• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i Durrësit/ Balla: Ta ruajmë pikën tonë të kalimit kufitar si një pikë të besueshme për vendet e BE

by Java News
28/07/2023 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte sot për një inspektim në orët e para të mëngjesit në terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit, aty ku ka një fluks të lartë përpunimi pasagjerësh. Gjatë bisedës me punonjës të Policisë Kufitare në Port, ministri Balla shprehu vlerësime për punën e këtyre strukturave si dhe vuri theksin tek evidentimi i veprave penale që lidhen me forma të ndryshme të trafikimit të narkotikëve apo paligjshmëri të tjera.

“Është shumë e rëndësishme ta ruajmë pikën tonë të kalimit kufitar të Portit të Durrësit si një pikë të rëndësishme dhe të besueshme për vendet e BE, jo vetëm me fqinjin tonë Italinë. Ndaj duhet që të rrisim fuqinë tonë kontrolluese, por kjo nuk duhet të prekë aspak cilësinë e shërbimit ndaj të gjithë udhëtarëve që kalojnë përmes portit të Durrësit. Duhet që t’i presim me respekt të gjithë ata që do kalojnë këtu, gjatë gjithë kësaj vere, dhe t’i përcjellim po me respekt të gjithë ata që do rikthehen”, tha ministri.

Balla garantoi nga ana tjetër çdo punonjës të Policisë së Shtetit se qeveria do të jetë pranë të gjithë punonjësve të policisë duke ofruar mbështetje.

“Shumë shpejt do të fillojmë të aplikojmë për të gjitha familjet e reja, për çdo punonjës policie nën 40 vjeç, që është një familje e re, ka nevojë për t’u trajtuar me një banesë, ne do ta fillojmë brenda këtij viti me 100 banesat e para. Pastaj besoj se gjatë vitit 2024 do të kemi edhe 300 banesa të tjera dhe ndërkohë që bashkë me bashkitë, edhe me bashkinë e Durrësit këtu ku jemi, por edhe me bashkitë e tjera, do të gjejmë forma të tjera për të mbështetur çdo punonjës policie, me çdo lloj forme për çdo lloj halli që mund të ketë”, nënvizoi ai.

Fjala e plotë

Mirëmëngjes,
Ndërsa po afrohet trageti i parë, i cili do të duhet të përpunohet sepse menjëherë më pas vijnë të tjerët, dua t’ju falënderoj për punën tuaj të përditshme, për përpunimin në një kohë të shpejtë të mijëra vëllezërve dhe motrave shqiptarë që kthehen për pushime, por edhe të një numri shumë të lartë turistësh të huaj, apo udhëtarë të tjerë që drejtohen në vende të tjera fqinje.

E vërteta është që shifrat janë shumë kuptimplota, vetëm në 5 ditët e fundit janë 35 mijë pasagjerë të përpunuar dhe natyrshëm edhe shifrat që më raportoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit, flas për shifrat e dedektimit të veprave të ndryshme penale, kemi patur në 6 muajt e fundit një rritje të evidentimit të një sërë veprash penale. Natyrshëm që një rëndësi të madhe dhe interes ka për ne, evidentimi i veprave penale që lidhen me forma të ndryshme të trafikut. Flas jo vetëm për trafikun e lëndëve narkotike, por edhe të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Në këtë këndvështrim është shumë e rëndësishme ta ruajmë pikën tonë të kalimit kufitar të Portit të Durrësit si një pikë të rëndësishme dhe të besueshme për vendet e BE, jo vetëm me fqinjin tonë Italinë. Ndaj duhet që të rrisim fuqinë tonë kontrolluese, por kjo nuk duhet të prekë aspak cilësinë e shërbimit ndaj të gjithë udhëtarëve që kalojnë përmes portit të Durrësit. Duhet që t’i presim me respekt të gjithë ata që do kalojnë këtu, gjatë gjithë kësaj vere, dhe t’i përcjellim po me respekt të gjithë ata që do rikthehen.

Mbaj mend, para disa vitesh, kam qenë në një vizitë në Bari dhe, e vërteta është që, edhe pala italiane, vlerëson shumë punën dhe kapacitetet përpunuese të policisë sonë kufitare këtu në Durrës. Duke mos harruar që nga 20 korriku e deri në fillim të shtatorit, nyja që lidh Durrësin me Barin është, do të thoja unë, një prej lidhjeve me numrin më të madh të pasagjerëve në Europë, për shkak të numrit të madh të atyre që përpunohen. Kështu që në këtë këndvështrim puna juaj merr një rëndësi të veçantë. E fundit, por që për mua është më e rëndësishmja në të gjitha komunikimet me forcat tona të Policisë në të gjitha sektorët. Unë jam Ministri juaj, kam nderin e madh që të drejtoj këtë Ministri dhe dua që të garantoj çdo punonjës të Policisë së Shtetit që sa jam këtu, për të qenë, si asnjëherë më parë, pranë të gjithë punonjësve të policisë me të gjithë mbështetjen, jo vetëm për të luftuar brenda qeverisë sonë për një trajtim edhe më të mirë financiar për çdo punonjës policie, por edhe për forma tjera të mbështetjes së punonjësve të policisë.

