• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Populizmi ia doli në Shqipëri?!

by Ben Andoni
29/10/2025 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Demokracia e ka ulur kokën prej kohësh në familjen e vendeve demokratike, kurse artikulimi i saj po bëhet patetik sepse edhe ata që janë më të flakët pro saj, e kuptojnë qartë se sot është bërë një realitet i hidhur, ndërsa Populizmi përndryshe po merr terren dhe madje respekt. Filozofi Jan-Werner Müller, përmes librit “What is Populism” (Çfarë është Populizmi”, e ka sqaruar Populizmin me një metaforë: “Efekti i përhershëm në hije i demokracisë përfaqësuese”.

Dallimet më të mëdha mes Demokracisë dhe Populizmit qëndrojnë në faktin se Demokracia e respekton shumicën përmes delegimit të pushtetit tek të zgjedhurit edhe pse aktet e këtyre të fundit shpesh s’janë në pritshmëritë e duhura, kurse Populizmi mëton se çdo veprim i qeverisë që ka në thelb deklarata alla populiste nuk mund të kundërshtohet sepse “populli” ka vendosur. Ka sot Populistë që nuk fshihen më, kurse argumentet e tyre “të drejta” të lenë pa tekst për vërtetësinë e hidhur, si edhe për rrugën e paqëndrueshme që na pret. Bepe Grillo dhe Matteo Salvini në Itali nuk i tremben as mbrojtjes direkt të Populizmit: “Unë them të vërtetën dhe ata më quajnë fashist, racist, një populist të shëmtuar, të ndyrë, të keq, ksenofob”, thoshte në një intervistë Salvini. Republikanët në Amerikë janë mirëfilli tashmë populistë dhe për këtë nuk kanë nevojë fare të fshihen. Presidenti Trump nuk njeh më asnjë kufi normal, sa i përket përballjes me demokracinë. Korrupsioni dhe dekadenca e liberalizimit, përfaqësuar nga Demokratët e Biden, i dha bajagi karburantin e duhur. Timothy Snyder, historiani dhe publicisti amerikan, i cili apeloi shumë trendin në kohën e Trump-1, e përshkroi të gjithë këtë rrugë të degradimit të Demokracisë në 21 leksione të hapura, duke sqaruar se kjo kohë po sjell hidhësinë e viteve ’30, situata para kasaphanës së Luftës së Dytë të Madhe.

Shqipëria jonë po e përball Populizmin në çdo moment, qysh nga retorika e z. Rama sa i përket mbështetjes dhe shfrytëzimit të zërit të masave dhe njësoj sesi prej javësh pa fund Berisha po i drejtohet njerëzve (nuk po trajtojmë kohën kur ishte në pushtet). Dhe, ka një të vërtetë të hidhur këtu: Gjendja në Shqipëri është problematike dhe ikja pakthim e njerëzve po kthehet në traumatike. Së fundmi, Berisha po shfrytëzon gjetjet e ardhura prej raportit të vonuar të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e përgjithshme, ku u evidentuan një mal problemesh. Vecc të tjerave, pasoja po sjell edhe problemin tjetër: Pak zëra tek PD-ja mund të artikulojnë se koha e Berishës në krye të PD-së ka mbaruar, kur ai diskursin e vet e ka shkrirë me shqetësimin “popullor” të ndryshimit. Jo më kot, kundërshtarët më të mëdhenj përgjatë viteve janë kthyer gjithnjë, kurse të sotmit e Demokratëve vazhdojnë të thonë se pa Berishën në krye nuk mundet! Tek kundërshtarët, PS-ja, kori është i pandërprerë: Kush fiton atij i takon të qëndrojë në pushtet…Dhe, Rama i përmbush të gjitha pritshmëritë e strukturës partiake monolite dhe të bindur që ka ngritur dhe administratës, e cila është kthyer në një armatë heshtake që ia jep votat për çdo gjë të tij.

Teorikisht, Populizmi lidhet me një ideologji të sofistikuar që e ndan shoqërinë në “njerëzit e pastër” dhe “elitën e korruptuar”. Artikulimi i populistëve është si gjithnjë: Politika është shprehje e vullnetit të përgjithshëm të popullit. Në të gjitha aktivitetet dhe asambletë me PS-në, Rama ka folur vetëm me një populizëm, i cili i bën gati inekzistente institucionet. Rama e nxorri me ndihmën e “shqetësimit popullor” listën e burokratëve të niveleve të ndryshme që kanë krijuar shqetësime dhe që për shkak të vertikalitetit të pushtetit, njerëzit i denoncojnë direkt tek ai. Kryetari i qeverisë duket se është i kënaqur që shqetësimet shkojnë direkt drejt tij dhe media është shumë e dhënë për shkak të efektit dhe klikimeve të tregojë sesi shqetësimet e të thjeshtëve i dëgjon vetëm Rama. Atë që bëri në verë me kërkesën (lexo urdhrat për dorëheqje) ishte e paparë. Nga ana tjetër, dialogu dhe atributet në institucione, si edhe përfshirja e Shoqërisë Civile nuk bën më punë, sepse ato janë pjesë e elitave. Zërin e Popullit e ndih vetëm Rama. Një paralelizëm i frikshëm deri me komunizmin. Paradoksalisht, Institucionet e liberal-demokracisë, nuk janë më të dobishme. Shto pastaj etiketimin e zakonshëm që i përcillet medias: Kazan. Pa asnjë mëdyshje: Populizmi në Shqipëri po e sfidon hidhur demokracinë e brishtë të vendit.

