• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portalet pranë PD e akuzuan si ish spiun i sigurimit, ja si përgjigjet Jemin Gjana

by Java News
17/01/2018 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti dhe ish-ministri  i Partisë Demokratike Jemin Gjana, ka publikuar sot një dokument nga Autoriteti për informim mbi dokumentet e ish-sigurimit të shtetit. Sipas dokumentit të publikuar nga vet Gjana rezulton se ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit, nuk është survejuar apo privilegjuar. Gjana këtë dokument e ka bërë publik, pasi ai është akuzuar në media dhe  rrjete sociale shpesh si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, duke iu kërkuar që të sqaronte publikisht akuzën. Kjo letër është botuar në Syri.net,  ditën e sotme dhe mbyll debatin për ish-ministrin Gjana.

Reagimi i Jemin Gjanës

Në Korrik të vitit të shkuar, kur temperaturat e përplasjeve brenda PD njohën nivele të larta, një Portal që hiqet se anon djathtas lëshoi ndaj karrieres time politike dhe ndaj te shkuarës time një vulg akuzash thjeshtë e qartë të sajuara në mënyrë të ulët…

Të parat sajime kishin të bënin me mandatin tim si Ministër.Në dijen time është hera e parë që ndërtohet një bllof i tillë. Gjithsesi letrat janë aty, firmat e mia për çdo vendim janë aty e kësisoj institucionet ligjzbatuese të shtetit kanë në dorë çdo lloj kontrolli.

Jam krenar për njerëzit dhe për drejtoret në Ministri dhe dy institucionet qendrore të saj me të cilët punova për katër vjet. Kam ende dhe sot kudo ku janë vlerësimet më maksimale për punën dhe profesionalizmin e tyre.

Mjafton të theksoj se nga 17 drejtorë në nivel qendror me të cilët kam punuar, 10 prej tyre kanë qenë me titujt  Doktor, As.Profesor dhe deri  Profesor në lemin e shkencave  bujqësore…

Një akuzë tjetër, që nuk e prisja nga brenda, ishte dhe lidhja ime krejt e sajuar  me sigurimin e shtetit. Që në momentin që u bera N/Kryetar i PD me 1999, në disa raste, media, gazetarë dhe analistë të së majtës e ushqyen publikun me këtë mashtrim të qëllimshëm.

Në verën e shkuar këtë e bënë dhe një a disa njerëz me të cilët për dekada kemi qenë në një front politik. Meqë ata që përtypën në verën e vitit të kaluar të njëjtin sajim të ulët dhe më kërkonin publikisht ta sqaroja të kaluaren time, e bëra dhe këtë duke kërkuar përgjigjen zyrtare nga institucionet e shtetit të cilën po e bashkëlidh me këtë shënim të shkurtër.(Do e bëja që në muajt e fundit të vitit të kaluar, por për arsye personale nuk jam ndodhur në Shqipëri që prej fundit të nëntorit 2017)…Për teë qenë krejt i qartë po bashkëlidh dhe dy nga paragrafet e shkruara nga një dorë e disa mendje të gabuara në korrikun e shkuar.

Image

Next Post
Katër artistë të njohur garë të fortë për drejtorin e Galerisë Kombëtare

EMERIMI/ Erzen Shkololli drejtor i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

August 24, 2026
Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com