• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Porositi thikë online, por i ndodh e papritura. 37-vjeçari nga Patosi dënohet me 8 muaj burg pasi nuk mori leje

by Java News
13/12/2019 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërsa blerjet on-line janë kthyer në trend, rastet që nga zgjedhja e bërë në internet mund të përfundosh në burg janë të rralla. Një djalë nga Patosi është dënuar me 8 muaj burg, sepse ka blerë një biçak në Hong Kong. Vendimi është dhënë nga Gjykata e rrethit Gjyqësor në Fier më 2 dhjetor. Saimir Mitescu (Hoxhaj) i martuar me tre fëmijë, banues në lagjen ‘29 Marsi’ në Patos, tregon se nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet që kushtonte 19 dollarë dhe e porositi në ebay.

Porosia mbërriti disa javë më vonë me postë në Tiranë. 37-vjeçari njoftohet dhe shkon ta marrë. Mësohet se atje takon edhe punonjës të policisë të cilët e marrin në pyetje. Mitescu u tregon se porosinë e bërë e donte për të ndihmuar në therjen e gicave, pasi ka një stallë dhe disponon edhe licencë, e ndërsa biçakun ia kanë sekuestruar. Disa javë më pas, 37-vjeçari tregon se, policia e thërret sërish dhe e çon në gjykatë, pasi ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor. Pas disa seancave, gjykata e dënon me 8 muaj burg.

I ndodhur përballë këtij fakti, Mitescu ka edhe një apel për të gjithë ata që bëjnë blerje on-line.

“Porosita një thikë on-line, më vjen me postë. Në momentin që më vjen në postë e cilësojnë armë të ftohtë. E marrin në dorë organet kompetente dhe me lajmërojnë që është cilësuar; armë e ftohtë dhe do të gjykohesh për këtë armë. Kam bërë blerje online, por jo thika. Duke menduar se nuk do të bënte problem një biçak. Kush e mendonte se do të cilësohej si armë dhe e rrezikshme dhe të dënohesha. Më kanë dënuar me 8 muaj burg. E kam apeluar çështjen. Besoj që në Apel të ma ulin si vendim ose…se di. Dua t’ju bëj thirrje njerëzve që të kenë kujdes se çfarë porosisin në internet. Mund të përfundojnë në burg për diçka që cilësohet e rrezikshme, që mund të jetë dhe antike. Ata më thonë se duhet të kisha marrë leje nga kompetentët. Se kam ditur në fillim. Pasi nisi gjyqi shkova dhe u interesova me pas kësaj del se nuk kam nevojë për leje që të blejë një biçak”, tha Mitescu.

Mbi Mitescun rëndon vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vendimin e gjykatës së Fierit Mitescu e ka apeluar dhe pret që drejtësia të veprojë. /e.s/

Next Post
Luhet derbi Partizani-Tirana në “Air Albania”, shënohen 2 gola për 2 minuta

Luhet derbi Partizani-Tirana në “Air Albania”, shënohen 2 gola për 2 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In