• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Portali serb publikoi lajmin para se Gjuriç të arrestohej, BBC: ‘Lufta’ u inskenua

by A R
28/03/2018 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush janë regjisorët e krizës së Kosovës? Gazetari i BBC, Dejan Anastasijevic, shkruan se përleshjen e fundit rreth Kosovës e kanë inskenuar bashkë Beogradi dhe Prishtina.

Në mëngjes së paku dy gazeta të përditshme të Beogradit botuan me shkronja të mëdha fjalën «luftë». Të tjerat u përcaktuan për «sulm», «mësymje», «kaos» dhe «terror». Fjala është, natyrisht, për arrestimin e djeshëm dhe dëbimin e shefit të Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriçit, në Kosovë.

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç i quajti mbrëmë policët e Kosovës që paraburgosën Gjuriçin «terroristë në uniformë». Thuhet se ushtria u vu në gjendje gatishmërie. Megjithatë, mëngjesi gdhiu paqësor, në Beograd, në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Thua se s’ndodhi gjë. Çfarë bëri vaki në Mitrovicë i ka të gjitha shenjat e krizës së inskenuar, në realizimin e së cilës, gjithsesi secili për arsye të veta, morën pjesë Beogradi dhe Prishtina. Gjuriçi ishte vetëm akter episodi.

Përgatitjet filluan qysh të premten, pas raundit të fundit të dialogut të mbi normalizimin, kur Vuçiçi paralajmëroi se grupi i funksionarëve serbë, përfshirë edhe Gjuriçin, të hënën do të shkojnë në Mitrovicë pa lejen e autoriteteve të Prishtinës. Në deklaratën dhënë gazetarëve të Kosovës hapur sfidoi qeverinë kosovare: «Po ju them se keni për ta dhënë (lejen për hyrje në Kosovë). E dhanë apo s’e dhanë, ata do të vijnë në Mitrovicën veriore. Hajt të shohim se çfarë do të bëni në lidhje me këtë».

Përgjigjen nuk duhej pritur gjatë. Përgjatë kufirit me Serbinë dhe në Mitrovicë që nga e hëna u stacionuan njësi të armatosura rëndë të policisë së Kosovës. Njëri nga anëtarët e delegacionit, ministri i kulturës Vlladan Vukosavleviç, hoqi dorë nga shkuarja në Mitrovicë. Gjuriçi dhe shefi i kabinetit të Vuçiçit, Nikolla Selakoviç, hynë në qytet përmes një rruge anësore. Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe shok-bombave Gjuriçi u arrestua menjëherë pas fillimit të takimit në selinë e komunës së Mitrovicës. Për ndonjë arsye Selakoviçin nuk e preku askush. Pas marrjes në pyetje në Prishtinë Gjuriç i depërtua dhe disa orë më vonë u kthye në Beograd.

Është interesante se Vuçiç paralajmëroi mbledhjen urgjente të Këshillit Nacional për Siguri mbi Kosovën. Përveç kësaj, një portal i Beogradit (pravda.rs) publikoi lajmin se Gjuriqi u arrestua para se kjo të ndodhte. Ndoshta bëhet fjalë për gabim teknik. Gjithçka është e mundshme.

Pasoi zhurma dhe zemërimi, bisedat telefonike të Vuçiqit me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini dhe, siç thuhej, me presidentin rus Vlladimir Putin (nuk ka konfirmim se kjo bisedë është zhvilluar).

Edhe nëse kriza nuk ka qenë e planifikuar, ajo lehtë mund të evitohej. Së pari, Gjuriçi dhe të tjerët kanë mundur të shtyjnë takimin në Mitrovicë derisa të marrin lejen, për lëshimin e së cilës pritet së paku tri ditë. Pastaj kanë mundur të tentojnë të kalojnë përmes ndonjë pike kufitare, me ç’rast do të ktheheshin prapa, por do të arrihej i njëjti efekt – ndonëse më i dobët në kuptimin propagandistik.

