonshme. Sang Baichuan, dekan i Institutit të Ekonomisë Ndërkombëtare të Universitetit të Biznesit dhe Ekonomisë Ndërkombëtare (UIBE), i tha Grupit Mediatik të Kinës që, nga njëra anë, kjo tregon vendosmërinë e Kinës për të promovuar një nivel më të lartë hapjeje dhe për të mbrojtur globalizimin ekonomik e multilateralizmin, dhe, nga ana tjetër, do të ofrojë një numër të madh mundësish për eksportin dhe për bashkëpunimin në tregti e investime për vendet të tjera, duke mbështetur fuqimisht globalizimin ekonomik dhe do të promovuar ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.

Për Kinën, ndërtimi i Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it është një strategji e madhe kombëtare, e krahasueshme me nivelin më të lartë të hapjes në botë. Që nga njoftimi në prill 2018 për të mbështetur krijimin hap pas hapi dhe zbatimin në faza të ndryshme të Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it, politikat e sistemi institucional përkatës kanë marrë gradualisht formë, dhe është bërë përparim i rëndësishëm në tregti, investime, flukset e kapitalit ndërkufitar, hyrje-daljen e lirë të njerëzve, transportin e qarkullimin e sigurt dhe të rregullt të të dhënave, duke hedhur një themel të fortë për nisjen e operacioneve doganore në mbarë ishullin.

Pas këtij veprimi, i gjithë ishulli Hainan do të bëhet një zonë e veçantë nën mbikëqyrje doganore, ku do të zbatohet një sistem politikash më të lira e më të përshtashme, i cili reflektohet konkretisht në të ashtuquajturat “katër ‘më'”, që janë përkatësisht: një politikë më preferenciale tarifash zero për mallrat, masa më të lehtësuara të menaxhimit të tregtisë, hyrje-dalje më të lirshme dhe një model mbikëqyrjeje më efikas.

Ta marrim si shembull politikën e tarifave zero. Sfera e mallrave për të cilat do të hiqen tarifat do të zgjerohet nga 1 900 artikuj të tatueshëm që është tani në rreth 6 600, që përbëjnë rreth 74 % të të gjithë llojeve të tatueshme të mallrave, 53 pikë përqindjeje më shumë krahasuar me më parë. Një gjë e tillë do të ulë shumë kostot e importit, do të stimulojë gjallërinë e tregut dhe do të sjellë përfitime për konsumatorët dhe subjektet e tregut. Zbatimi i masave më të lehtësuara të menaxhimit të tregtisë dhe hyrje-dalje më të lirshme do të thotë që lista aktuale e mallrave të importuara do të përshtatet në mënyrë dinamike, dhe qarkullimi i mallrave, njerëzve e kapitaleve do të jetë më i lirë dhe më i lehtë. Zbatimi i një modeli më efikas mbikëqyrjeje do të thotë mbikëqyrje e saktë, me shkallë të ulët ndërhyrjeje e efikasitet të lartë e mallrave me tarifë zero, duke siguruar zbatimin pa probleme të politikave të ndryshme të hapjes.

Analistët vunë në dukje se këto katër “më” do të rrisin shumë lirinë e aktiviteteve ekonomike në Hainan, duke siguruar njëkohësisht një ekuilibër midis hapjes e sigurisë dhe duke krijuar kushte institucionale për investitorët globalë të fillojnë biznese në Hainan. Më e rëndësishmja është që, si një nyjë kyçe në zinxhirin global të furnizimit, efikasiteti logjistik i ishullit Hainan do të shtohet ndjeshëm, duke përmirësuar kështu kanalet ndërkombëtare të transportit të mallrave, duke ulur kostot e tregtisë ndërkufitare për ndërmarrjet dhe duke i lejuar botës të ndajë përfitimet nga hapja e Kinës.

Në prag të nisjes së operacioneve doganore në të gjithë ishullin, Hainan-i po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investimeve ndërkombëtare. Të dhënat tregojnë që, në pesë vjetët e fundit, Porti i Tregtisë së Lirë i Hainan-it ka përdorur 102.5 miliardë juanë investime të huaja, me një rritje mesatare vjetore prej 14.6 %, ndërkohë që janë krijuar 8 098 ndërmarrje të reja me financim të huaj, që përfaqëson një rritje mesatare vjetore prej 43.7 %.

Aktualisht, përgatitjet për operacionet doganore në gjithë Hainan-in kanë përfunduar në përgjithësi, dhe kjo platformë e re dhe e një niveli më të lartë hapjeje po tërheq vëmendjen e botës. Ky është jo vetëm një homazh ndaj historisë, por edhe një angazhim për të ardhmen – dera e Kinës do të hapet gjithnjë e më shumë, dhe një sistem ekonomik më i lidhur ndërkombëtarisht dhe përfshirës e inovativ do të nisë nga Hainan-i.

Next Post
Gjinushi ankohet për ligjin/ “Kërkimi shkencor”, kreu i Akademisë: Aktet nënligjore kanë krijuar më tepër boshllëqe

Gjinushi ankohet për ligjin/ “Kërkimi shkencor”, kreu i Akademisë: Aktet nënligjore kanë krijuar më tepër boshllëqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In