• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Populli i 2 marsit, i marrë me qera”/ Minxhozi: Meta thotë se ndjehet si Ronaldo, por koha e tij politike ka mbaruar!

by Java News
08/02/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, drejtuesi i “Javaneës.al” Skënder Minxhozi ka folur për situatën politike në vend dhe kryesisht për sjelljen politike të Ilir Metës, Sali Berishës e  Lulzim Bashës.

Një seri procesesh vijojnë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe reagimet Kreut të Shtetit kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Për herë të parë në historinë e saj në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, brenda 30 ditëve do të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të Ilir Metës, si President i Republikës së Shqipërisë.

Minxhozi thotë se Presidenti Meta është një prej politikanëve që ndodhet më në vështirësi dhe arsyeja kryesore është se ai është jashtë kohe!

Sipas analistit, Meta ka një moshë politike që sado të përpiqet ta fshehë apo kamuflojë, ajo përsëri duket! Mixhozi thotë se janë një sërë politikanësh, ku në krye të listës janë Presidenti Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha, të cilët nuk luftojnë më kundër kundërshtarëve të tyre politikë, po kundër vetes së tyre për shkak të moshës politike!

Ilir Meta në një mënyrë apo tjetër, po merr vëmendjen e publikut me qëndrimet e tij. Çfarë mund ta quajmë këtë, protagonizëm elektoral, sjellje e detyruar për shkak të presionit apo një lojë e zakonshme e Ilir Metës për stilin e tij? Minxhozi u shpreh se “nëse do të thoja se janë të treja njëherësh, a do të ishte ezauruse si përgjigje? Unë besoj se po”.

“Janë të gjithë këto elementë që ti Denis i rendite më së miri, tha Minxhozi. Është Ilir Meta që ne njohim tashmë nëpër fushata elektorale, është Ilir Meta që njohim tashmë kur vihet nën presion, dhe nën presion është prej kohësh, është gjithashtu Ilir Meta me “piruetat” e tij të zakonshme si politikan, i cili ka dekada që e përdor këtë stil, duke gërshetuar “shkeljet” e syrit, goditjet, sulmet, tërheqjet, miqësitë, armiqësitë, shtrëngimet e duarve dhe thikat pas shpine. Ky është personazhi”.

Ndërkohë që në lidhje me situatën e vështirë në të cilën ndodhet Meta,  Minxhozi shprehet se shkaku kryesor i kësaj pozite në krizë është se Ilir Meta si politikan është jashtë kohe.

“Natyrisht Ilir Meta është një ndër politikanët më në vështirësi dhe besoj se arsyeja kryesore është se ai tashmë është jashtë kohe. Ka një moshë politike, të cilën sado ta kamuflosh, t’i bësh makiazh dhe “rimel”, sa vjen e duket më keq! Unë besoj se ka një listë politikanësh në Shqipëri, që natyrisht fillon me Berishën dhe Metën, të cilët luftojnë jo më kundër kundërshtarëve politikë, jo më kundër të huajve apo kundër akuzave që ju bëhen, po kundër moshës së tyre politike. Luftojnë kundër vetes së vet për shkak të moshës së shtyrë politike, për shkak të konsumit të skajshëm që kanë akumuluar. Nëqoftëse ka një gjë që nuk kthehet pas është koha, tha Minxhozi.

Ne të dy dhe ata që na shohin, u shpreh Minxhozi, i mbajnë mend prej dekadash këto dy personazhe nëpër ekranet e televizioneve, podiumet e fushatave apo podiumet e politikës. Kuptojmë se tashmë faktori kohë edhe për Ilir Metën edhe për  të tjerët, ka marrë një peshë që e bën atë të ndjehet keq, të acarohet, të luftojë. Të thotë se ka moshën e Kristiano Ronaldos, duke ditur fare mirë se po gënjen, premton rikthim më të fuqishëm se kurrë, kur e di fare mirë që nuk mund të rikthehet më fuqishëm si dikur”, tha Minxhozi.

I pyetur për faktin se Meta i referohet gjithnjë e më shpesh popullit të 2 marsit, duke pretenduar se populli i 2 marsit nuk është partiak, por janë ata që nuk votojnë apo pjesa gri, Minxhozi tha se Meta nuk e përfaqëson këtë popull, pasi ai e ka marrë më qera atë popull atë ditë.

