• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Porositësi i vrasjeve/ Erion Alibej ‘kyç’ gojën para hetuesve, i dyshuari kryesor mohon përfshirjen në ekzekutimet që tronditën Elbasanin

by Java News
19/09/2020 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka refuzuar të përgjigjet. 34-vjeçari nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë,duke refuzuar që t’u përgjigjet akuzave.

Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e  arrestuan ditën e djeshme duke caktuar më pas masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Report Tv mëson nga burime të sigurta se ndaj 34-vjeçarit, ka prova të forta dhe të dokumentuara se ai ka dhënë urdhrin dhe ka organizuar dy vrasjet të cilat ndodhën në një hark kohor brenda 9 ditësh të dy shokëve. Hetimet për zbardhjen e këtyre vrasjeve kanë zgjatur për rreth 2 muaj. Ka dyshime se 34-vjeçari është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale, më e fundit ajo e ekzekutimit të Bujar Çelës (vëllai të Talo Çelës) megjithatë për këtë vijojnë hetimet. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Alibej është “truri” i 2 vrasjeve, megjithatë ekzekutimi është bërë nga dy të tjerë, më konkretisht Euglen Halili së bashku me Xhuljano Hoxhën, (të dy në burg). Euglen Halili është i penduari i drejtësisë, i cili ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe ka zbardhur të gjithë vrasjen e Runajt, mik me Emiljano Ramazanin. Ai është shprehur se ka kryer vrasjen për të cilën është paguar disa mijëra euro. Halili dhe Runaj kanë konsumuar së bashku kokainë dhe më pas janë nisur në drejtim të varrezave të qytetit. Udhëtimi është kryer me një motor, ku më pas Halili e ka qëlluar me thikë rreth 26 herë. Njollat e gjakut në motorin e Halilit, kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, Halili ka luajtur dhe një rol të rëndësishëm në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili e ka vëzhguar dhe ka informuar vrasësit për vendndodhjen e tij, i cili mbeti i vrarë me 5 plumba një javë para se të ekzekutohej Runaj.

Viktimat Regis Runaj dhe Emiljano Ramazni dhe i arrestuari si porositës Erion Alibej

g.kosovari

Next Post
SHTYP I KONTROLLUAR NE SHQIPERI?! SHIKONI FAQET E PARA TE GAZETAVE TE SOTME!!!

SHTYP I KONTROLLUAR NE SHQIPERI?! SHIKONI FAQET E PARA TE GAZETAVE TE SOTME!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In