• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Populli opozitar ka mbetur i pa përfaqësuar, Berisha duhet të ikë”/ Analisti: PD nuk ekziston më

by Os De
11/11/2025 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ilir Yzeiri, komentoi zgjedhjet e mbajtura në 5 bashkitë të dielën. Ai tha se zgjedhjet në vend nuk janë më pjesë e demokracisë dhe nuk i shërbejnë ndërrimit të qeverisë. 

“Me keqardhje kam konstatuar që zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më pjesë e demokracisë. Nuk shërbejnë më për të ndërruar qeverinë dhe mbajtur në këmbë sistemin e demokracisë. Që në vitin 1994, pasi projekt kushtetuta u hodh për diskutim nuk e fitoi PD. Pas zgjedhjeve të ’96 kur i manipuloi PD, që nga ajo kohë nuk janë parë si mekanizëm i delegimit të pushtetit nga populli drejt qeverisë. 

Janë parë si mekanizëm për të mbajtur pushtetin ose për t’u fshehur pas pushtetit. Kjo ka ardhur edhe se ne jemi vend i vogël nuk prodhojmë dot ide si vendet e mëdha. Kemi mbetur peng të dy partive, ku partia e punës u reformua dhe solli PS, dhe fryma e mbledhur pas PD, u rrëmbye nga ish komunisti Sali Berisha dhe sot është katandisur në një çetë që nuk ka të bëjë fare me opozitën.”, u shpreh Yzeiri në Report TV. 

Sipas tij, populli opozitar nuk është i përfaqësuar pasi PD është kthyer në një “çetë” që nuk ka të bëjë me opozitën. 

Kritik u shpreh edhe ndaj partive të reja që sipas tij janë një “frymë” e Sali Berishës. Për Yzeirin PD nuk ekziston më dhe se gjithçka rrotullohet ndaj disa figurave që i shkojnë pas Sali Berishës. 

“Populli opozitar, që është i shumtë në numër, është i papërfaqësuar. Partitë e reja dalin si formacionet ilegale, që i nxjerr e njëjta kuzhinë, që është Sali Berisha, por fatkeqësi është që edhe elitat e shquara që kanë vend në jetën publike shqiptare, dhe fshihen pas Berishës. Mbajnë akoma si idhull të së djathtës ish komunistin agresiv Berisha. 

PD nuk ekziston, është poshtë në bazë, ti e shikon atë që ndodhi në Vlorë, kryetari i Këshillit Bashkiak i PD doli më vete, ka vetëm disa të deleguar nga qendra që shkojnë atje për të organizuar PD dhe që të votojnë për deputetë këta të deleguarit që janë në lista të sigurta e gjithë lufta bëhet për të mbajtur 35 deputetë të punësuar këtu në Tiranë që nuk kanë për qëllim të organizojnë PD dhe të hapen. 

Që të dalë një figurë e re duhet të ikë Berisha. Jo Basha ishte gati për të fituar, mori 680 mijë vota dhe e humbi për shkak të aleancës së gabuar me LSI në Berat, që humbi 70 mijë vota. Nuk diti të llogarite mirë lojën e koalicioneve. Nëse PD do të vazhdonte me atë frymë, pas asaj u kantandis në 400 mijë. Sot kemi këtë gjendje të popullit opozitar që është i papërfaqësuar.”, shtoi Yzeiri. 

 

Next Post
Atentati afër aeroportit të Rinasit, Tedi Blushi: Krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit!

Atentati afër aeroportit të Rinasit, Tedi Blushi: Krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 months ago

    Si mendoni ju,largohen komunistat,nga detyra e tyre,qe eshte shkatrrimi i plot,i vendit e i popullit,komunisti eshte ortake me edvinin.Kta te dy jane te njejtit,antishqiptare te betuar,kundra interesave Kombtare,shkatrrimi i partive,e i vendit,vjedhja e parave,e pasurive.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

February 25, 2026
“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

February 25, 2026
Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In