• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Populizmi në Europë si ringjallje e së shkuarës

by
29/08/2015 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Domenique Moisi

70 vjetët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore përfaqësojnë vetëm një fraksion të vogël të historisë së Europës – larg nga koha e mjaftueshme për të transformuar mënyrën sesi njerëzit e shohin veten ose shtetin e tyre. Rreziku është se 70 vjetët ishin të mjaftueshme që europianët të fillonin të harronin përse vijuan integrimin. Nëse ky është rasti, lloji i lavdisë për të shkuarën që shfaqet në Rijksmuseum-in e rinovuar është një shenjë shumë e keqe

Populizmi është në rritje kudo në Europë, ndersa njerzit te shtetet në depresion ekonomik dhe ato në begati po bëhen gjithnjë e më të zemëruar me elitat e tyre politike. Por populistët kanë pak gjasa të marrin kontrollin e ndonjë qeverie europiane në të ardhmen e afërt, edhe aty ku rreziku aktual duket më i lartë, në shtete si Hungaria, Greqia dhe Franca. Shumica e votuesve, të nxitur nga frika ose mendimi praktik, nuk kanë vullnet të pranojnë perspektivën e izolimit nga pjesa tjetër e Europës.

Por kjo nuk do të thotë se Bashkimi Europian është i sigurt nga forcat përçarëse. Përkundrazi, kthimi i nacionalizmit, edhe në vendet që ndërtuan thelbin e BE-së më shumë se 60 vjet më parë, përfaqëson një rrezik më pak spektakolar por më gërryes për unitetin europian.

Ky trend ishte i dukshëm javën e shkuar gjatë një vizite në Holandë, një nga gjashtë firmëtaret origjinale të Traktatit të Romës. Në udhëtimin tim, vizitova Rijksmuseum, i cili u rihap në vitin 2013, pasi një rinovimi prej një dekade. Ndërtesa e mëparshme, e vjetër dhe dalë mode, ishte një tribut i tërheqjes universale nga piktorët e mëdhenj të vendit si Rembrandi dhe Vermeer; ishte një festim perfekt i dritës dhe familjes.

Rijksmuseum-i i ri, pavarësisht se është një rimishërim i suksesshëm dhe i mrekullueshëm, përcjell një mesazh shumë të ndryshëm, duke i shërbyer më tepër artit dhe historisë holandeze. Një dhomë i është përkushtuar fuqisë detare të Shteteve të Ulëta në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmblëdhjetë, kur nën komandën e Admiral Michiel de Ruyter, Holanda e sapoçliruar ishte në gjendje të mundte në det francezët, spanjollë, e madje dhe britanikët.

Një dhomë tjetër, quajtur “Vaterlo”, thekson mundjen e Napoleonit në atë që ishte atëherë tokë holandeze. Ka në qendër një pikturë shumë të madhe, restauruar me donacionet e qytetarëve holandezë, që nderon Dukën e Uellingtonit, si dhe rolin e Uilliam Oranxhit, mbretit të ardhshëm të Holandës në betejë.

Sigurisht, nuk mund ta kuptoj dhomën e Vaterlos jashtë sensit të shovinizmit francez. Napoleoni ishte një despot, i cili kreu luftëra të padobishme dhe të tepërta nga Spanja në Rusi. Mundja e tij nuk ishte tragjedi, më e pakta që mund të thuhet.

Por në Rijksmuseum-in e vjetër, nuk duhej dhomë për të festuar mundjen. Psikika kolektive e holandezëve nuk kishte nevojë për një kujtesë të kontributit të vendit të tyre në rënien e Napoleonit, që çoi në rimarrjen e pavarësisë dhe brenda një periudhe të shkurtër, në kontrollin e tyre mbi Belgjikën e sotme.

Në vitet e fundit – gjatë dekadës që nga refuzimi i tyre spaktakolar i një traktati që krijon një kushtetutë të BE-së – holandezët kanë ndjerë nevojën për të nderuar lavdinë e shkuar në mënyrën më tradicionale. Ata, si europianët e tjerë, po bëjnë thirrje te e shkuara për të kompensuar zhgënjimin dhe zemërimin e të tashmes dhe pasigurinë e së ardhmes.

Gjashtë vite më parë, një kthim te e shkuara ishte pikërisht ajo që po shmangnin shtetet europiane. Ata nuk i ngritën lavde betejave historike, sepse mund t’i shihnin rrënojat e tyre përreth – imazhe që i frymëzuan të ndërtonin një të ardhme komplet tjetër. Duke kapërcyer sovranitetin kombëtar, ata shpresuan të mbronin veten nga rikthimi i konfliktit dhe shkatërrimit.

Në fakt, krenaria e identitetit kombëtar të dikujt nuk është në vetvete e keqe. Përkundrazi, në një Europë të përbërë nga kombe të ndryshme, besimi në identitetin e vet është një kusht paraprak për të plotësuar integrim ekonomik dhe politik. Për të qenë një europian krenar, dikush duhet të jetë një polak, gjerman apo spanjoll krenar.

Por çfarë ndodh kur krenaria kombëtare ndodh në një kohë të dyshimit të thellë, madje ekzistencial, rreth vlerave të Europës? Ndërsa shumica e europianëve kuptojnë se shtetet e tyre nuk mund t’i zgjidhin sfidat me të cilat përballen vetëm, ata po humbin besimin se Europa është përgjigjja. Në fund të fundit, përtej sfidave të qëndrueshme ekonomike, BE-ja e ka provuar veten të paaftë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për krizën në përshkallëzim të refugjatëve që është koherente dhe konform vlerave europiane.

BE-ja nuk është në thelb e paaftë të zgjidhë këto sfida. Problemi është se atë që ka nevojë BE – më tepër integrim – nuk mund ta mbështesin europianët e tjerë. Duket sikur vetëm një kërcënim i menjëhershëm, si lufta me Rusinë, do t’i nxisë ata t’i japin më tepër pushtet institucioneve të BE në të cilët e kanë humbur besimin.

70 vjetët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore përfaqësojnë vetëm një fraksion të vogël të historisë së Europës – larg nga koha e mjaftueshme për të transformuar mënyrën sesi njerëzit e shohin veten ose shtetin e tyre. Rreziku është se 70 vjetët ishin të mjaftueshme që europianët të fillonin të harronin përse vijuan integrimin. Nëse ky është rasti, lloji i lavdisë për të shkuarën që shfaqet në Rijksmuseum-in e rinovuar është një shenjë shumë e keqe.

Autori i librit te botuar ne shqip “gjeografia e emocioneve” shkrimi i pergatitur nga Project Syndicate-BIRN

Next Post

U vdiq punëtori, arrestohen pronari dhe përgjegjësi i firmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In