Një studim ka treguar se shumë persona në Itali bien pre abuzime online dhe e shohin vetën të abonuar në faqe pornografike, bastesh apo horoskopi. Kjo sipas ekspertëve italiane sjell një humbje prej 8 milione euro. Në bazë të një studimi të bërë për 400 mijë karta sim aktive, shumë prej tyre kanë rënë pre e mashtrimit. Mashtrime që lidhen me biletat, abonime të horoskopit apo shërbime të ndryshme
Në mesin 840 nëpunësve civilë të cilët kanë aktivizuar abonimin për “Sexyland” në shërbimin e telefonit, të paguara me paratë e italianëve, ekziston dikush që e ka bërë atë gabimisht. Dhe jemi të të sigurt se në mesin e 665 zyrtarëve, këshilltarëve dhe krerët e shtetit të cilët janë abonentë të “porn Erasmus”, ka vetëm ata që janë viktimë e një mashtrimi.
Ndërsa në qoftë se ne do të shkojmë të kërkojmë në mesin e 564 abonimeve të aktivizuara në mes të prillit dhe qershorit të këtij viti në “Video hard”, të 12.000 abonimeve të “Serie A”, 630 në “numëro yjet” dhe 260 në “Gati për tavolinë “, do të kuptojmë se siguri se shumë njerëz nuk e dijnë se i paguajnë këto shërbime dhe se i kanë në faturat e tyre.











