• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Populizmi i panevojshëm me transmetimet analoge

by Mero Baze
11/09/2018 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kaosi 24 orësh i krijuar  në zonën Tiranë- Durrës pas fikjes së sinjalit analog në transmetimet televizive është një ngjarje e vonuar dhe shtyrja e transmetimit numerik është një populizëm i panevojshëm.

Shqipëria ka pas detyrim qysh në vitin 2015 të kalonte transmetimin televiziv  nga rrjetet analoge, në ato numerike, për të liruar frekuencat kombëtare sipas një plani për rregullimin ndërkombëtar të frekuencave, ku Shqipëria ka detyrimet e saj.

Është një vendim i qeverisë së Sali Berishës më 2008, i cili buron nga detyrimet ndërkombëtare që ka Shqipëria, dhe jo nga ndonjë politikë lokale.

Prej vitit 2015 deri më sot, ky proces është shtyrë nga kaosi i frekuencave dhe nga uzurpuesit e frekuencave, që tashmë i njohim të gjithë dhe që kanë krijuar një monopol në tregun shqiptar.

Tirana dhe Durrësi janë rajoni i katërt në radhë që po ndodh ky proces. Më parë ky proces ka kaluar me sukses në Korçë, në Berat dhe në Fier, pra në tre qarqe të mëdha të Shqipërisë.

Këto tre qarqe kanë thuajse një vit që punojnë në frekuenca numerike dhe nuk ka ndodhur ndonjë kaos.

Kaosi në Tiranë vjen natyrisht prej numrit të lartë të popullsisë dhe mungesës efikase të njoftimeve për procesin.

Do të ishte më mirë që AMA ta fikte çdo javë 10 minuta transmetimin e TV-ve, dhe më pas të jepte njoftimin sqarues, ose të gjente ndonjë formë tjetër publiciteti.

Kjo, sa i takon detyrimit për njoftim.

Problemi real mendoj se qëndron tek dekoderat. Fakti që procesi u shty deri në janar, nuk e zgjidh problemin e mundësisë së pagesës së dekoderit, prandaj këtu duhet të ndërhyjë qeveria.

Dekoderi mund të kompensohet në faturën që ne bëjmë për pagesën e RTVSH, ose përmes një forme tjetër, për të siguruar që cdo familje shqiptare të marrë një dekoder universal falas.

Ose qeveria ta përcaktojë standartin e të ardhurave të familjeve dhe të kompensojë ata që nuk kanë fuqi blerëse, poshtë një kufiri.

Ky proces ka kuptim. Fikje- ndezja e transmetuesve nën ndjesinë e presionit pubik, është tërheqje populiste dhe nuk e zgjidh problemin.

Shqipëria është e detyruar të kalojë në transmetime numerike dhe kjo nuk është as çështje e Edi Ramës, as e Sali Berishës, por çështje e detyrimeve ndërkombëtare që kemi si shtet.

Problemi jonë është se nuk dimë të menaxhojmë as detyrimet ndërkombëtare dhe kemi tre vjet që e vonojmë këtë proces, dy vjet duke u marrë me tekat e uzurpuesve të frekuencave, dhe një vit duke e menduar kur ta fikim sinjalin analog, se mos  ndërpresim seritë e Ertogulit.

Fakti që tre qarqe në Shqipëri e kanë përballuar pa problem këtë reformë rrënjësore, do të thotë se kjo mund të bëhej dhe në Tiranë dhe Durrës, por fushata informuese duhej të ishte më agresive dhe njerëzit të mos ndjeheshin si të kapur në kurth, për t’iu turrur dyqaneve për dekoder.

Kështu ndodh kur gjithë lekët e fushatës informuese i merr Sandri dhe në fund rezultati është që njerëzit as kanë marrë vesh se çfarë duhet të ndodhë me trasmetimet, por e marrin vesh menjeherë se ku shitet dekoderi.

Uzurpuesit e frekuencave që vonuan procesin për tre vjet, thjesht shpejtuan shitjen e dekoderave. Kaq ka ndodhur.

TemA

Next Post
70% e fëmijëve shqiptarë janë dhunuar në familje

70% e fëmijëve shqiptarë janë dhunuar në familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In