• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porosisni shumë kokoshka, se do shihni gallatë

by Alfred Peza
24/03/2021 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Edhe pak orë na ndajnë nga 25 marsi, dita kur nis zyrtarisht, gara për zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të vitit 2021. Këto janë zgjedhjet e 10-ta për pushtetin legjislativ, në këto 30 vite të historisë sonë post-komuniste, prej nga buron mazhoranca qeverisëse e vendit.

Në këto tri dekada të demokracisë pluraliste, mrekullia e lirisë ka sjellë ndryshime rrënjësore social ekonomike, por edhe një luftë mes kulturës neotomane dhe asaj perendimore të popullsisë. Jemi bërë çdo ditë e më shumë, pjesë integrale e një botë të hapur pa kufij, duke vijuar të qëndrojmë brenda vendit një shoqëri ende e mbyllur.

Edi Rama ia doli që të bëhet kryeministri i parë që arrin të drejtojë një qeveri të majtë, jo vetëm për një mandat të plotë, por edhe për dy mandate 4-vjeçare njëra pas tjetrës. Duke barazuar në këtë mënyrë, rekordin e deritanishëm të shënuar nga kryetari i PD Sali Berisha, që qeverisi për 8 vjet me radhë, nga viti 2005 deri më 2013.

Ndryshe nga paraardhësi i tij në krye të PS Fatos Nano, që u bë kryeministër disa herë në shumë mandate, Edi Rama vijon pa ndërprerje në të njëjtin poltron, duke kërkuar të qëndrojë për të tretën herë radhazi. Nëse ia del ky do të ishte një rekord i ri, që prish kësisoj edhe 24 vitet e një cikli të pandërprerë, për ndryshimin e pushtetit nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas, çdo 8 vite në Shqipëri. Një cikël që ka krijuarnga njëra anë stabilitet demokratik për vendin, por edhe stanjacionin kënetor të elitës politike, e cila nuk do që të largohet me vullnetin e saj.

Ndryshe nga sa më parë, për shkak të ligjit të ri zgjedhor, qytetarët shqiptarë do të kenë të drejtën jo vetëm të një, por të dy votave. Njëra shkon për partinë apo koalicionin parazgjedhor që ata dëshirojnë dhe tjetra, për njërin/ën nga kandidatët/et për deputet, të listave të tyre.

Kjo fushatë është e vetmja në historinë e proceseve elektorale, që do mbahet në kushtet e një pandemie globale, për shkak të përhapjes së virusit vrasës covid-19. Përdorimi gjerësisht i teknologjive digjitale nga shumica e fashave të popullsisë dhe aktiviteti hiperaktiv i shqiptarëve në rrjetet sociale, po kompenson mungesën e takimeve masive në terren, për shkak të protokolleve që detyrojnë distancimin social.

E sigurtë është që tani, se kjo e kësaj radhe, do të jetë një nga fushatat më interesante të pas 1990. Deri tani duket se pakkush prej atyre që janë nëpër listat e kandidatëve për deputetë, e ka lexuar 100% siç duhet, sistemin e ri zgjedhor. Shumë prej atyre që deri dje, bënë gjithçka për të qenë me çdo çmim pjesë, do ta mallkojnë veten pas një muaji!

Arsyeja? Është fare e thjeshtë.

Më 26 prill në mëngjes, kur të jenë hapur kutitë e të ketë nisur numërimi, shqiptarët do fillojnë të shohin gallatë. Sepse shumica e atyre që kanë emrin në listat e votimit, e që besonin së populli i do aq shumë, do kuptojë se nuk i kanë votuar as familjarët e tyre.

Do shihni shumë politikanë, që i kanë mbajtur të gjitha postet dhe funksionet publike në këto 30 vjet, që nuk do marin dot as 30 vota. Sikundër do shihni disa nga “talentet e reja” që sot nuk ua dini as emrin, që do marin më shumë vota, se shumë ish Presidentë, ish Kryeministra, ish ministra e “senatorë” të përjetshëm të Parlamentit. Sepse ka nisur epoka e realpolitikës dhe e rankimit të gjithkujt, jo sipas mirazhit virtual, por sipas peshës reale elektorale në terren.

Nuk di të them nëse kjo e reja, është apo jo, një formulë ideale. Por është sistemi për të cilin u dakordësuan të gjitha palët, e që do ekspozojë në dritë të diellit, edhe ndriçimin e fshehtë edhe njollat e errëta të gjithkujt që do futet pas kësaj në vallen e madhe të politikës. Duke na bërë të kuptojmë se epoka e re e 30 viteve që po vjen, nuk do vetëm politikanë të klonuar, por edhe njerëz të vërtetë apo “interesantë”!

Porosisni shumë kokoshka e pizza natën e 25 prillit, sepse do të jetë një nga më interesantet, për tu ndjekur live nga kolltuku i shtëpisë përballë ekraneve të panumërta të televizioneve tona. Ndërsa për sot, ju përshëndes me këngën e Freddie Mercury; “The show must go on”!

*Nga cikli i ri: “Ditari i 25 prillit” 

Next Post
Brataj: Po shkojmë drejt përmirësimit, njerëzit duhet t’i drejtohen spitalit

Zgjerohet shtrirja gjeografike e të infektuarve në 140 fshatra e qytete, Brataj bën thirrje qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com