• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Porti i Durrësit nga më të mëdhenjtë në Mesdhe”/ Rama: S’do jetë larg dita kur më shumë shqiptarë do të kthehen sesa do të ikin!

by
16/11/2022 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Porti i ri i Durrësit do të jetë një portë e madhe e hapur për Shqipërinë dhe një prej porteve më të mëdha në Mesdhe.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi të zhvilluar në Berat, ku mori edhe shembullin e Malit të Zi, i cili sipas tij ka sot rrogat ëm të larta në rajon vetëm sepse bëri një port të tillë në të shkuarën.

Rama foli edhe për largimin e shqiptarëve, ku tha se nuk do të jetë e largët dita kur më shumë shqiptarë do të kthehen sesa do të ikin.

Sipas Ramës, kriza energjitike dhe inflacioni i luftës, pas pushtimit të Ukrainës, nuk kanë rënduar shumë në xhepat e qytetarëve shqiptarë, falë masave mbrojtëse nga qeveria.

“Berati sot të jetë mbi 300 mijë turistë, të brendshëm edhe të huaj, nuk ka rëndësi. Kush e imagjinonte para se ne të vinim në pushtet. S’kishte rrugë nga të vije. Nga Lushnja e këtu nuk ka pasur rrugë. Po ju them që në Berat, ky numër do të shkojë 600 mijë, 700 mijë, 800 mijë dhe kjo pasuri vetëm sa ka filluar të zgjohet. Mes kësaj pasurie që e ka falur zoti çdokush duhet të ketë një mundësi dhe do ta gjejë një mundësi. Koha kur më shumë do të vijnë se do të ikin nuk është e largët. Edhe fantazia që thuhet se atje ju pret një fushë me lule po shkon drejt shterimit. Unë nuk jam tek ata që thonë se nuk ka si vendi yt. Unë jam që vendi të ofrojë më shumë mundësi se vendet e tjera dhe situate që ejmi sot tregon se rruga është hapur.

Dhe rrugën e kemi hapur ne. Sot ka 24 orë ujë. Tani duhet të kemi ne turp ta themi që ka 24 orë ujë apo çfarë. Sot është komplet ndryshe, siç është komplet ndryshe imazhi i Shqipërisë. Sot pashë një nga revistat më të rëndësishme në botë të turizmit që e kishte vendosur Shqipërinë në 5 vendet e para. Por ju e keni parë se sa shumë portale, media apo gazeta të mëdha kanë shkruar për Shqipërinë. Nuk është rastësi që Shqipëria ka arritjen më të madhë në turizëm që pas pandemisë. Nuk ka shans që ti nëse punon në një vend tjetër dhe punon një punë të zakonshme, të marrësh më shumë para sesa të kshehesh në tokat e gjyshërve dhe të bësh një investim të vogël këtu. Fiton të paktën dyfishin sesa fiton jashtë. Dhe atë e ri-investon. Dua ta mbyll me dy gjëra. Pavarësisht se koha nuk na ka ndihmuar. Ja dhe shiu që thashë do fillojë, ndaloi prapë. Mbase po mendohet për atë që thamë pë rata xhallajdurët dhe ndaloi. Deri tani fatura e energjisë elektrike ka të njëjtin çmim para se të niste kriza e energjisë. Mbase ju kujtohet kur unë e paralajmërova që jemi përpara një krize energjitike. Dikush tjetër tha që “ky vetëm fatkeqësi do, sepse ky qëveris vetëm përmes fatkeqësive”. Në paguajmë 80 % të faturës tuaj të energjisë dhe vetëm 20 % u ngelet qytetarëve.

Ne kemi bërë që inflacioni i luftës të mos jetë aq agresiv sa ç’është në vendet e tjera të rajonit. Sikur të gjitha këto të mos kishin ndodhur, tërmeti dhe pandemia, do të ishin 420 milion euro më shumë që do të ishin për investime. Sot po hyjnë përditë në shtëpi që as mund t’i kishin dot me mundësitë e tyre dhe janë me mijëra familje. Një pjesë e madhe e infrastrukturës shëndetësore sot është zhvilluar. Me investimin më të madh direkt dhe të huaj, që bëhet fjalë për transformimin e Portit të Durrësit në një port turistik që do të jetë nga më të mëdhenjtë në mesdhe. Pse është i rëndësishëm ai. Sepse ai port do të jetë një port e madhe e hapur e një Shqipërie që do të ndryshojë komplet pozicionin dhe nuk do të jetë atraktive vetëm për të ardhur tek porti, por për të shkuar më thellë. Shikoni Malin e Zi, është vendi me pagat më të larta në rajon. Çfarë ka Mali i Zi? Sepse Mali i Zi ka ndërtuar shumë kohë më parë një port që është shumë më i vogël sesa ky që do të ndërtojmë ne, që atëherë ishte një portë e madhe e hapur në Mesdhe dhe e ngriti Malin e Zi dhe e shkëputi nga pjesa tjetër e rajonit. Kjo solli investime dhe turistë që çoi edhe në rritjen e pagave. Kjo do të ndodhë edhe me Portin e Durrësit. Ne paralelisht po ndërtojmë edhe portin e ri tregtar. Sepse porti i sotëm është nësoj si stadiumi që nuk vinte asnjë skuadër e huaj të luante dhe tha Uefa STOP”, u shpreh Rama.

/e.d

Next Post
Përgjimet/ Frrok Çupi: Ata që flasin në telefon janë thjesht halabakë që mburren me Presidentin

"Kreu i PD-së i përdor protestat për problemet e tij"/ Frrok Çupi: Ja si po e përdor Berisha Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In