• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Porosia u krye”, autorët filmuan biznesmenin teksa e masakruan në sy të gruas e fëmijëve

by Aalison Pearse Stevens
12/09/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investitori amerikano- libanez ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli.

Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë për “Panorama” se ai është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë e për pasojë ka hematoma të shumta, ndërsa njërën këmbë e ka të thyer.

Kanë qenë 3 persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit, paraditen e djeshme. Ndërsa sipas dëshmisë që ai dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.

Sipas burimeve, ky veprim i kryer nga ana e autorëve tregon se ata mund të kenë qenë të porositur për sulmin nga persona të tjerë dhe filmimi u është nevojitur si provë për të treguar se porosia është kryer.

Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij.

Burimet thanë se makina ka qenë me targa italiane, të vjetra, që pas verifikimeve nuk kanë rezultuar të ketë kaluar në rrugë zyrtare kufirin shqiptare.

Targat mund të jenë të vjedhura dhe janë përdorur enkas për të kryer sulmin ndaj sipërmarrësit 55- vjeçar Fadi Mitri.

Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë për një sulm të paramenduar dhe të qëllimshëm nga ana e autorëve dhe aspak për një ngjarje aksidentale, ashtu siç u tha dy ditë më parë në njoftimin paraprak të Policisë, citohet “Panorama”. (b.an)

Next Post
Rrëfehet 73-vjeçari vrasës: Gruaja e mbushi kupën, më tradhtonte gjithmonë

Tiranë/ Gjendet trupi i masakruar i një burri, i mungojnë disa gjymtyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In