• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Porti i Durrësit/ Policia tregon se ku gjendej kokaina në ngarkesën e kapur. Ja personi i shpallur në kërkim! (EMRI)

by Java News
13/07/2021 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kokaina e kapur në një kontejner në Portin e Durrësit dhe që vinte nga Ekuadori ishte fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit.

Policia në njoftimin zyrtar jep detajet për drogën, ndërsa thotë se sasia e sekuestruar është 11 kg e 675 gr.

Për këtë policia ka arrestuar në flagrancë menaxherin e firmës ku do mbërrinte kontejneri, shtetasin Barjon Gumeni ndërsa u shpall në kërkim administratori i firmës shtetasi Eduart Dauti.

“Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e motorit të frigoriferit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 11 kg e 675 gr.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 34 vjeç, banues në Tiranë (menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri), si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 50 vjeç, banues në Tiranë (administratori i firmës)”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri, shpallet në kërkim administratori i saj.

Sekuestrohet një sasi prej 11 kilogramë e 675 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të një firme me qendër në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në pjesën e motorit të frigoriferit u gjetën 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 11 kg e 675 gr.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 34 vjeç, banues në Tiranë (menaxheri i firmës ku do mbërrinte kontenieri), si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 50 vjeç, banues në Tiranë (administratori i firmës).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Next Post
Pse duhet të ndryshojë PD-ja, kur nuk i duhet?!

Basha ka tapinë e PD-së, askush nuk ia merr dot më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In