• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i Durrësit/ Meta: Po pastrohen paratë, prona strategjike do i jepet kompanive guaskë. Gjithçka bëhet për apartamentet

by Java News
15/11/2022 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër qeverinë Rama për projektin për portin e ri të Durrësit, duke e cilësuar një megaaferë. Ai tha se gjithçka bëhet për apartamentet dhe jo një vepër strategjike.

“Parlamenti me nxitim dhe përmes sulmeve ndaj përfaqësues të maxhoranvës bërë ndaj deputetëve të opozitës, thellon përgjegjësitë për megaaferën e madhe siç është grabitja e portit të Durrësit, aseti më i madh i Shqipërisë. Kryeministri në flagrancë, është iniciuesi i grabitësit, sot është nën akuzë para shqiptarëve, pasi faktet flasin vetë dhe janë të rënda. Prona më e rëndësishme në pikëpamje strategjike do i jepet kompanive guackë, me pronarë të fshehur, me fonde të panjohura dhe që s’ju dihet origjina e tyre. Asnjë shqiptar se di se ku po përfundon.

Ky nuk është projekt strategjik, pasi do të ketë hotele dhe apartamente. Gjithçka është e projektuar te biznesi i apartamenteve dhe prona strategjike si porti falet për apartamentet. Do të falen qindra milionë euro taksa, falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë edhe kjo qindra milionë euro, është parashikuar edhe fond për shpronësime të tjera dhe e gjithë kjo, do të bëhet për të ndërtuar apartamente. Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës, pasi trajton në mënyrë të diferencuar bizneset e një kategorie, pra në Durrës, kompanitë e ndërtimit të zakonshme do të paguajnë 7% taksë (4% për Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë dhe 3% Taksa e Strehimit Social), ndërsa apartamentet e Edi Ramës do të përjashtohen nga kjo taksë…Ashtu siç del e qartë nga Plani i Financimit të Projektit, është e qartë se kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave, sepse vetëm 6.8% e investimit prej 2 miliardë Euro, do të financohen përkatësisht: 3.4% nga aksionerët dhe 3.4% nga Bankat.

Pra, rreth 130 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër, 93.2% do të jetë me vetë-financim, pra, prit të shiten apartamentet që investimi të vazhdojë…”, tha Meta.

Ai shtoi: “Megjithëse Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë lidhur me pasaportat e Arta, për të cilat rrezikohet seriozisht lëvizja e qytetarëve shqiptarë në BE, marrëveshja e Edi Ramës parashikon që kush blen një apartament mund të marrë një pasaportë shqiptare, pra të lëvizë në të gjithë zonën Schengen.

Përse, Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë lëvizjen e lirë të Shqiptarëve? Përgjigja është e qartë, për të pastruar para…. Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë që ky projekt është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. A mungojnë në Europë investitorët shumë të fuqishëm dhe seriozë që mund të investonin seriozisht dhe me transparencë në Portin e Durrësit? Cili është fati, kur do ndërtohet dhe a ka burim financimi për portin e ri të mallrave që do duhet të ndërtohet e që kushton mbi 1 miliardë e gjysëm Euro? Është shumë e qartë se projekti nuk është aspak strategjik, nuk është aspak turistik, dhe nuk është aspak transformues për potencialin turisitik të qytetit, sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronen me strategjike te Shqiperise”.

/s.f

Next Post
Veliaj bashkëbisedim me të rinjtë e Njësisë 4: Krenar që mbi 20 mijë studentë udhëtojnë me abone falas

Veliaj bashkëbisedim me të rinjtë e Njësisë 4: Krenar që mbi 20 mijë studentë udhëtojnë me abone falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In