Porti i Durrësit/ Zbulohen 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar (DETAJET)

Zbulohet drogë në portin e Durrësit. Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine.

Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se kokaina ishte paketuar në qese vakumi.
Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, konkretisht shtetasi me inicialet A.D., 38 vjeç dhe M.C., 39 vjeç, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri–Itali–Angli. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com