• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Populli i lodhur me votimet, politika e ngopur me qeverisjen

by Ben Andoni
16/10/2022 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shifrat nuk të lenë të gabosh shumë. Përqindja e pjesëmarrjes së votuesve në votimet e fundit të vitit 2021 ishte vetëm 46.29 %. Paçka fushatave të zgjedhura të partive, risitë e komunikimit dhe një angazhimi total ndaj kryeministrit aktual, shumatorja e pjesëmarrjes nuk e kalon dot 50%. Vetëm në zgjedhjet që shënuan rotacionin në vitin 2013, pjesëmarrja shkoi në 53.47 % të votuesve dhe një palë zgjedhje më parë më 2009, kur pjesëmarrja me shumë vështirësi kapi shifrën 50.52%. Në të gjithë proceset e tjera të 20 viteve të fundit, pjesëmarrja ka qenë poshtë nivelit të 50%. Që në mënyrë simbolike do të thotë se: shqiptarët drejtohen nga qeveria e dalë nga një parlament që e voton më pak se gjysma e popullsisë. Në rastin më të mirë vetëm gjysma e saj. Përjashtimi më i madh ishte viti 2019 në zgjedhjet lokale, kur rezultati i pjesëmarrjes ishte sa 22.26 % e zgjedhësve në listë, për shkak të bojkotit opozitar.

Megjithë teoritë e ndryshme, ofruar nga partitë për mungesën e pjesëmarrjes, ku mbizotëron akuza e opozitës për maxhorancën dhe e këtyre të fundit për dezinformimin nga kolegët e tyre, një e vërtetë tashmë si emërues i përbashkët e mbledh të gjithë Ballkanin: publiku i beson gjithnjë e më pak politikanëve të vendit. Dhe, e vërteta e pjesëmarrjes është pasqyra ku mund të shikosh angazhimin e publikut dhe nga ana tjetër arsyen e ikjes masive. Kur e shikon raportin e votuesve të regjistruar me ata që dalin për të votuar trembesh për realitetin që po kalon demokracia përmes zgjedhjeve në vend dhe pothuaj në të gjithë arealin ballkanik.

Dështimi për të futur  në matricën e zgjedhjeve dhe votuesin e emigracionit, por më shumë se kaq pamundësinë e politikanëve për të treguar diçka ndryshe, ka treguar realisht se Shqipërisë i mungon projekti që mund t’i çojë peshë votuesit për pjesëmarrje, lidhur më së shumti me projeksionin e brezit të ri, lindur pas viteve ’90 dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi për qasje të reja. Rasti i Kosovës me “Vetëvendosjen” dhe sidomos i Bullgarisë (por edhe ky dështoi deri diku) japin deri diku shpresë.

Gjithsesi, për shkak të krizës shkaktuar nga lufta në Ukrainë, tashmë opozita ka një armë të madhe në duar që po mundohet ta mbajë fort, por pa ditur ta shpjegojë pse dhe si do ta përdorë. Tashmë, shqiptarët janë të lodhur me kinse ndryshimin e status quo-së, që lidhet vetëm me Ramën, ndaj objektivat e bërjes politikë janë të mbetura vetëm tek pasiguria që vjen nga lufta, çmimet e larta etj. Në këtë qerthull, nuk është e qartë se çfarë lloj qeverie kërkon votuesi, ashtu si nuk kuptohet realisht se çfarë duan të ofrojnë politikanët e opozitës për t’i mbushur mendjen publikut përveç se duhet ndryshuar medoemos dhe pse duhet flakur ky regjim anti…. I sheh kaq të plotësuar politikanët me retorikën e tyre dhe sidomos me këtë gjendje sa duket se gjërat janë fare mirë. Kuptohet për ta. Që do të thotë se ngopja e tyre edhe me këtë pushtet aktiv ose pasiv është i mjaftë.

