• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porta pa shtëpi!

by Mero Baze
11/06/2018 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Herët në mëngjes, ende pa shkuar ora 7-të, më zgjoi nga gjumi Dionisi, një arkitekt grek i marrosur pas historive të luftës italo- greke, i cili donte të më takonte. Kishte ardhur në Peshtan një natë më parë, kish fjetur në një familje që i kishte lëshuar një dhomë dhe qysh në mëngjes, më kishte zënë pritë te kafja e fshatit. Kishte sjellë me vete një çantë të ushtarëve grekë mbajtur në vitin 1941, nga babai i tij, ish ushtar në luftën italo- greke. Dhe një gavetë të vogël ushtarësh.

Shoqëruesi i tij, një shqipar nga Tomorica e Skraparit, ishte po ashtu nga një fshat ku babai i Dionisit kishte qenë si ushtar.

Dionisi kishte zbuluar Peshtanin nga një postim në Facebook, ku Edi Rama shikohej duke vizituar disa relike të luftës italo- greke tek “Kafja e Mirës”, një guidë e palodhur e shtigjeve malore në fshat për turistët e huaj. Dhe ishte nisur duke marrë me vete dy relike për t’ia dhuruar “muzeut” modest të saj.

U hallakatëm gjatë në bisedë për shumë gjëra, por sidomos për turizmin historik, dhe mënyrën se si të ngjallen fshtarat që kanë potenciale turistike. Dionisi kishte studiuar arkitekturë në Venecia dhe më pas ishte marrë me histori dhe në finale kishte bërë vetë një minimuzeum në Kallamata, si Mira në Peshtan, e cila është nja guidë autodidakte e pasionuar.

“Jeni në kohën e duhur, dhe vendin e duhur. Mos bëni gabime..”. E përsëriste me aq zell këtë gjë, sa dukej që ndjente rrezikun me të cilin përballen pasionet me realitetin. Dhe për ta ilustruar këtë tregoi se prej vitesh në Greqi nuk punonte më si arkitekt, pasi ishte vrarë si profesion. Fotografonte shtëpitë e rrënuara dhe mi tregonte si kishin dalë në foto. Pastaj vendoste një helmetë ushtari grek mbi murin e kafes dhe e filmonte me grykën në sfond. Sillej si njeriu që kishte gjetur vendin për ku ishte nisur.

Ndërkohë që flisnim ja behën dy turistë holandezë. Gudia që do të shoqëronte në mal, u fut në kafe, pasi zuri një vesë shiu. U prezantuan dhe duke parë që flsinim për luftën italo- greke , holandezi u përfshi në debat. Për 1 minutë u pa që dinte shumë më shumë se ne. Na rekomandoi dhe një libër të një historiani serioz për Luftën e Dytë Botërore në Ballkan.

-Ku punoni,- e pyeta?

-Në Ministrinë e Jashtme të Holandës, -tha.

-Uau.

Për t’i shtuar humor mëngjesit, mora qëndrim pak më serioz dhe e pyeta qartazi me humor:

-Ju zotëri mos jeni ndonjë nga ata që nuk pranon që Shqipëria të hapë negocitat me BE-në?

Por nuk e mbajta dot të qeshurën. As ai.

-Jo,- tha. Ti duhet të jesh ndonjë nga ata që pengon. Dhe qeshi me zemër.

Duke shkëmbyer emailet, kur po shkruaja emrin e tij, për ti çuar një guidë të zonës në anglisht, kontaketet e mija më email, sugjeruan disa kontakte me emrin Arjan.

-Pse ka emër Arjan në Shqipëri,- pyeti i çuditur diplomati?

-Po,- i thashë. Në këtë fshatin mund të jenë disa.

Kjo e hutoi së tepërmi dhe diçka foli me gruan e tj në hollandisht.

Me siguri na di me emra arabë,- i thashë Dionisit duke qeshur. Ndaj nuk na i hapin negociatat.

Ndërkohë që po prisnin çiftin tjetër të turistëve holandezë që po vinte pas tyre, e pashë që Arjani, diplomati holandez po shikonte si i hutuar një fshat të humbur, ku për dreq kishte dalë dhe një si puna ime, ta pyste pse nuk i hapni negociatat me Shqipërinë. Edhe pse ai ishte arratisur ti ikte punës së tij, ajo i kishte dalë përpara në një vend të harruar. Bota është shumë e vogël dhe kanë ngelur kaq pak vende të paprekura, sa pasionantët i bashkon një kafe fshati.