Rrjedhimisht, Prishtinës nuk do t’i duheshin qindra policë specialë për të kapur «depërtuesit», as nuk do të ishte e nevojshme që gjatë arrestimit të hidheshin gazi lotsjellës dhe shok-bombat. Ky ishte shembull shkollor i përdorimit të tepërt të forcës. Pastaj kanë mundur, si shpeshherë më parë, të mbyllin njërin sy dhe të lejojnë që takimi të mbahet. Krejt rasti dukshëm të kujton dërgimin e «trenit me lara-lara» në Mitrovicë janarin e kaluar. Edhe atëherë nga Prishtina u përçua mesazhi se treni nuk do të kalojë, u angazhuan forcat speciale, ndonëse për ndaljen e trenit mjaftonte të lëshohej trari në kufi, te i cili treni s’arriti kurrë.

Sërish si nismëtar i idesë u shty fatkeqi Gjuriç, që pastaj Vuçiçi pas shprehjes së mllefit të kuptueshëm të shfaqet si paqebërës.

Kujt iu desh e gjithë kjo?

Autoriteteve në Beograd dhe atyre në Prishtinë herë pas herë u duhet të kujtojnë bashkësinë ndërkombëtare se ato i mbajnë çelësat e luftës dhe paqes në Kosovë. Kështu i japin rëndësi vetes. Kohëve të fundit Vuçiqi përmes deklaratave nxitëse dhe stimulimit të retorikës nacionaliste përpiqet të largojë vëmendjen nga fakti se afati për nënshkrimit e «marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe juridikisht të obligueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën» po kalon. Me atë rast ai duhet të marrë disa vendime jopopullore, kështu që në këtë mënyrë po e «pompon» besueshmërinë e tij patriotike.

Njëjtë edhe kryetari kosovar Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj e dinë se së shpejti duhet seriozisht të punojnë në themelimin e Bashkësisë së komunave serbe, andaj demonstrojnë shtetësinë mbi Gjuriçin fatkeq.

Kujt nuk iu desh e gjithë kjo? Para së gjithash popullsisë në veri të Mitrovicës, e cila ndërsa fluturonin shok-bombat dhe binin sirenat e alarmit nuk e dinte nëse duhet të fshihet në bodrume apo të niset kolektivisht drejt Serbisë. Në fund të fundit dikush ka mundur të vritet.

Në fund mbeti pyetja se cilat do të jenë pasojat politike të kësaj shfaqjeje? Sipas të gjitha gjasave asfare. Serbët e Kosovës paralajmëruan daljen nga qeveria dhe, rrjedhimisht, rrëzimin e saj, por paqeberësi Vuçiç tashmë po bën thirrje për maturi. Shfaqja është lozur aq shumë, saqë u duket monotone edhe aktorëve, të cilët duke iu përulur publikut fshehin mungesën e entuziazmit. Kjo edhe publikut po i duket e mërzitshme, por s’ka nga t’ia mbajë./DP/

Next Post
Zaev: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e Gjuhëve

Zaev: Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e Gjuhëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet plani i madh për Gazën, 15 pika për fundin e luftimeve, çarmatimin e Hamasit dhe administrimin e ri të territorit

Zbardhet plani i madh për Gazën, 15 pika për fundin e luftimeve, çarmatimin e Hamasit dhe administrimin e ri të territorit

August 1, 2026
Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë!

Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë!

August 1, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Rama nxjerr pamjet: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

August 1, 2026
Kriza e Ceutës thellon përçarjen në Europë, Spanja akuzon disa vende të BE për reagime egoiste e të paligjshme / Sánchez letër Von der Leyen

Kriza e Ceutës thellon përçarjen në Europë, Spanja akuzon disa vende të BE për reagime egoiste e të paligjshme / Sánchez letër Von der Leyen

August 1, 2026
Ekspertët: Vdekjet për shkak të valës së të nxehtit do të rriten në mënyrë dramatike

Ditë të nxehta dhe pa shi, parashikimi i motit për dy javët e para të gushtit

August 1, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Berisha sulmon hartën e re territoriale të PS: Akt antishqiptar, Rama synon zbrazjen e Shqipërisë!

August 1, 2026
Nga festa në bord te përballja me policinë, anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë

Nga festa në bord te përballja me policinë, anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë

August 1, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vihet nën kontroll, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe helikopterëve frenon përhapjen e flakëve

Zjarri në Palasë vihet nën kontroll, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe helikopterëve frenon përhapjen e flakëve

August 1, 2026
“Vendi ideal për pensionistët amerikanë!”, revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë të parën

“Vendi ideal për pensionistët amerikanë!”, revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë të parën

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com