Rasti më i ngjashëm me Shqipërinë është Bullgaria, ku të dhënat e publikuara për regjistrimin e popullsisë, realizuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2021 referoi për pak më shumë se 6.5 milionë banorë, kurse në disa rajone të Bullgarisë vërehej një shpopullim serioz. Ashtu si në fakt, po ndodh në të gjithë Evropën Juglindore dhe jo vetëm. Vetëm në 10 vjet popullsia e Bullgarisë u ul me 11.5 për qind, referohet nga Radio Bullgaria. Njësoj siç po ndodh edhe në Shqipëri, ku INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve, referuar Monitor.

Ndërkohë që një problem tjetër po del në skenë dhe ky nuk lidhet vetëm me listat zgjedhore por edhe me shpërpjesëtimin e madh të peshës së votave për përfaqësuesit e popullit në rajonet e veçanta zgjedhore në vend. Më pak fjalë, Tirana ka nevojë, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, të ketë shumë më tepër mandate, pasi edhe popullata shqiptare është e mbledhur dhe vijon të shpërngulet aty. Ndërkohë, që brezi i ri që po lind në këtë qytet ka një mentalitet dhe një ide krejt ndryshe zhvillimi nga ai që ndodh në vende të ndryshme të vendit. Ja pse ka dalë gjithnjë e më shumë e detyrueshme që Reforma Territoriale të marrë peshën e duhur, por edhe të ndajë këtë diferencë mentaliteti të kryeqytetasve me pjesën tjetër të vendit. Dhe, në fund të fundit, a është kjo votë përfaqësuese për të gjithë. Kemi frikë se jo. Në rastin bullgar trajtesa ishte jo shumë e largët: “Një brez properëndimor dhe më i ri dhe liberal që voton ndryshe po krijon agjendën e vet këtu. Dhe nëse Sofja merr më shumë peshë, kjo do të çojë në një peshë më të madhe të votave të tyre në hartën elektorale të Bullgarisë. Mirëpo, kjo hartë duhet të pasqyrojë realitetet në mënyrë që një votë të ketë peshë të barabartë kudo”, referonte pak kohë më parë sociologu i njohur Përvan Simeonov.

Dhe, kur jemi vetëm pak para disa muajve nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, një gjë është e dukshme: A kanë besim partitë dhe a kanë vullnet të dalin me një reformë dhe me një hartë zgjedhore që t’i përgjigjet realiteteve të vendit? Mungesa e një censusi të besueshëm por edhe mos eficenca e të dhënave bën që të jemi disi të konfuzuar. Nga ana tjetër, përçarjet e frikshme te PD-ja dhe propozimi për rritjen e numrit të bashkive, kundrejt ofertës së PS-së për rrudhjen, tregon se palët janë shumë larg një logjike, që shkon te efikasiteti. Tek e fundit, partitë nuk duan më të qeverisin duke u përfshirë, ato janë më shumë të interesuar të merren me njëra-tjetrën, pasi fokusi mbetet i vogël për interesin publik dhe i lartë për mbijetesën e të njëjtëve njerëz në politikë. Tashmë duket sikur votohet vetëm për Tiranën kurse në qytetet e tjera mbeten thjesht anekse të kryeqytetit.

Ballkani perëndimor është i mbathur me problematika dhe Shqipëria, njësoj si të gjashtë vendet e tjetra, paraqet probleme qysh nga regjistrat zgjedhorë, por edhe me elementët e qeverisjes së mirë, të tilla si transparenca, llogaridhënia dhe konsultimi publik. Edhe pse këto elementë janë pjesë e retorikës së drejtuesve të bashkive, nga problematikat kupton sesa çalojnë ato nga shërbimet por edhe shumë gjëra që lidhen me komunitetet. Ndaj, në fund, votuesit e braktisin dhe janë realisht të mërzitur nga votimet, ashtu si politikanët janë “të lodhur” nga qeverisja ose më saktë nga retorika e premtimeve boshe që japin. (Homo Albanicus)

 

Next Post
Franca merr përsipër të stërvisë 2 mijë ushtarë ukrainas

Franca merr përsipër të stërvisë 2 mijë ushtarë ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In