Nga Vlora kryeministri Rama u shpreh i vendosur se Portin e Durrësit do ta ndërtojnë. Në një aktivitet ku u prezantuan punët e bashkisë, Rama nuk la pa ironizuar edhe opozitën, duke thënë se “ata janë gdhë”.
Kryeministri u shpreh se qeveria shumë shpejt do të përfundojë edhe portin turistik të Vlorës, ndërsa duke u ndalur tek Porti i Durrësit ironizoi duke deklaruar se mund ta jepnin edhe me 1 euro për 99 vjet.
“Kush nuk është gënjeshtar kërkon ndjesë. Këta, gënje e gënje se diçka do mbetet, por në Vlorë ka filluar porti. Kur porti turistik, porti tregtar dhe porti i peshkimit të mbarojnë dhe do mbarojnë brenda pak vitesh vlera e këtij qyteti do rritet dyfish.
Periudha e dimrit do ketë shumë më tepë gjallëri, për shkak të rritjes së aktivitetit edhe në portin turistik. Porti turistik, se këta janë fare, janë gdhe, porti turistik që do sjellë jahte këtu që thonë këta i hoqën jahteve këtë e atë, jahte kur vijnë këtu njerëzi nuk rrinë brenda atje, por dalin dhe konsumojnë atë që prodhohet këtu.
Ndërkohe ai porti i Durrësit, që vazhdojnë flasin, flasin këta që e bene Shqipërinë një euro. Me politikën e këtyre të ligjëruar ne mund ta kishim dhënë 1 euro, merre për 99 vjet dhe bej ç’të duash. Jo për herë të parë shteti shqiptar është ortak në një investim kaq ë madh”, tha Rama./m.j