• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pompeo: Thellësisht i shqetësuar për vendimet e Rusisë mbi mediat e huaja

by Ardit Rada
10/08/2020 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Uashingtoni “është thellësisht i shqetësuar” nga përpjekjet e reja të Rusisë për të shënjestruar mediat e huaja që veprojnë atje.

Në një deklaratë të lëshuar më 10 gusht, Pompeo ka thënë se drafti i një urdhri të publikuar nga rregullatori shtetëror i mediave në Rusi tregon për “disa kërkesa të rënda”, ndaj Radios Evropa e Lirë, Zërit të Amerikës, të cilat veçse përballen me “kufizime të mëdha”.

“Jemi të shqetësuar nga shtypja e vazhdueshme e mediave të pavarura në Rusi dhe i bëjmë thirrje Rusisë të zbatojë obligimet dhe përkushtimin ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) për liri të shprehjes”, ka thënë Pompeo.

Rregullatori federal i mediave në Rusi, Rozkomnadzor, ka njoftuar në muajin korrik për një urdhër që u kërkon të gjitha mediave që janë të regjistruara si “agjentë të huaj” ta identifikojnë këtë fakt në materialet e publikuara apo të transmetuara.

Urdhri i ri do të plotësojë një ligj të vitit 2017, që shpall mediat e huaja si “agjentë të jashtëm”.

Pas miratimit të ligjit, Ministria ruse e Drejtësisë pati listuar Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës dhe televizionin, Current Time si “agjentë të huaj”.

Current Time është televizion në gjuhën ruse që drejtohet nga Radio Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.
Mospërmbushja e këtyre kërkesave është thënë se do të rezultojë me gjoba deri në 1,400 dollarë apo mbajtje të individëve për 15 ditë.

Organizatat do të mund përballen me gjoba në deri 70,000 dollarë.
Presidentja në detyrë e Radios Evropa e Lirë, Daisy Sindelar, ka thënë më 23 korrik se urdhri i propozuar synon të kufizojë edhe më shumë mediat në Rusi, dhe mëton të shtojë frikën tek audienca.

/e.rr

Next Post
Polici serb rreh keq të riun shqiptar, dëshmia e 31-vjeçarit: Nuk njoha as fqinjët nga plagët e marra

Polici serb rreh keq të riun shqiptar, dëshmia e 31-vjeçarit: Nuk njoha as fqinjët nga plagët e marra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In