• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Porsche-i që zbuloi dy italianët e akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar

by A R
01/07/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Makina Porsche që lidhet me vrasjen e Avenir Hysajt, muratorit shqiptar të ekzekutuar me armë zjarri në Shkurt të këtij viti në Bra të Italisë fqinje, duket se drejtohej nga disa persona. 34-vjeçari shqiptar të cilin të gjithë e thërrisnin Nino u ekzektua me 3 plumba në kokë dhe trupi iu hodh më pas në pyll. Mëngjesin e së martës, policia arrestoi dy italianët Nicholas Luppino, 35 vjeç, dhe Daniele Savoia, 23 vjeç, si autorë të dyshuar të vrasjes së tij.

Mediat italiane shkruajnë këtë të enjte se hetimet e karabinierëve u fokusuan pikërisht tek një makinë Porsche, që më pas çoi në arrestimet e dy të rinjvee. Hetuesit thonë se trupi i 34-vjeçarit u transportua deri në pyll, e më pas u hodh në një shkëmb nga disa metra lartësi.

Por pikërisht tek fakti që makina sportive kalonte në disa duar, po luajnë kartat e tyre avokatët mbrojtës.

“Klienti im ka një makinë të tipit Mercedez, të cilën e shkëmbente shpesh me një nga miqtë e tij, i cili ka në pronësi makinën Porsche. Shok që nuk është në hetim, por i verifikuar nga karabinierët. Natën që presupozohet se u transportua trupi i Hysaj, klienti im ia kishte dhënë makinën mikut të tij Daniele Savoia, pa e ditur se ku do të shkonte dhe se çfarë do të bënte. Ndoshta Luppino është treguar i pakujdesshëm duke ia dhënë makinën, por Savoia kishte insistuar shumë”, thekson Renato Cravero, avokati mbrojtës i Nicholas Luppino.

Në fakt duket se nga tabulatet telefonike që kanë hetuesit, dy të arrestuarit kanë shkëmbyer disa herë telefonata me njëri-tjetrin.

“Ishte ora 2 e mëngjesit”, u tha Nicholas Lupino hetuesve, “dhe unë isha në shtëpi me të fejuarën time, kur Daniele filloi të këmbëngulte për të marrë Porsche. Dukej se donte të çonte me urgjencë qenin tek veterineri”.

Kjo duket se dhe e kishte bindur Luppino-n që t’ia jepte makinën mikut të tij. Megjithatë ndryshe është versioni i Daniele Savoia.

“Savoia u shpjegoi hetuesve se çfarë ndodhi atë natë dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen. Ai thjeshtë e çoi makinën në vendin ku iu tha dhe nuk e dinte që në të kishte një trup të pajetë”, tha avokati i tij Patrizio D’Agata. Hetime vrasjen e të riut shqiptar vijojnë ende dhe pritet që në ditët në vijim të zbardhjen detaje të tjera.

/a.r

Next Post
Nga sot, udhëto me rrjetin Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa tarifa roaming

Nga sot, udhëto me rrjetin Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa tarifa roaming

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

October 27, 2026
“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

October 27, 2026
Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

October 27, 2026
Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

October 27, 2026
Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

October 27, 2026
As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In