• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Populli po trajtohet si defiçent!”/ Referendumet, Sejamini ‘përplaset’ me Lapajn: Nuk je i përgatitur!

by A R
06/10/2023 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” thotë se do të kthejë referendumet që shqiptarët të vendosin për demokratizimin e jetës politike në vend. Drejtuesi i saj, Adriatik Lapaj, ndërsa mbronte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, idenë e referendumeve për të zgjidhur problemet që shqetësojnë qytetarët, debatoi me të ftuarit lidhur me efektshmërinë e këtij propozimi.

Debati në studio      

Ylli Rakipi: Ju këmbëngulni që duhen bërë referendume në vendin tonë. Këtë e ka bërë edhe partia e Ilir Metës, edhe Lulzim Basha, edhe Nisma Thurje. Pra është propozim i vjetër që e bëjnë të gjithë. Ju si do ta arrini këtë sepse deri tani të gjitha forcat e opozitës nuk e kanë arritur dhe ndoshta nuk e kanë dashur.

Adriatik Lapaj: Jam dakord me këtë.

Neritan Sejamini: Dua të bëj një sqarim këtu. Ka një ligj në Kuvend për referendumet në 2020, që nuk u shqyrtua dhe u rrëzua automatikisht. Është një ligj tjetër i paraqitur në verën e 2022 nga deputeti Dashamir Shehi që është në procedurë parlamentare. Ju e mbështesni këtë ligj?

Adriatik Lapaj: Absolutisht po.

Neritan Sejamini: Pra kjo është futur në rrugën e zgjidhjes.

Adriatik Lapaj: Jo nuk është futur sepse është procedurë. Duhet presion i madh popullor për ta futur, kaluar në seancë dhe për ta miratuar.

Neritan Sejamini: Po pse nuk e mbështesni publikisht z. Shehi?

Adriatik Lapaj: Po, këdo, edhe atë që përfaqëson një nga njerëzit që respektoj më shumë.

Ylli Rakipi: Ky referendumi, çfarë do të ndryshojë në jetën e njerëzve, se nëse këtu vidhen zgjedhjet gjithmonë, këtu vidhet edhe referendumi…? E fundit që nuk është vjedhur në Shqipëri është referendumi i vitit 1994 i Sali Berishës, pastaj çdo gjë filloi të vidhej. Tani e bën referendumin ky që është dhe e vjedh prapë. Çfarë realizuam? Përqindjet i cakton lideri, kaq Lapaj, kaq Doktori, kaq unë, që i merr përherë lideri.

Adriatik Lapaj: Ai qytetari aty te zona e vet ka një pyll me pemë dhe një lum të lugina. Vijnë kodoshët e Tiranë dhe ja vënë syrin dhe thonë se ky lumi do të futet në tuba, ndërkohë që është një përrua. Këta banorët e zonës këtu që kanë bagëtitë, u vijnë nja dy turistë, kanë bujqësinë dhe gjithë jeta e tyre rrotullohet aty, sot nuk kanë asgjë në dorë dhe rrinë e bëjnë sehir se si lumi hyn në tub. Po të kemi një ligj për referendumet, ky vendim i qeverisë apo bashkisë, kalon në votë, në demokracinë e drejtpërdrejtë dhe qytetarët vendosin që të mos e lejojnë. Sot, me mënyrën siç është, ai ta fut në tuba, dhe të thotë që pas katër viteve ti votojë këtë dhe rrëzoje.

Ylli Rakipi: Ja e zëmë s filloi fushata për referendumin. Vajti lideri, vjedh votat dhe fut ujin në tub. Çfarë bëre ti këtu?

Adriatik Lapaj: Mua më vjen shumë keq që populli trajtohet si defiçent, shitet e blihet kaq lirë. Dëgjo zotëri!

Ylli Rakipi: Pse s’je dakord ti?

Adriatik Lapaj: Ata lart kanë bërë pazare, më jep këtë të jap atë.

Ylli Rakipi: Ore asnjë. Është vetëm Edi Rama. Dje ia dorëzonte me një thes me miell, sot ia dorëzon me 5 thasë të konvertuar në lekë.

Neritan Sejamini: Në asnjë vend të botë nuk ka qeverisje me referendum.

Adriatik Lapaj: Ka!

Neritan Sejamini: Në atë pushtetin lokal, ai votuesi ka përfaqësuesin e vet, këshilltarin e vet dhe i këkron llogari. Ti po thua: deputetët janë qelbësira, këshilltarët bashkiakë po, do t’i futësh një referendum dhe e shuajmë sistemin politik. Ti thua qeverisje me referendum. Mos mendo se mund të bësh më shumë se një referendum në vit. Nuk bëhet refernedum për një vijë uji. Unë të sjell ty sot 30 projektligje. Çfarë do të bësh ti, 30 referendume? Të mos e ekzagjerojmë. Është gjë e mirë, por mos u shit njerëzve një metodë që nuk zbatohet askund në botë. Të lutem mos merr Zvicrën, ku referendumet kanë arsye historike dhe shumica e referendumeve nuk janë kombëtare, por lokale, kantonale. Referendumi si mjet politik është shumë i kufizuar dhe nuk i ndryshon problemet e Shqipërisë, as korrupsionin, as krimin.   Ligjin e kanë të gjithë, është pjesë e demokracisë.

Adriatik Lapaj: Vendet demokratike, 80 për qind e tyre, e kanë sot dhe e them me siguri të plotë. Është studim.

Neritan Sejamini: E ka edhe Shqipëria, është në kushtetutë.

Adriatik Lapaj: Tani vijmë kush e ka aplikuar i fundit.

Neritan Sejamini: Ti po e shet referendumin kudo dhe nuk po më jep mua një shembull.

Adriatik Lapaj: Po të shpjegoj pra.

Neritan Sejamini: Kjo tregon për mua që ti nuk je i përgatitur vetë për atë që do të thuash.

/a.r

Next Post
Bosnja rrëzon alibinë e Vuçiç: Armët e përdorura në Banjskë nuk u blenë në Tuzlla

Bosnja rrëzon alibinë e Vuçiç: Armët e përdorura në Banjskë nuk u blenë në Tuzlla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In