Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko fton kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, që të shohë nga afër se çfarë po ndodh në Ukrainë.
“Miku im shumë i mirë i Ukrainës, Joe Biden, lideri i botës globale, i cili demonstron tani lidershipin, pse nuk vjen për ta vizituar këtë vend javën e ardhshme si një simbol i solidaritetit. Ky do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë se e gjithë bota është bashkë me ne kundër Rusisë”, u shpreh Poroshenko.
Biden pritet të udhëtojë javën e ardhshme në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 24 mars.
Ndërsa e cilësoi Vladimir Putin një “maniak të çmendur”, Poroshenko bëri thirrje për rritjen e sanksioneve kundër Rusisë.
/a.r