Në realitet, institucionet tek ne kanë pabesueshmëri dhe kjo nuk do shumë gjykim. Të  mendosh stoqet e dosjeve të Drejtësisë, problemet dhe korrupsionin e Kadastrës, problemet e punësimit, ato që lidhen me bizneset e vogla, e shumë të tjera, e kupton sesa vështirë është me autoritetet. Nuk është nevoja si shembull për krerët e socialistëve që po shkojnë si në procesion të SPAK-u, por më shumë se kaq shpërdorimi i institucioneve prej tyre, ku besimi mbetet në nivele fare të ulëta.

Ndërkohë përçarja në vend që vjen qysh nga mungesa e besimit në parlament është më shumë se e hidhur. Retorika populiste: “Ne” dhe “ata” është e qartë kudo. PD nuk erdhi së fundmi te mitingu i UÇK-së në Tiranë vetëm se iu duk se Rama krijoi të gjitha kushtet dhe do merrte protagonizmin, edhe pse ky i fundit nuk mori pjesë. Njerëzit e PS-së s’dalin përballë PD në asnjë emision televiziv dhe nuk shfaqen madje as në debatet që kërkohen moralisht për zgjedhje. Aq e hidhur është kjo, saqë duke shfrytëzuar retorikën nacionaliste-populiste, PD-ja e Djathtë shkon me Kurtin e VV së Majtë vetëm se ai shkon keq me Ramën. Media, ku realiteti është më i hidhur, shpesh manipulohet për të përhapur dezinformata, thjesht për të amplifikuar emocionet e publikut dhe për ta kontrolluar diskursin publik. Pakkujt i bën përshtypje se po bllokohet rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian, pasi politikat populiste shpesh bien ndesh me vlerat dhe standardet e BE-së, e megjithatë demokracia shqiptare e ka treguar se ka jashtëzakonisht probleme. Sërish, në ndihmë na vjen filozofi gjerman Jan-Ëerner Müller që në librin e tij e shpjegon shkuarjen drejt Populizmit me pak cinizëm, tek “premtimet e papërmbushura të demokracisë” që “thjesht nuk mund të përmbushen”. Ndërsa e shpjegon edhe më mirë teknologjinë e mendimit të tyre: “Shumë fitues populistë vazhdojnë të sillen si viktima; shumicat veprojnë si pakica të keqtrajtuara.”. Kurse Popper, megjithëse nuk i jetoi këto dy dekada ndryshimesh të mëdha i pa ndryshe, gjithnjë në kufi të çështjeve që trajtoi me Historicizmin: “Pse të gjitha këto filozofi shoqërore mbështesin revoltën kundër qytetërimit? Dhe cili është sekreti i popullaritetit të tyre? Pse tërheqin dhe joshin kaq shumë intelektualë? Jam i prirur të mendoj se arsyeja është se ato shprehin një pakënaqësi të thellë me një botë që nuk i përmbush dhe nuk mund t’i përmbushë idealet tona morale dhe ëndrrat tona për përsosmëri…”. Të gjithë e shohin por nuk i ndalin dot Populistët që dinë mirë si ta shfrytëzojnë zërin e popullit, përmes karizmës së njerëzve që e ngrenë këtë shqetësim, por asnjëherë duke e vendosur gishtin e fajit te vetja, fakt që në demokracinë e vërtetë ndodh rëndom me ndryshimet e shumicave. Ka dhe një anë më të hidhur që edhe studimet që e tregojnë fenomenin e populizimit po bien në vesh të shurdhër. Një punim në “American Economic Review” që analizoi performancën e 51 presidentëve dhe kryeministrave populistë nga viti 1900 deri në vitin 2020 zbuloi se mesatarisht pas 15 vitesh, prodhimi i brendshëm bruto për frymë tenton të jetë 10% më i ulët në vendet e drejtuara nga udhëheqës populistë sesa në ekonomitë e ngjashme me regjime më të zakonshme. “Shpërbërja ekonomike, rënia e stabilitetit makroekonomik dhe erozioni i institucioneve zakonisht shkojnë krah për krah me sundimin populist”, argumentojnë autorët e punimit, Manuel Funke, Moritz Schularick dhe Christoph Trebesch, cituar nga “The Guardian”. Dihatja e Populizmit është tani fare afër dhe duket se po ia del fare mirë. (Homo Albanicus)

 

 

 

Next Post
(VIDEO)Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin: Do ishte tragjedi dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri! Reagon Rama

(VIDEO)Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin: Do ishte tragjedi dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri! Reagon Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In