Besoj që jeni informuar që ne shumë shpejt do të fillojmë të aplikojmë për të gjitha familjet e reja, për çdo punonjës policie nën 40 vjeç, që është një familje e re, ka nevojë për t’u trajtuar me një banesë, ne do ta fillojmë brenda këtij viti me 100 banesat e para. Pastaj besoj se gjatë vitit 2024 do të kemi edhe 300 banesa të tjera dhe ndërkohë që bashkë me bashkitë, edhe me bashkinë e Durrësit këtu ku jemi, por edhe me bashkitë e tjera, do të gjejmë forma të tjera për të mbështetur çdo punonjës policie, me çdo lloj forme për çdo lloj halli që mund të ketë. Kështu që mos harroni kurrë që përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që e keni gjithmonë në mbështetje, Drejtorit tuaj Saimirit, tashmë më keni edhe mua! Punë të mbarë dhe na vaftë mbarë kjo verë. Të kemi sa më shumë punë të mirë në respekt të të gjithë atyre që vijnë por pa harruar asnjëherë ligjin dhe vetëm ligjin. Faleminderit të gjithëve.

Fjala e Ministrit të Brendshëm Balla në takimin me strukturat e policisë në portin e Durrësit

Mirëmëngjes,
Ndërsa po afrohet trageti i parë, i cili do të duhet të përpunohet sepse menjëherë më pas vijnë të tjerët, dua t’ju falënderoj për punën tuaj të përditshme, për përpunimin në një kohë të shpejtë të mijëra vëllezërve dhe motrave shqiptarë që kthehen për pushime, por edhe të një numri shumë të lartë turistësh të huaj, apo udhëtarë të tjerë që drejtohen në vende të tjera fqinje.

E vërteta është që shifrat janë shumë kuptimplota, vetëm në 5 ditët e fundit janë 35 mijë pasagjerë të përpunuar dhe natyrshëm edhe shifrat që më raportoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit, flas për shifrat e dedektimit të veprave të ndryshme penale, kemi patur në 6 muajt e fundit një rritje të evidentimit të një sërë veprash penale. Natyrshëm që një rëndësi të madhe dhe interes ka për ne, evidentimi i veprave penale që lidhen me forma të ndryshme të trafikut. Flas jo vetëm për trafikun e lëndëve narkotike, por edhe të kalimit të paligjshëm të kufirit. Në këtë këndvështrim është shumë e rëndësishme ta ruajmë pikën tonë të kalimit kufitar të Portit të Durrësit si një pikë të rëndësishme dhe të besueshme për vendet e BE, jo vetëm me fqinjin tonë Italinë. Ndaj duhet që të rrisim fuqinë tonë kontrolluese, por kjo nuk duhet të prekë aspak cilësinë e shërbimit ndaj të gjithë udhëtarëve që kalojnë përmes portit të Durrësit. Duhet që t’i presim me respekt të gjithë ata që do kalojnë këtu, gjatë gjithë kësaj vere, dhe t’i përcjellim po me respekt të gjithë ata që do rikthehen.

Mbaj mend, para disa vitesh, kam qenë në një vizitë në Bari dhe, e vërteta është që, edhe pala italiane, vlerëson shumë punën dhe kapacitetet përpunuese të policisë sonë kufitare këtu në Durrës. Duke mos harruar që nga 20 korriku e deri në fillim të shtatorit, nyja që lidh Durrësin me Barin është, do të thoja unë, një prej lidhjeve me numrin më të madh të pasagjerëve në Europë, për shkak të numrit të madh të atyre që përpunohen. Kështu që në këtë këndvështrim puna juaj merr një rëndësi të veçantë. E fundit, por që për mua është më e rëndësishmja në të gjitha komunikimet me forcat tona të Policisë në të gjitha sektorët. Unë jam Ministri juaj, kam nderin e madh që të drejtoj këtë Ministri dhe dua që të garantoj çdo punonjës të Policisë së Shtetit që sa jam këtu, për të qenë, si asnjëherë më parë, pranë të gjithë punonjësve të policisë me të gjithë mbështetjen, jo vetëm për të luftuar brenda qeverisë sonë për një trajtim edhe më të mirë financiar për çdo punonjës policie, por edhe për forma tjera të mbështetjes së punonjësve të policisë.

Besoj që jeni informuar që ne shumë shpejt do të fillojmë të aplikojmë për të gjitha familjet e reja, për çdo punonjës policie nën 40 vjeç, që është një familje e re, ka nevojë për t’u trajtuar me një banesë, ne do ta fillojmë brenda këtij viti me 100 banesat e para. Pastaj besoj se gjatë vitit 2024 do të kemi edhe 300 banesa të tjera dhe ndërkohë që bashkë me bashkitë, edhe me bashkinë e Durrësit këtu ku jemi, por edhe me bashkitë e tjera, do të gjejmë forma të tjera për të mbështetur çdo punonjës policie, me çdo lloj forme për çdo lloj halli që mund të ketë. Kështu që mos harroni kurrë që përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që e keni gjithmonë në mbështetje, Drejtorit tuaj Saimirit, tashmë më keni edhe mua! Punë të mbarë dhe na vaftë mbarë kjo verë. Të kemi sa më shumë punë të mirë në respekt të të gjithë atyre që vijnë por pa harruar asnjëherë ligjin dhe vetëm ligjin. Faleminderit të gjithëve.

/f.stafa

Next Post
Analiza e qeverisjes/ A do ketë ndryshime?! Rama mbledh sot ministrat në Tepelenë

Analiza e qeverisjes/ A do ketë ndryshime?! Rama mbledh sot ministrat në Tepelenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In