Porti i Durrësit/ Në 4 muaj u kap mbi 1 ton kokainë, ardhur përmes kontejnerëve nga Amerika Latine

Durres Kontejner

DURRËS

Trafikimi i sasive të mëdha të kokainë përmes kontejnerëve me banane nga Amerika Latine është një skenar që përsëritet në Portin Detar të Durrësit. Vetëm në harkun e katër muajve janë kapur 5 ngarkesa me mbi 1 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut.

Para ngarkesës së djeshme prej 7 kilogramë kokaine u sekuestruan edhe katër ngarkesa të tjera për afro 120 ditë. Më 18 qershor, u kapën në Portin e Durrësit një sasi shumë e madhe kokaine, plot 325 kg drogë që kalonte transit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Sasia e kokainës u gjet nga Policia e Durrësit në serbatorin e një kamioni me targa të huaja.

Më datë 10 prill, një tjetër sasi prej 134 kg e ndarë në 120 pako u kap nga Policia. Droga u gjet po në një kontejner të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare “Masabi Fruits” me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen “Dance” që u nis nga Ekuadori.

Në datën 1 prill të këtij viti, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arben Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018.

Ndërkohë, një tjetër sasi e madhe e futur nga Porti i Durrësit u sekuestrua në Kosovë. Bëhet fjalë për në datën 17 maj, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë në Kosovë, drogë e cila kaloi nga Porti i Durrësit. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com