• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Poloni, zbulohet qyteti nëntokësor antibërthamor i Hitlerit

by Java News
12/09/2015 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Ish-diktatori nazist, Adolf Hitler kishte arritur të ndërtonte në mënyrë sekrete në Poloni një qytet gjigant nëntokësor me bunkerë dhe stacione hekurudhore ku ai dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, së bashku me familjet, do t’u rezistonin për muaj të tërë edhe një sulmi bërthamor kundër Rajhut III.

Ky qytet, i ndërtuar me djersën, ndoshta edhe me gjakun e mijëra të burgosurve hebrenj, u zbulua në një lokalitet jo larg kufirit çek dhe u njoftua një ditë më parë nga media.

Një njoftim që mbërrin vetëm pak javë pas gjetjes së një treni “mitologjik”, i ngarkuar me thesare që nazistët i kishin fshehur në të njëjtën zonë të Polonisë, në fund të Luftës II Botërore.

Qyteti, pranë Walbrzychit, kishte formën e një labirinti kolosal prej rreth 200 kilometrash, i ndërtuar nga fundi i luftës duke shfrytëzuar punën e të burgosurve.

Puboikimin për ekzistencën e këtij qyteti e bëri eksperti polak, Krzysztof Szpakowski në një konferencë të përbashkët shtypi me autoritetet e provincës Walbrzych.

Sipas tij, qyteti ishte ndërtuar poshtë vargmaleve, Gory Sowie, mes Walimit dhe Gluszyces, lokalitete mes kufirit polako-çek.

Ky qytet u ideua nga nazistët në vitin 1943, nën presionin në rritje nga bombardimet e aleatëve mbi Gjermani.

zzIdeja parashikonte që në rast nevoje, shpura e Adolf Hitlerit të transferohej në Poloni, pranë kështjellës Ksiaz, nga ku do të fillonte edhe sistemi i galerive dhe bunkerëve, me stacion hekurudhor nëntokësor.

Nuk përjashtohet fakti që nazistët mund të zhvendosnin edhe teknologji ushtarake në këtë zonë.

Adoptimi i një sistemi shpellash natyrore ishte një vepër gjigante, pasi vetëm në vitin 1944 mendohet se nazistët përdorën aty rreth 28 milionë tonë çelik dhe çimento.

Por, punimet u ndërprenë në vitin 1945 pak para mbërritjes së Ushtrisë së Kuqe.

Nuk përjashtohet fakti që para largimit nazistët të kenë masakruar një pjesë të 30 mijë hebrenjve që punuan aty.

Pas luftës, rreth këtij qyteti u thur një legjendë që Szpakowski harxhoi vitë të tëra për ta gjetur./ ATSH – ANSA/

Next Post

Alarm nga Presheva: Po vijnë 23.000 emigrantë ?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In