“Personalisht më vjen të qesh kur Meta përmend “popullin e 2 marsit”. Populli i 2 marsit është një popull i marrë me qera nga zoti Meta, për dy orë, aq sa zgjati ai event në prag të pandemisë. Nuk besoj se Ilir Meta e përfaqëson sot atë popull sepse aty ishte e gjithë PD-ja. Ishte në një stil të gjërë përfaqësimi, nga Berisha tek Basha, duke përfshirë gjithë kryesinë e PD, deputetët dhe struktura të tjera të demokratëve.

E para, populli i dy marsit nuk është një popull i mjaftueshëm për të qene përfaqësues i gjithë shqiptarëve, sikurse Meta e përdor rëndom. Ajo ishte një masë njerëzish e cila doli atë ditë si në protestë, dhe ku LSI ishte pakica ndërsa PD shumica, e që sot nëse Meta dëshiron të jetë objektiv, do të duhet të thotë se ajo masë njerëzish duhej të ndahej më dysh, gjysma e Lulzim Bashës dhe gjysma tjetër e Sali Berishës”, tha Minxhozi.

Teksa gazetari nënvizon se tashmë Meta po i kthen reston Berishës, duke marrë hua logon e LSI që të kandidojë në zgjedhje, Minxhozi shprehet se “Shtëpia e Lirisë është një “Minotaur”, një krijese mjaft e çuditshme, ku siglat janë të Nard Ndokës dhe Kryemadhit, pra LSI dhe PDK, kurse kandidatët janë të Berishës.

Eshtë thënë se këta kandidatë janë zgjedhur në primare nga “Foltorja”, por ne të dy e besoj dhe plot të tjerë si ne, e kanë të vështirë ta besojnë që 2 parti politike të vjetra dhe me aq elektorat sa kanë, siç janë dy partitë që unë përmenda, të pranojnë që dikush tjetër t’ju zgjedhë kandidatët dhe ato t’i fusin nëpër lista pa hapur gojën. Eshtë një situatë që kap notat e humorit”.

Për analistin “këtë situatë që kemi sot, është 8 janari ai që e ka prodhuar. Ishte dita kur do laheshin hesapet, kur Tirana mbajti frymën por që në fund nuk ndodhi asgjë. Rezultati i kësaj tendosje, solli si produkt lënien në zyrë të Bashës dhe dështimin e lëvizjes së Berishës. Shikojeni Doktorin dhe lëvizjen e tij si po xhiron bosh nëpër Shqipëri”, tha Minxhozi.

Sipas Minxhozit, Basha e ka fituar lojën burokratike brenda PD, por ka humbur betejen e 6 marsit e ndoshta dhe tjetrën më pas.

“Po ta pyesësh Lulzim Bashën pse hyn tani në zgjedhje kur më 30 qershor 2019 bojkotove,  ai të thotë se tani ka amerikanët përkrah ndërsa në atë kohë ishin me Edi Ramën”, tha gazetari. Por sipas tij aleatët nuk të japin votat direkt, ndërkohë që Basha e ka të kompromentuar 6 marsin, pasi është i rrethuar nga Rama dhe Berisha dhe kur nuk fitoi kur ishin të bashkuar, jo më tani. Basha është gjithnjë pas në kohë një lëvizje pas të tjerëve.

“Lulzim Basha nuk varet nga testet politike, ai e ka kthyer qëndrimin në opozitë në një skemë jetese komode dhe shume e akuzojnë se ka ndërtuar një skemë biznesi duke mbajtur të djathtën në opozitë. Bashës i interesonte fitorja e 8 janarit, jo humbja me 6 mars, tha Minxhozi. 6 marsi është një datë e parëndësishme për të, pasi ai nuk do të fitojë, ai do thjeshtë të ketë një zyrë, u shpreh ai.

Next Post
Itali/ Goditet rrjeti i bandës me shqiptarë, gjenden 12 kg kokainë e 56 mijë euro

Itali/ Goditet rrjeti i bandës me shqiptarë, gjenden 12 kg kokainë e 56 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In