• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portali “Mësues për Shqipërinë”, ja si do të plotësohen vendet vakant në shkolla

by Java News
09/06/2019 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me përfundimin e fazës së parë të aplikimeve, mësuesit kanë kthyer sytë nga portali i punësimeve.

Në pritje të pikëve që kanë akumuluar nga dosjet profesionale, ata do të aplikojnë për pak ditë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, për t’u bërë pjesë e testimit, që nis nga data 10 korrik. Provimi, i ngjashëm me atë të licencës, do të zhvillohet në bazë të një kalendari.

shkolla

Me mbylljen e fazës së parë do të kalkulohet numri i saktë i mësuesve për çdo profil, në bazë të të cilit Qendra e Shërbimeve Arsimore do të përcaktojë datat në bazë të profileve të mësuesisë. Kandidatët pajisen me formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar nga zyra vendore e arsimit ku kanë aplikuar përmes postës.

Me anë të tij, regjistrohen online në portal, sapo ai të jetë aktiv. Nga ana tjetër, katër drejtoritë rajonale të arsimit dërgojnë në ministri dhe QSHA listat e kandidatëve të kualifikuar bashkë me pikët e dosjes, të cilat do t’i bashkëngjiten atyre të testimit.

PROCEDURA E PUNËSIMIT

Por, pikëpyetja më e madhe e mësuesve është ç’do ndodhë pas kësaj. Me udhëzimin e ri, nr.13, datë 22.05.2019, hartohet lista me kandidatët e renditur nga ata me më shumë pikë deri tek ata që kanë mbledhur më pak. Të parët në listë kanë mundësinë e punësimit në vendin e parë që do të hapet në shtator në profilin ku ka aplikuar. Drejtoritë rajonale kanë detyrimin të shpallin vendet vakante si dhe punësimet për çdo institucion arsimor në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Mësuesi, kur pranon të punësohet në një vend të lirë pune, do të ketë aksesin në platformë, duke marrë një fletë konfirmimi, të cilën do ta paraqesë te drejtori i shkollës dhe më pas do të lidhë kontratën e punës me të.

Ndryshe nga më parë, ku mundësitë e refuzimit ishin deri në tri herë, tashmë më të mirët kanë shanse të panumërta ofertash të lira, deri në hapjen e portalit të ri. Një tjetër risi është shmangia e drejtorive arsimore. Në çdo vend vakant që hapet, ata njoftohen automatikisht nga portali. Nëse nuk iu duket e përshtatshme dhe nuk paraqiten brenda 24 orëve në shkollë, përgjigjja e tyre quhet refuzuese. Dhe ç’është më e rëndësishme, të punësuarit nuk do të vihen më në provë 1-vjeçare, por emërohen direkt nga drejtori i shkollës dhe ngarkohet me orë të plota mësimore.(Panorama)/l.m

Next Post
Veliaj: Vendi nuk do të kthehet në ’97, fëmijët e parritur s’janë gati për betejë elektorale!

Veliaj i bindur: Deklarata e SHBA-ve trembi Metën, por Luli është më keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In