• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Popullsia në pikiatë/ Zbuloni 8 qarqet e vendit ku vdekjet ishin më të larta se lindjet

by Java News
26/02/2021 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim të numrit të popullsisë në shumicën e qarqeve të vendit.

Tendenca negative është përkeqësuar nga pandemia Covid-19, ku nga 12 qarqe gjithsej vetëm në katër prej tyre shtesa natyrore e popullsisë ishte më rritje (lindjet më të larta se vdekjet) ndërsa në 8 të tjera vdekjet ishin më të larta se lindjet.

Sipas të dhënave të INSTAT Tirana ishte qarku me shtesën më të lartë natyrore të popullsisë me 2020, ku numri i lindjeve ishte 2258 persona më i lartë se i vdekjeve. Ndërsa në krahun tjetër Korça ishte qarku që shënoi rënien më të madhe të shtesës natyrore të popullsisë, ku numri i vdekjeve gjatë vitit 2020 ishte 883 më i lartë se i lindjeve.

Tirana, Dibra, Durrësi dhe Kukësi ishin të vetmet në vend me rritje natyrorë të popullsisë, ndërsa Elbasani, Lezha, Berati, Gjirokastra, Shkodra, Vlora, Fieri dhe Korça që të gjitha shënuan rënie natyrore të popullsisë më 2020.

Shtesa natyrore e popullsisë po përkeqësohet vit pas viti, por pandemia Covid-19 e përkeqësoi edhe më tej gjatë vitit 2020, pasi vdekjet në shkallë vendi u rriten me rreth 26%, teksa lindjet shënuan rënie me 1.7%.

Gjatë vitit 2019, shtesa natyrore ishte vetëm 6624 persona, kundrejt vetëm 470 personave më 2020. Në vitin 1990, shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit, ose gati 137 herë më e lartë se në vitin 2019.

Në vitin 1990 kishim 82 mijë lindje kundrejt 28 mijë lindje në vitin 2010, ose gati tre herë më pak se para tre dekadash.

Në vitin 1990 kishim 18 mijë vdekje në vit, ndërsa në vitin 2019 janë shënuar mbi 27.6 mijë vdekje në vit, kjo për shkak edhe të plakjes së popullsisë, duke pësuar një rritje me 20% në raport me vitin 1990.

Demografët lajmërojnë se rënia e numrit të lindjeve është një element i rrezikshëm për rënien e popullsisë dhe i parikuperueshëm, pasi për rënien e popullsisë për shkak të emigracionit edhe mund të ketë shpresë për rikuperim.

Zhvillimet demografike në realitet janë shumë më negative se projeksionet e popullsisë që ka publikuar INSTAT për periudhën 2019-2023. INSTAT parashikonte që shtesa natyrore e popullsisë të ishte mbi 3200 persona në vitin 2031, por ende 10 vite larg këtij targeti shtesa natyrore ishte vetëm 470 persona.

Në vitin 2011, Shqipëria ishte një vend ku kishte më shumë burra se sa gra. Kjo tashmë ka ndryshuar në vitin 2019, pasi në Shqipëri raporti gjinor qëndron në 99,8 burra për çdo 100 gra.

Sipas projeksioneve të përditësuara, raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra. Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha medianë e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031. Ky proces i plakjes shoqërohet me rritjen e shpejtë të koeficientit të varësisë të te moshuarve nga rreth 20,5 të moshuar për 100 persona në moshë pune në vitin 2019, në rreth 35,0 të moshuar për çdo 100 persona në moshë pune./Monitor

g.kosovari

Next Post
“Po Tiren e ke lënë në vijën e dytë?”, Rama ia kthen komentuesit: Është në burg, aty do shkojë kushdo që bën poshtërsi

“S’i bie dot gomarit i bie samarit”! Rama i kthehet qytetarit: Si hahet pica me maskë? Nëse e di, ndaje me ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In