• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porosia e fundit

by Monika Stafa
17/02/2024 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Stafa

Historikisht bota është dominuar prej ëndrrave dhe projekteve për sundim global. Dikur flitej për dy kampe dhe dy lidershipe. Kishte dhe një listë të paangazhuarish apo dhe një “botë e tretë”, që gjithashtu paraqitej si model për njerëzimin. Sepse ambicia për lidership botëror është po aq e natyrshme sa çdo ambicie njerëzore për vendin e parë, çmimin e pare, medaljen e parë.

Kur “modeli i modeleve”, ikona e demokracisë autentike dhe referenca e së ardhmes së botës, shprehet përmes funksionarit të vet më të lartë diplomatik se Shqipëria nuk është një mike vetëm në kohë të mirë, ky është një vlerësim që meriton të studiohet thellë.

Dhe Blinken e pohoi këtë për vendin e shqiponjave. Për askënd tjetër. Sepse nuk janë shqiptarët zgjedhje e tyre por Shqipëria. Në fjalimin e tij ai nuk kishte më model. Në një botë të ndezur tashmë prej xhindeve, SHBA nuk janë më modeli.

Më keq akoma. Sepse kjo është një botë që ka mbetur pa model.

A ishte vallë ikje nga përgjegjësia e modelit shkurtesat në fjalimin e tij? Vetëm kur rreziqet planetare janë shumë më tepër se ato që mendojmë ndodh “largimi prej privilegjit dhe përgjegjësisë së modelit”. Rrallë herë ka ndodhur më parë të flitet kaq hapur për lënien mënjanë të ambicieve të protagonizmit.

Dhe Blinken e bëri. Në jemi miq, tha ai. I katërti në radhë që pohoi duke na përkëdhelur sedrën se aleanca jonë shkon përtej dashurisë që kemi ne për njëri -tjetrin.

Cilës përtej? Botës mes luftërave, me siguri.

Kjo ishte dhe një arsye më shumë pse sek. Blinken pati kohë të mbajë fjalim në ambasadë, të takojë Fullbright-istët, të vizitojë piramidën, etj., por jo më të takojë opozitën sic bëri herën e fundit. Për të do ishte një kohë e humbur për një kockë të fortë si ai.

Ardhja e Blinken pati dhe një qëllim tjetër. Paralajmërues gjithashtu; ju keni nevojë për mbrojtje, lufta është rrotull. Kemi hyrë apo jo ende popujt janë të pavetëdijshëm por Amerika, si modeli ende i më të fortit, duhet të jetë e pranishme ushtarakisht.

Baza e Kucovës. Në gojën e Sekretarit të Shtetit asnjë emër i përveçëm nuk hyn kollaj. Hyri Kucova, Dua Lipa, Mira dhe Edi Rama.

Të gjithë janë ‘good’, tha ai. ‘Ours’, gjithashtu

Si shkenctarja finlandeze Dr. Helena Ranta që provoi shkencërisht e para masakrat në Kosovë. Ajo shqiptoi fjalën ‘Recak’ duke i dhënë tonin sulmit të Nato-s mbi Serbinë. Dhe e përdori Clinton menjëherë.

Sepse ai që don vend për të instaluar armë ka besim tek ti. Të dish emrin e një vendi thuajse të panjohur edhe për vetë shqiptarët, si Kucova dhe ta përmendësh në konfererencë shtypi do të thotë se unë kam ardhur për të.

Amerika don ata shqiptarë që e duan. Jo të tjerë.

Sot Kosova feston pavarësinë por dy ditë më parë kur sek. Blinken ishte në Tiranë ajo ishte gati- gati si non grata. Albini ta ketë fajin?! Absolutisht po. Kokëkullë, e quajtën. Kush? Amerikanët? Nuk u shqiptua gjë por u dëgjua po se po.

Sa i takon pjesës tjetër në Kosovë t’i thërresin mendjes, tha ai. Bush në bulevardin e Tiranës, atëkohë shqiptoi me zemër se ‘Time is noë” për pavarësinë e Kosovës. Sot gjërat kanë ndryshuar por nuk është se na e ka bota fajin. Për këtë arsye Blinken, tha tjetër gjë. Ai na bëri të ditur se ka dy politika e dy diplomaci për shqiptarët.

Shkurt aleati që nuk të dëgjon nuk është më aleat. Në Kosovë qëndrojmë thjesht për interesat tona, mërmëriti ai.

Nuk duhet ta heqim nga mendja se në kohën kur Rama dhe Blinken dolën në konferencë shtypi në ish -Sheraton ishte pritja për festën e pavarësisë së Kosovës.

Dhe aty ishte aspak një atmosferë feste. Të gjithë me celularë në dorë. Si një grup të rinjsh rreth Tik-Tok-ut. Shkoi Begaj dhe mbajti një fjalim. Krejt rutinë. Por duket se Blinken e kishte takuar për një porosi që Begaj e tha si të vetën; mos cënoni partnership-in me aleatët.

SHBA të gjitha porositë e drejtëpërdrejta për Kosovën i ka dhënë nga Tirana: Bush, Clinton, Blinken. Ka kjo një kuptim?

Është në filizofinë amerikane shprehja; qëndro besnik të të dua. Ndoshta nuk është rasti për ta cituar por një president amerikan pat thënë njëherë për Daniel Ortegën, presidentin e Nikaraguas, ne e dimë se ai është një qen, por si qen është një besnik i yni.

Next Post
FOTO/ Jetonin në një “varr” për të qenë më pranë Zotit, largohen me forcë familjet

FOTO/ Jetonin në një “varr” për të qenë më pranë Zotit, largohen me forcë familjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com