Shqipëria, vendi i cili po rraskapitet për të ratifikuar negociatat me BE, të cilat na hapin derën për t’u ambientuar me shtëpinë e madhe evropiane, duket se është e papërgatitur për ardhjen e evropianëve në Shqipëri. Në kafen e vogël të fshatit pastaj në shtëpinë time, u desh të pija kafe me së paku me 5 të huaj, që në orën 8-të të mëngjesit.

Në një fshat ku mund të gjesh vetëm disa dhoma të sikletëshme për të fjetur një natë, një kafe modeste me një ekspozitë relikesh që tërheq pasardhës grek dhe italianë të luftës dhe një panoramë e jashtëzakonshme gjelbërimi, gryka malesh, shtigje malorë të rrallë dhe të frikshëm dhe dy lumenj që sillen si të kapur peng, mes pesë malesh, ti e kupton më mirë dhe më qartë, se përse turistët po vijnë tek ne, janë më shumë se sa ne kemi kërkuar, dhe më shumë se sa ne jemi gati për ti pritur.

Edi Rama nuk e ka të ekzagjeruar shifrën kur thotë se mund të vijnë dhe dhjetë milionë. Ka të ekzagjeruar guximin për ti pritur. Duke u hallakatur me luftëra pa kuptim, Shqipëria po humbet shansin të investohet vetëm tek turizimi dhe t’ia dalë duke e kthyer atë në motorr që të diktojë zhvillimet e tjera ekonomike në vend. Në fakt gabimi ynë fatal është se ekonomitë e tjera po diktojnë turizmin. Biles po e shkatërrojnë atë. Boll të shikosh ç’bëhet me HEC-et nga Valbona në Zagori dhe Langaricë, për të kuptuar që po ecim si gaforrja.

Këtë javë ndenja gjatë në Peshtan pasi disa nxënës të Liceut Artistik të Tiranës, i kisha organizuar në një projekt, me një mbështetje nga Ministria e Kulturës, të bënin piktura nëpër fshat shtëpitë e vjetra, dhe pleqtë që rrinin nëpër porta. Kishin një javë që rraskapiteshin nëpër fshat dhe në darkë qetësoheshin 25 km më larg, në Gjirokastër, ose Përmet. Mendova ti mbledh punimet e tyre të sinqerta në një ekspozitë shetitëse për të promovuar zonën dhe duket se ja vlejti.

-Çfarë u bëri më shumë përshtypje nxënësve, -i thashë një prej pedagogëve që i mbikqyrte ata nëpër fshat.

-Portat e shtëpive më tha. Vetëm këtu shikon porta shtëpish, pa shtëpi brenda. Zakonisht gjejmë shtëpi të cilave u është prishur porta. Këtu ka porta që u është zhdukur shtëpia.

Dhe Dionisi, miku im i ri grek, kishte filmuar disa prej tyre. Dhe unë që i di pëmendësh, kush janë dhe pse nuk i ribëjmë dot, jo vetëm nga mungesa e parave, por më shumë nga mungesa e ideve dhe vemendjes, më vjen të plas.

Nëse Shqipëria më 1991 akuzohej se u hap vrullshëm si një “han pa porta” si “një shtëpi me dyer të shqyera”, sot ajo është në përpjekje për të ftuar të ikurit dhe kurajozët, por ka ngelur thjeshtë një “Portë pa shtëpi”.

Dhe këtë e kupton në një mëngjes pranevere me shi në Peshtan, ku pesë të huajt, i bashkon një kafe e humbur, historia e largët e Luftës Dytë botërore, ku aty kishte një shesh betejë të përgjakshme, dhe dëshira e njerëzve për t’ia rinisur nga e para. Mes portave pa shtëpi. Siç ngjan Shqipëria që fton turistë./a.ç

 

 

 

 

Next Post
Moti për sot/ Shijojeni diellin, ja si do variojnë temperaturat

Moti për sot/ Java nis me temperatura të larta, ja ku priten shira lokalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

Rama ngre në piedestal “Diellën” dhe kujton nga u frymëzua për ministren e IA: Kemi një doktor Sulltan, por që është grua…

January 14, 2026
“Në 2028 do jemi sovranë, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori Allahut..

“Në 2028 do jemi sovranë, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori Allahut..

January 14, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD-ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

January 14, 2026
Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

Akuza për inceneratorin, Rama replikon me gazetaren: Shpifje dhe injorancë! Jeni shtuar si prurjet e plastikës

January 14, 2026
Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

Eksperti: Sulmet e Trump ishin të sakta, por ajatollahët rrëzohen nga sanksionet

January 14, 2026
Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

Sulm nga mbrojtja e Metës ndaj gjyqtares Gjoka: Akuzë për kapje dhe shantazh!

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In