• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i Durrësit / Ibrahimaj: Shteti aksioner 33%, synohen të krijohen 12 mijë vende pune

by A R
24/11/2022 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar ditën e sotme në seancë plenare projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj ka theksuar rëndësinë që ka porti teksa ka thënë se në mbyllje të kontratës, shteti është aksioner 33 për qind.

Gjithashtu Ibrahimaj ka deklaruar se ndërtimi i Portit të Durrësit do të sjellë 12 mijë vende të reja pune.

Delinda Ibrahimaj: Sot kam privilegjin të prezantoj projektin më madhor të Portit të Durrësit. Me keqardhje si qytetare shoh se ky nuk është një debat, ky është një dashakeqësi, tumnajë jo gjysmë të vërtetash, por një tymnajë gënjeshtrash të cilat synojnë që t’i serviren si biseda kafenesh.

Ne prezantojmë një projekt investimi, ky nuk vjen i vetëm, investimet janë rritur në 35 për qind në krahasim me një vit më parë. Shqipëria sot ka bërë një progres. Projekti që po ju paraqes është rasti më ekselent që synon zhvillimin e zinxhirëve të vlerave përmes transformimit të Durrësit. Ky projekt nuk është më i madhi vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon që kap vlerën e 2,1 miliarë eurove. Synohen tëkrijohen 12 mijë vende pune dhe këtu po flas për ndikimin direkt të projektit, me punësimin në biznese apo njësi shërbimesh.

Ne sjellim para jush një kontratë të mirënegociuar që përkthehet në zhvillim ekonomik me rëndësi rajonale, me rritjen e vlerës së pronës. Ne kemi negociuar për më shumë se 1 vit, ne kemi pranuar vetëm 5 kërkesa. Këto negociata kur nisën shteti ishte aksioner me 19 për qind dhe kontrata u mbyll me 33 për qind. Aksionet nuk do të ndryshojnë në asnjë moment sepse kemi të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje të rëndësishme.

Transformimi i Portit të Durësit vjen si nevojë e pavarur për transformimin e infrastrukturës portuale.  Përparësi e dhënë për zhvillimin e ekonomisë blu kërkon që Porti i Durrësit të kthehet porti kryesor në rajon, ky është vizioni jonë. Në fazën e parë do të funksionojë si port tregtar, në vijëmsi si një port që mund tëofrojë shërbime anijeve që të qëndrojnë më gjatë dhe të gjenderojnë të ardhura.

Ne kemi negociuar gjatë për të mbajtur fort interesat e të gjithë qytetarëve shqipatarë. Projekti i parë ku qeveria shqiptare bëhet aksionere. Kam bindjen e plotë se do të ngrihemi dhe do t’i hapim rrugë një prej investimeve më të mëdha në rajon.

/a.r

Next Post
“Jeni mufo, çufo dhe gomarica”, Rama sulmon PD me fjalët e Konicës! Acarohet opozita, përplasin duart mbi tavolinë

"Jeni mufo, çufo dhe gomarica", Rama sulmon PD me fjalët e Konicës! Acarohet opozita, përplasin duart mbi tavolinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In