• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Polonia po del nga loja

by Java News
01/09/2017 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bernd Riegert/

Polonia po izolohet gjithnjë e më tepër në Evropë. Komisioni Europian, Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, Kombet e Bashkuara dhe pothuajse të gjithë ekspertët ligjorë theksojnë se qeveria konservatore në Varshavë është në rrugë të gabuar me reformën gjyqësore. “Komisioni i Venecias” i Këshillit të Evropës, u ngarkua nga vetë qeveria polake për të dhënë mendim. Raporti i Komisionit të Venecias qe shkatërrues dhe qeveria polake vendosi thjesht ta injorojë atë. Një vend kundër pothuajse të gjithë të tjerëve. A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Evropë? Jo.

Kryeministrja Beata Szydlo, kryetari i partisë PiS, Jaroslaw Kaczyinski dhe shumica e parlamentit janë duke hyrë në një qorrsokak, dhe po e vënë nën presion Komisionin e BE-së dhe institucionet e tjera në të cilat polakët janë anënarë vullnetarisht. Komisioneri Frans Timmermans, përgjegjës për sundimin e ligjit, pothuajse po i lutet qeverisë së Varshavës që të hyjë në një dialog të vërtetë. Deri më sot, ministrat kanë refuzuar çdo kontakt. A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Evropë? Jo.

Për të ruajtur kredibilitetin e vet, Komisioni i BE-së nuk ka rruge tjetër vetëm se kërcënimi me të gjitha instrumentet e torturës, përfshirë bombën atomike, përjashtimin e Polonisë. Megjithatë, kjo procedurë sipas nenit 7 është jashtëzakonisht e vështirë. Ajo nuk është përdorur kurrë. Qeveria polake vazhdon kokëfortë për të ruajtur besueshmërinë e saj dhe mohon çdo bashkëpunim. Kjo gjendje duhet të ndryshojë. Si?

Në rastin e qeverisë së sotme polake, kjo mund të bëhet ndoshta vetëm përmes parave. Brukeseli duhet t’i ndërpresë ndihmat financiare për Poloninë. Kështu duhet kuptuar deklarata e Komisionerit Timmermans që një treg i vetëm i BE-së, domethënë thelbi i integrimit ekonomik, mund të ekzistojë vetëm nëse sigurohet sundimi i ligjit. Qeveria polake u ankua për këtë, por pa të drejtë. SepsePolonia ka nënshkruar vullnetarisht Nenin 2 të Traktateve të Lisbonës, që e konsiderojnë sundimin e ligjit kusht të detyrueshëm për anëtarësimin në BE. Natyrisht, çdo anëtar i BE-së heq dorë nga pjesë të sovranitetit të tij duke u bashkuar me komunitetin. Ndryshe nuk do të ishte e mundur që një klub politik të udhëhiqej dhe të organizohej. Bllokimi dhe injorimi nuk mund të ndihmojnë në plan afatgjatë.  A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Evropë? Jo.

Mosmarrëveshja mbi reformën e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit është një barrë e tepërt për të dyja palët, një shtrëngesë e panevojshme që ushtron presion mbi të gjithë BE-në. Është koha për ta zgjidhur mosmarrëveshjen. Topi është në fushën e Varshavës. Veçanërisht e qartë është izolimi i Polonisë në BE në një deklaratë të kancelares gjermane. Angela Merkel ka qenë deri tani, e tërhequr, pavarësisht nga të gjitha ankesat e Varshavës kundër Gjermanisë në përgjithësi dhe asaj në veçanti. Gjermania ka shtypur frenën në Bruksel kur ishte fjala për të marrë masa kundër Polonisë. Tani Merkel tha se nuk mund të heshtë më, sepse nuk mund të ketë BE pa sundim të ligjit.

Me fjalë të tjera, Polonia ka mbetur pa mbështetje, me përjashtim të Hungarisë. Megjithatë, Hungaria ka konfliktet e veta me Komisionin e BE dhe gjithashtu është një përfituese fondesh nga Brukseli. Edhe Hungarisë, sikurse Polonisë, mund ti mbyllet qesja e parave. A është e mundur që të bëhet kështu politikë sot në Evropë? Po. Kjo nuk është e bukur, por me sa duket nuk ka rrugë tjetër për të parandaluar më të keqen.

Next Post
Portugalia shkatërron Ishujt Faroe, protagonist Ronaldo

Portugalia shkatërron Ishujt Faroe, protagonist Ronaldo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Shqipëria nuk është vend për të gjithë…

August 12, 2026
Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

August 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

August 12, 2026
Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

August 12, 2026
Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com